Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Lulzim Basha ka gënjyer për diplomimin e tij në Hollandë. Ky lajm bëri jehonë në media vitin e kaluar. Sipas raportimeve në media të ndryshme Lulzim Basha ka filluar shkollën në vitin 1993 dhe e ka përfunduar në vitin 2005. Në 6-të vitet e para ka mundur të sigurojë një diplomë 1-vjeçare përgatitore, këtë më pas e ka përdorur kur ka punuar për UNMIK në Kosovë.
Duke qenë se mediat e shkruara raportuan, akuzuan dhe i bënë jehonë këtij lajmi, CNA.al për të luajtur një rol transparent dhe një gazetari profesionale, me 25.01.2019 i dërgoi një letër Universitetit Utrecht në Holandë, prej të cilit morëm një përgjigje zyrtare.
Christina Jeliazkova, administratore e Universitetit Utrecht, në përgjigjen e datës 24 Prill 2019 për CNA.al, thotë, se letra është marrë në 23 prill 2019, por për publikimin e informacioneve në lidhje me çështjen në fjalë, duhet autorizim i personit si dhe duhet paguar një tarifë për shërbimin.
Në bazë të kësaj përgjigjje, CNA. al me datë 25.04.2019 iu drejtua me një letër kreut të PD, z. Lulzim Basha, duke i kërkuar që të japë autorizimin për dhënien e informacionit, sipas kërkesës së zyrtares së Universitetit të Utrecht në Holandë.
Por, kur kanë kaluar 18 ditë, Basha nuk ka kthyer ende përgjigje.

Së pari, lind pyetja çfarë fsheh kryetari i PD -së, që nuk e jep autorizimin që gjithkush të shikojë studimet e tij të larta?
Së dyti, në qoftë se do të bëhet Kryeministër i shqiptarëve dhe do të sillet si qytetar evropian, duhet të bëjë çdo gjë transparente.
Nuk mund të vazhdojë ende të sillet si me marrëveshjen me kryeministrin Edi Rama, duke u fshehur pas gishtit dhe duke bërtitur.
Por, duhet të thotë të vërtetën hapur që ta dinë të gjithë. Sot nuk ka më rëndësi nëse ke bërë shkollën për 4, 8, 10 apo 12 vjet sa i ka ndodhur Lulit dhe neve nuk na intereson kjo, pasi ai është ngjitur tashmë në karrierë edhe është bërë kryetar i PD.
Mund të ishte edhe pa shkollë fare, por problemi qëndron tek gënjeshtra, sepse gjithmonë artikulon një fjali: “Unë jam një lider perëndimor, i shkolluar në perëndim”.
Dhe ne i kërkojmë shkollimin perëndimor Lulzim Bashës, për të mësuar të vërtetën.
Lulzim Basha nuk e jep autorizimin që ne ta shohim si qëndron e vërteta. Nuk po themi se ai s’ka mbaruar shkollë, por duam të dimë të vërtetën për sa kohë e ka mbaruar këtë shkollë dhe si e ka mbaruar, që të hedhim poshtë çdo akuzë.
Pasi shpesh është akuzuar se ka punuar në Kosovë, edhe kundër interesit të shqiptarëve dhe se ka qenë një zyrtar i nivelit më të ulët, një përkthyes i rëndomtë.
Tani që gjithçka të sqarohet Lulzim Basha duhet ta japë autorizimin. Në rast se ai nuk e jep, CNA.al sërish do t’i shkruajë Universitetit Utrecht, në Holandë dhe ne sërish do të jemi këtu për t’ia përmendur çdo ditë Lulzim Bashës, ashtu siç i përmendim shumë gënjeshtra të tjera të tij.
Basha të mos ndalet së gënjyeri, por edhe ne nuk do të ndalemi duke thënë të vërtetën.
Prandaj, do të ishte mirë edhe në interes të shqiptarëve dhe në interesin e tij personal dhe të demokratëve që ne të kishim autorizimin nga z.Basha, apo t’ia çonte direkt Universitetit, për të bërë transparente vitet e shkollës së tij dhe gjithçka tjetër rreth shkollimit të tij.
Të jetë i bindur se nuk do t’i ndahemi deri në fund, derisa të zbardhim të vërtetën. Dhe këtë ai e di shumë mirë, pavarësisht se hesht atëherë kur duhet të flasë dhe flet atëherë kur duhet të heshtë.
Pavarësisht se mendon se duke na anashkaluar mundet të shmangë zbardhjen e së vërtetës. Ajo do të bëhet pa asnjë diskutim dhe këtë nuk e shmang dot askush.
Basha thjesht po fiton pak kohë, pasi nuk do të mundet më të gënjejë, ashtu siç gënjeu me financimet qindra milionë euro në SHBA, ashtu siç gënjeu për hapjen dhe bashkimin e PD, ashtu siç gënjeu për fitoren dhe Republikën e Re në 2017-ën, ashtu siç gënjeu për marrëveshjen me Edi Ramën dhe ashtu siç gënjeu për milionat e eurove që përfitoi familja e tij.
Tani ka ardhur koha për ta zbardhur këtë të vërtetë për shkollimin e tij që gjithçka të dalë në dritë dhe shqiptarët ta mësojnë./CNA.al
Gënjeu për diplomimin në Hollandë/ Ish-zv.ministri i nxjerr bojën Bashës
Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite
Pas protestës së 16 shkurtit, opozita e bashkuar vendosi dje...
Ish-aktori i Portokallisë, Erion Isai do të kandidojë për ba...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reag...
Në vetëm një javë, policia rrugore e Durrësit ka arrestuar n...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në emër të qeverisë s...
Pas disa lajmeve në media, në të cilat hidheshin dyshime në ...
Demi Rose njihet si vajza me format bombastike që nuk lë ras...
DASHI Të përgjithshmet:Një javë speciale dhe intensive fillo...
Shkolla e Magjistraturës konsiderohet si institucioni që ndi...
Mëngjesin e sotëm mediat kosovare raportuan se është arrestu...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklar...
Pas “Aleancës për Shqipërinë Europiane” është regjiastruar n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një 12-vjeçar ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklar...
Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore të Partisë Demok...
Prej disa javësh shiu ka pushtuar të gjithë vendin dhe tempe...
Familja Zefi në Zvicër është duke u njohur si një familje “p...
Qyteti i Parisit njihet për vëndet e tij romantike dhe kullë...
Këngëtarja shqiptare e njohur tashmë në të gjithë botën, Rit...
Media e njohur zviceriane “blick.ch” në krye të faqes ka ven...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...