65-vjeçari lë pa fjalë Taynën/ I bën propozimin e papritur
Këngëtarja e hitit “Columbiana”, Tayna, ka arritur të bëhet ...
Tashmë e ka bërë fakt të kryer vendosjen e kandidaturës për Kryebashkiak të kryeqytetit, dhe përballjen me “rilindasin” Erion Veliaj, që, po ashtu, e ka konfirmuar rikandidimin.
Veliaj si përfaqësues i të majtës, kurse Arian Galdini, kryetar i partisë LDE, si kandidat i të djathtës. Në braktisje të garës nga PD dhe koalicioni opozitar i këtij spektri, duke mos qenë dakort me këtë aksion pa bereqet të të djathtës, Galdini ka pranuar të sfidojë Veliajn, jo thjesht e vetëm se ai është i majtë, por se me politikat e ndërmarra gjatë këtyre viteve të ikura e ka “lalifikuar Tiranën, e ka kthyer kryeqytetin në peng të mafias rajonale”, sikurse e ka përkufizuar Galdini. I cili në një mesazh të fundit në faqen e vet në rrjetet sociale e ka zgjeruar më tej rrethin e sfidës kur është shprehur:” Kandidimi im përballë Erion Veliajt është si një lloj kryengritjeje kundër gjithë politikanëve plaçkbërës”. Por për ta realizuar këtë i duhet sërish ndihmë, nga të gjithë,nga ata që janë të djathtë, por edhe të qenët kundër politikës së “lalifikimit” të Tiranës…
“Miq të LDE në Tiranë! Jam i prekur dhe plot emocion nga kaq shumë qytetarë që më kanë kontaktuar dje dhe sot për të më ofruar ndihmën dhe mbështetjen e tyre vullnetare për mbledhjen e firmave të nevojshme që unë të jem kandidati i djathtë opozitar për Kryetar Bashkie në Tiranë. Mirënjohje pafund! Jemi partia me zero para dhe zero media”,- e nis mesazhin e tij më të fundit Arian Galdini, duke vijuar:
“Jemi partia e qytetarëve të papërlyer. Ajo që konstatoj e vërej unë këto dy ditë, është e vërteta e hidhur se askush nga Establishmenti Politik Aktual nuk e do kandidimin tim për Kryetar Bashkie, askush.
Deri tani asnjë mbështetje prej asnjë aktori e faktori politik aktual. Le të shpresojmë në ditët në vijim. Ftesën time e kanë të hapur dhe publike. Negociata e biseda private, pa prononcim publik nuk bëj me asnjë. E kam ndarë mendjen që ose kandidoj si qytetar me mbështetje të hapur, të ndershme dhe transparente, ose kurrë mos kandidofsha.
Por e vërteta e madhe dhe shpresëdhënëse është se shumë qytetarë krejt të panjohur për mua më kanë shkruar dhe më kanë ofruar ndihmën dhe mbështetjen e tyre vullnetare dhe të pakushtëzuar. Kandidimi im për Tiranën, dua që të jetë një lëvizje e vërtetë qytetare, një kryengritje vullnetesh qytetare kundër këtyre Elitave Plaçkëbërëse qê e kanë sunduar barbarisht e pa pikën e mëshirës vendin tonë.
Nuk ka fuqi që e ndal dot kryengritjen e vullneteve të qytetarëve të papërlyer. Duhen shumë shumë firma. Mijëra firma dhe fotokopja e kartës së identitetit për çdo firmëtar.
Kemi më pak se 1 javë në dispozicion. Kam nevojë për ndihmën e çdo qytetari të ndershëm që të mbledhim firmat e domosdoshme që kërkohen nga Kodi Elektoral. Çdo firmë e çdo ndihmë është tejet e vyer.
Dua të jem Kandidati i Qytetarëve. Vetëm me ndihmën tuaj mund tia dalim mbanë. Kush ka dëshirë e mundësi për të na ndihmuar e mbështetur, ju lutem më kontaktoni: E-mail: [email protected] Cel: 0672051564 Provën dhe sprovën e mbledhjes së firmave do ta bëjmë deri në fund. Dashtë Zoti ia dalim! Faleminderit nga zemra! Të gjithëve faleminderit!”/ CNA.al
Këngëtarja e hitit “Columbiana”, Tayna, ka arritur të bëhet ...
Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka prezantuar platfo...
Drejtori ekzekutiv i qendrës së “Lëvizjes Vetëvendosje”, Boi...
Gazetarja e njohur, Sonila Meço, ka reaguar mbi ngjarjen e r...
Ish-miss Kosova Diellza Kolgeci është bërë nënë për herë të ...
Nga Vladimir KarajDenoncimet mbi uljen e dënimit të një çift...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka rrëzuar kërkesën e mi...
Dhjetë persona janë arrestuar në Sarandë nga një aksion i Fo...
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Vel...
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka lobuar në Austr...
Deputetja Rudina Hajdari, në një postim në rrjetet sociale k...
Ava Max është një nga emrat shqiptarë që së fundmi po bën bu...
Kryeministri i Letonisë Krišjānis Kariņš, në një postim në r...
Pas nisjes së aksionit për shembjen e ndërtesave të paligjës...
Një operacion i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Sarandë ...
Janë identifikuar 3 anëtarët e tjerë të bandës shqiptarë së ...
Forcat izraelite dhe militantët në Gaza kanë kryer sulme vde...
Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Pograde...
Një nga lojërat që “Rudina” praktikoi me vëllezërit Prifti n...
Vëllezërit korçar Endri dhe Stefi Prifti sapo kanë publikuar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...