Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit po afrojnë, ndërkohë që Opozita është e ndarë në dy pjesë njëra në rrugë e tjetra në Kuvend, Partia Socialiste, së bashku me koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, po zyrtarizon kandidatët.
Në Bashkinë Kamëz nën siglën e PS do të garojë deputeti Rakip Suli, ndërsa ende nuk dihet nëse do të rikandidojë kryetari aktual Xhelal Mziu, i cili u konfirmua nga Basha një muaj më parë gjatë një takimi në Paskuqan.
Rakip Suli, i cili synon Bashkinë e Kamzës është një nga deputetët e përfolur nga PD për përfitim të tenderave publik në PS.
Madje, rasti i tij, në vitin 2016 ka arritur deri në Gjykatën Kushtetuese.
Deputeti i PS-së në Tiranë akuzohej nga PD se kishte përfituar fonde publike përmes kompanisë së tij Aurora Group e cila është në pronësi të të birit.
Sipas Opozitës ambientet e kompanisë në fjalë i ishin dhënë me qira OSHEE-së.
Me 14 prill 2016 Kuvendi vendosi me shumicë votash dërgimin e mandatit të Sulit në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, për heqje të mandatit të Rakip Sulit.
Pas këtij procesi emri i deputetit Suli, nuk është lakuar më, ndërsa tashmë ai është në listën e PS si kandidat për kryetar të Bashkisë Kamëz.
CNA.al ashtu si për të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë e kandidatit Rakip Suli, gjatë dy mandateve që ai ka qenë në Kuvend.
Nga rruga e biznesit, Suli është bërë pjesë e Partisë Socialiste në vitin 2013 kur edhe është zgjedhur për herë të parë deputet.
Në deklaratën fillestare të pasurisë, ai rezulton se është pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 127 m2 në Tiranë blerë në vlerën 70 000 dollarë dhe rivlerësuar më 20.08.2012 në vlerën 24 130 000 lekë, pronar i një veture tip Mercedes Benz, blerë në vitin 2003, në vlerën 37 322 euro.
Në vitin 2014 përveç të ardhura nga puna e tij dhe e familjarëve ai ka deklaruar se ka në pronësi dhe një tokë me sipërfaqe 36.4 m2, blerë 1 270 000 lekë si dhe një tjetër tokë me sipërfaqe 20 m2, blerë 800 000 lekë.
Në vitin 2015, ai deklaron se djali i tij përveç biznesit, punon në KESH, ndërsa bashkëshortja e djalit tek ALUIZNI, ndërsa në vitin 2016, ai deklaron, të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 2 514 052 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes, 234 744 lekëm të ardhura nga paga e djalit si specialist pranë KESH në shumën 643 044 lekë dhe të ardhura nga dividenti në Aurora-Group shpk (K01530007D) vlera, 2 278 000 lekë. Gjithashtu edhe të ardhurat e bashkëshortes së djalit nga paga tek ALUIZNI, në shumën 681 194 lekë.
Në vitin 2017 ai deklaron se djali i tij Saimir Suli, ka shitur 100 % të kuotave të shoqërinë ‘Aurora Group’, në vlerën 35 000 000 lekë, vlerë kjo ende e palikuiduar nga blerësi. Por i njëjti djalë ka të ardhura si anëtar Bordi në ‘Prodhim mobilie’ sh.a, ish-Misto Mame, në shumën 120 000 lekë.
Edhe djali tjetër, Idajet Suli rezulton që punon në shtet. Ai ka deklaruar të ardhura nga paga si specialist në Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në shumën 350 000 lekë.
Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 127 m2 në Tiranë blerë në vlerën 70 000 dollarë dhe rivlerësuar më 20.08.2012 në vlerën 24 130 000 lekë.
Llogari bankare në vlerën 292 995 lekë.
Llogari bankare në vlerën 74 034 lekë.
Para Kesh (Cash) në vlerën 500 000 lekë.
Bashkëshortja depozitë në vlerën 6 000 dollar.
Bashkëshortja depozitë në vlerën 2 500 000 lekë.
Pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz, blerë në vitin 2003, në vlerën 37 322 euro.
Aksioner me 40% pranë shoqërisë Aurora-Group shpk, dhuratë nga babai.
Viti 2013
Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 714 990 lekë.
