Dokumenti/ Familjarët e vrasësit të policit në Maliq përfituan fonde nga AZHBR
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Në Shqipëri Kryeministri Edi Rama tha sot se opozita e transformoi protestën e saj të djeshme në ?një manifestim brutal dhune?, ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se policia ?u vu në shënjestër të sulmeve të egra? dhe ?nën goditjet e organizuara të grupeve të militantëve, të cilët përdorën masivisht bomba molotov, kapsolla dhe mjete të tjera të ndaluara piroteknike?.
Kryeministri i etiketoi drejtuesit e opozitës si ?rrugëhumbur që ju thotë mendja se mund të marrin peng e të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë për shkak të ankthit të tyre në raport me drejtësinë?, apo ?dritëshkurtër që mendojnë se duke bllokuar integrimin europian, çeljen e negociatave, do fitojnë. Jo, nuk do fitojnë, por do humbasin me siguri dhe shumë nga ajo që kanë sot, nga mbështetja e pakicës që për arsyet e veta i ka ndjekur deri këtu?.
Zoti Rama theksoi se sipas tij, me veprimet e saj opozita nuk godet Qeverinë, për vendin. ?Nuk goditet qeveria jo nga 7 orë po as nga 70, as nga 700 apo 7 mijë orë kapsolla, bomba “Moltov”, lëndë pirotektnike të paligjshme, por goditet veç Policia e Shtetit dhe Shqipëria. Kush fitoi nga pamjet në ekranet e botës, të Shqipërisë gjatë atyre 7 orëve? Askush. Humbëm të gjithë. Nuk ka shans të rrëzosh një qeveri legjitime, e dalë nga zgjedhjet ku ti ke qenë pjesë e qeverisë, me këto forma. Nuk ka shans. Nuk ndodh askund e nuk ka për të ndodhur as këtu. Synimi është gjetkë, të vendoset vendi në kushte pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i Rendit Kushtetues, që do të thotë procesi zgjedhor, për të konfirmuar se Ose ne në pushtet, Ose këtu vetëm qameti. Nuk dot?ia dalin. Ju siguroj?, u shpreh zoti Rama.
Opozita, e cila vetë nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të 30 Qershorit, ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ajo nuk do të lejojë zhvillimin e votimeve për drejtuesit e rinj vendor.
Kryeministri ndërsa kujtoi dhe një herë se kodi penal është shumë i ashpër me ata që ndërhyjnë në procesin zgjedhore, pranoi se sot ka patur një takim me Prokuroren e Përgjithshme dhe me drejtuesit e tjerë të institucioneve ligjzbatuese, ?për të nënvizuar domosdoshmërinë e vëmendjes të të gjithë agjencive në një proces, ku dje është dhënë mesazhi i kërcënimit të rendit kushtetues e për të garantuar se ky mesazh nuk do të gjejë rrugë për t?u kthyer në pengesë për zgjedhjet?, tha zoti Rama.
Protesta e djeshme u shoqërua me episode të njëpasnjëshme dhune që në momentet e para. Në fillim ishin qeskat me bojë dhe tymueset që fluturuan drejt hyrjes qëndrore të godinës së Qeverisë. Pas një njëra pas tjetrës u hodhën për një kohë të gjatë shishe Molotov. E njëjta skenë u përsërit pak me vonë përpara parlamentit. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe pompat e ujit.
Kryetari demokrat Lulzim Basha u shpreh sot se ?dhuna barbare ndaj qindra protestuesve, ndaj vajzave dhe grave, ndaj figurave politike, ndaj Sahit Dollapit që u dhunua barbarisht vetëm për të dërguar mesazh junte, mesazh mafie, mesazh krimi, për të trembur dhe shkurajuar shqiptarët, do të marrë nesër përgjigje proporcionale nga populli i bashkuar dhe i vendosur për të çuar betejën deri në fund?.
