web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shqiptarët nuk e ndihmojnë njëri tjetrin"/Bebe Rexha "acarohet" me komentuesit

11 Maj 2019, 11:10, Aktualitet CNA

Këngëtarja Bebe Rexha, e njohur tashmë në të gjithë botën, ka habitur sot përmes një statusi në rrjetet sociale ku ka treguar se ndihet e ofenduar nga shqiptarët, dhe ka pohuar se komentet më të ndyra në postimet në llogarinë e saj në ?Instagram? rezultojnë të jenë nga shqiptarët.

Bebe shkruan:”Unë e dua kulturën e vendit tim, u rrita si shqiptare dhe vërtet e dua, por ndonjëherë ndjej se shqiptarët nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin. Në Instagram-in tim komentet më të ndyra rezultojnë të jenë gjithnjë nga shqiptarët. Kjo më bën shumë konfuze sepse? a nuk supozohet që ne t?i japim një dorë, të ngremë dhe të mbështesim njëri-tjetrin? Mendoj se duhet të tregojmë më shumë dashuri, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë.  Nuk mund të them se të gjithë nuk ma shprehin mbështetjen e tyre sepse ka persona, fansa të mitë shqiptarë që më thonë që ndihen krenarë për mua, por thjesht është e vështirë që të shohësh se vetë njerëzit e tu të thonë gjëra jo të hijshme për ty. Unë jam personi numër një që përkrah njerëz nga vend im? Megjithatë shoh që ka persona që më mbështesin dhe përkrahin, kështu që, faleminderit?, shprehet Bebe Rexha.





Lajmet e fundit nga