web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sfidoi bashkëshortin/ Historia e mësueses së anglishtes që u shndërrua në DJ

5 Maj 2019, 16:15, Lifestyle CNA

E ftuar sot në “Ka një mesazh për ty”, ishte Erida, kampione e Shqipërisë në ping pong dhe mësuese anglishte. Erida është e martuar me një DJ dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo ka mësuar nga profesioni i bashkëshortit dhe e sfidoi sot në “Ka një mesazh për ty”.

“Gjithçka nisi më 7 Maj 2010 në një lokal nate kur jemi parë për herë të parë me Arbrin. Jemi një çift që nga dita e parë nuk ja kemi prishur për asgjë njëri-tjetrit, jemi të dy kokëkrisur. Pas 20 ditësh që u njohëm vendosëm të bëjmë fejesën. Sot habitem me veten, por gjërat nuk kanë një formulë. Unë isha studente në master në vitin e parë,njëkohësisht sportiste dhe mësuese anglishte.

Bashkëshorti im është Dj Stone,ndërsa unë kampione e Shqipërisë në ping pong për pesë vite. Duke qenë bashkë vendosa ta shoqëroja kudo ku ai shkonte të performonte dhe e shijoja. Ai shkon në tualet dhe unë futem të miksoj një këngë, kur kthehet më shikon dhe nuk i pëlqeu shumë. Më lindi dëshira të isha edhe unë DJ, por vazhdova të mbaja çantën e tij me CD për disa kohë.

Gjatë verës shkuam në Rodos, Greqi të punonim si artistë dhe atje provova dhe miksoja disa këngë teksa isha edhe prezantuese. Pas 2 muajsh lidhje, erdhi celebrimi dhe në 1 Prill mësova se do të bëhesha nënë e një vajze, por askush nuk më besonte. Sot kam vajzën e madhe Beatris 7 vjeçe dhe djalin e vogël 1 vjeç, Rajan. Gjithmonë e më shumë më pëlqente të isha DJ dhe një mëngjes pas një darke ku unë miksova disa këngë më shkruan dhe më thotë a do të bëhesh DJ?

Erdhi në shtëpi dhe nga ajo ditë fillova të luaj rregullisht çdo ditë derisa tani kam arritur dhe performoj në klubet e natës në kryeqytet. Emrin artistik e zgjodha për shkak të trëndafilave që janë të preferuarit e mi”, tregoi Erida.

Arbri u habit kur pa se ishte e shoqja ajo që e kishte thirrur në “Ka një mesazh për ty”. Në studio u realizua një sfidë mes DJ Miss Rose dhe DJ Stone dhe në fund u mbyll me një barazim. Burimi: tvklan.al





Lajmet e fundit nga