Por si kryeministri, ashtu dhe ministri i Brendshëm vlerësuan maksimalisht qëndrimin e policisë, duke e pranuar se në rastin e ndalimit të zotit Dollapi pati një tejkalim nga ana e efektivëve të Ndërhryjes së Shpejtë. Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, i cili më herët ishte filmuar duke u konfrontuar me policinë para godinës së Qeverisë, u ndaluar para selisë së parlamentit. Zoti Dollapi ndodhej aty me një kundërgaz në dorë, ku pati një shkëmbim verbal me një punonjës të policisë i cili dukej se e urdhëronte të largohej, dhe më pas i ka kërkuar kolegëve të tij që ta ndalonin. Në këtë moment zoti Dollapaj është përpjekur të ikë me vrap. Ai është rrëzuar ndërsa po largohej, ndërsa mbi të u mblodhën disa prej efektivëve të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët e kanë goditur me shkopinj gome. ?Episodi i pak sekondave nuk mund të mbulojë apo justifikojë histerinë e zjarrit real, por edhe verbal që u derdh mbi institucionet dhe mbi vetë Policinë?, u shpreh sot ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa shtoi se ?e konsideroj me rëndësi t?u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, opinionit publik, medias dhe gjithë shoqërisë, për reflektim të thellë ndaj përpjekjeve për destabilizim dhe për distancim të qartë nga dhuna kundër institucioneve kushtetuese, rendit kushtetues dhe forcave të rendit?.
Për ngjarjet e mbrëmshme janë 50 persona të arrestuar , për kryerjen e veprave penale ?Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Goditje për shkak të detyrës?, ?Prishja e qetësisë publike?, ?Shkatërrimit të pronës me zjarr? dhe ?Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive?. Ndërsa 34 të tjerë që po procedohen në gjendje të lirë. Policia bëri të ditur se janë 16 efektivë të saj të cilët janë plagosur ?nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave Molotov?.
Situata e krijuar solli dhe reagime të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë dënoi sot dhunën e regjistruar mbrëmjen e djeshme. ?Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë?, thekson deklarata. , përmes së cilës, i bëhet ?thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, për situatën e krijuar reagoi dhe ambasada amerikane duke dënuar ?dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje?, theksonte deklarata e ambasadës amerikane.
Po mbrëmë reagoi dhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë. ?Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë?, theksonte deklarata e cila u pasua nga një reagim i dytë pak më vonë ku saktësohej se ?reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon?./VOA/
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kreun e K...
Pas takimit të kreut të qeverisë, Edi Rama me gazetarët ku f...
Gjatë takimit në selinë e Partisë Demokratike me gazetarët,...
Dukesha e Sussex ka festuar për herë të parë sot “Ditën e Në...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet nga ana e g...
Grida Duma është një nga politkanet më të përfolura si nga j...
Dosjet me nr. 339 dhe 184 janë bërë tashmë proverbiale jo ve...
Nga selia blu kreu i PD, Lulzim Basha, ka zbuluar arsyen për...
Pas takimit të kryeministrit Edi Rama, me gazetarët diten e ...
Genc Salihu është një nga këngëtarët dhe kompozitorët më të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot pasdit...
“Gazi i hedhur mbrëmë është helmues dhe nuk mund të përdoret...
Gjithçka nisi nga akuzat e një çifti zviceran të cilët dekla...
Këtë javë Oriola Marashi ishte pjesë e një nga showt e modës...
Debati mbi tejkalimin e dhunës nga protestuesit është debat ...
Mbrëmë natën Tirana më ngjau me Rripin e Gazës. Qindra fëmij...
Avokati i njohur Sartak Ngjela ka reaguar përmes një postim...
Ditën e sotme, moderatorja Fiori Dardha ka bërë një dedikim ...
Negociatat traumatike për Presidentin e Republikës rrëfehen ...
Psikologia Denada Toçe ka reaguar pas deklaratave të kryemin...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...