Të ardhura nga paga si deputet, 2 432 832 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 234 458 lekë.
Djali, Saimir Suli të ardhura nga paga 713 762 lekë.
Bashkëshortja e djalit Saimir Suli, të ardhura nga paga 681 696 lekë.
Të ardhura nga shitja e automjetit “Benz”, 900 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, të mbyllur, pakësuar me – 6 000 dollarë.
Pronar i një toke me sip. 36.4 m2, blerë 1 270 000 lekë.
Pronar i një toke me sip. 20 m2, blerë 800 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 123 930 lekë.
Të ardhura nga paga si deputet, 2 489 366 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 234 432 lekë.
Djali, Saimir Suli të ardhura nga paga si specialist pranë Kesh sha 770 575 lekë.
Djali, Saimir Suli të ardhura nga dividenti në Aurora-Group shpk, 1 360 000 lekë.
Bashkëshortja e djalit Saimir Suli, të ardhura nga paga tek ALUIZNI, 681 194 lekë.
Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 2 514 052 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 234 744 lekë.
Djali, Saimir Suli të ardhura nga paga si specialist pranë Kesh sha 643 044 lekë.
Djali, Saimir Suli të ardhura nga dividenti në Aurora-Group shpk (K01530007D) vlera, 2 278 000 lekë.
Bashkëshortja e djalit Saimir Suli, të ardhura nga paga tek ALUIZNI, 681 194 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore si deputet, 2 190 171 lekë.
Të ardhura nga interesat për depozita në bankat e nivelit të dytë për 2016-2017, shuma 200 000 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Nazife Suli, të ardhura nga paga, nga puna në ‘Aurora Group’ sh.p.k, 501 600 lekë.
Djali, Z. Saimir Suli, të ardhura nga shitja e 100 % të kuotave të shoqërinë ‘Aurora Group’, sipas kontratës së shitblerjes dt. 02.10.2017, në vlerën 35 000 000 lekë, vlerë kjo ende e palikuiduar nga blerësi.
Djali, Z. Saimir Suli, të ardhura nga paga si specialist i KESH-it, sh.a, 980 428 lekë.
Djali, Z. Saimir Suli, të ardhura nga aksionet për vitin 2016, shuma 7 068 260 lekë.
Djali, Z. Saimir Suli, të ardhura si anëtar Bordi në ‘Prodhim mobilie’ sh.a, ish-Misto Mame, 120 000 lekë.
Bashkëshortja e djalit, Z. Saimir Suli, të ardhura si specialiste ALUIZNI, 578 655 lekë.
Djali, Z. Idajet Suli, të ardhura nga paga si specialist në Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, 350 000 lekë.
Djali, Z. Idajet Suli, kredi bankare marrë në Raiffeisen Bank, 1 400 000 lekë. Detyrimi i shlyer për vitin 2017, shuma 175 000 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 1 225 000 lekë./CNA.al
A e mendonit se nëse pini shumë cigare ka efekte negative te...
Presidenti Ilir Meta ka falenderaur Benjamin (Benjy) Neumann...
Partia Socialiste ka nxjerrë emrat e kandidatëve për kryebas...
Këngëtarja Loredana Zefi foli ditën e djeshme për akuzat për...
Fotot me bikini do të postohen pafund në rrjetet sociale tan...
Dashi Mund të bëni një ndryshim apo freskim në marrëdhëniet ...
23-vjeçarja Niki Delijorgji u bë e njohur fillimisht si Miss...
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian dhe...
Alketa Vejsiu deklaroi në emisionin e saj pak ditë më parë s...
Pas vdekjes së vajzës e cila shantazhohej nga i dashuri , pr...
Këto pamje, të cilat syri jonë nuk mund t’i shohë dhe na i m...
Nga Ardit RadaVoltana Ademi, Xhelal Mziu dhe Fiqiri Ismaili...
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjet...
Pas vendimit të këshillit të Ministrave lidhur me ngritjen e...
Opozita jashtë Kuvendit ka kërcënuar se nuk do të lejojë që ...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar ...
Policia ka arrestuar sot 3 persona dhe një tjetër është shpa...
400 kg kanabis janë sekuestruar nga Policia italiane në një ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përcjellë një mesazh...
Opozita pritet të tubohet sot para para Kryeministrisë, me ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...