Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Avokati Spartak Ngjela, ka rikthyer në vëmendje debatin për ndryshimin e kufijve të Kosovës.
Ndërsa ka shenjëstruar kryeministrin Edi Rama dhe Presidentine Kosovës Hashim Thaçi, Ngjela ka thënë se të dy po duken të lodhur.
“Të dy “heronjtë” e territorit të cunguar shqiptar, Thaçi dhe Rama, po duken të lodhur.
Para disa ditësh pamë sesi në Berlin presidenti i Kosovës, Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Rama, dolën zbuluar kundër interesit kombëtar për çështjen e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Ngjela në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Të dy “heronjtë” e territorit të cunguar shqiptar, Thaçi dhe Rama, po duken të lodhur.
Para disa ditësh pamë sesi në Berlin presidenti i Kosovës, Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Rama, dolën zbuluar kundër interesit kombëtar për çështjen e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.
Për këtë tezë, e gjithë politika e lartë perëndimore po thotë se ajo tezë ka qenë një mendim i Vuçiçit për të shpërbërë Kosovën. Kjo nënkupton që Thaçi dhe Rama, ose janë bashkëpunëtorë me Vuçiçin, ose janë njerëz pa asnjë vlerë në mendimin politik. Që të tregojnë se kanë vepruar me gabim politik të pakonceptuar drejt, këta duhet të japin dorëheqjen. Në të kundërt, tegojnë se janë në bashkëpunim me presidentin serb Vuçiç.
l.
Pas gjithë atij dërmimi politik që mori Thaçi dhe Rama katër ditë më parë në Berlin, sot morëm vesh lajmin se këto ditë vjen në Tiranë presidenti i Sërbisë Vuçiç.
Vjen edhe Mogerini.
Pse gjithë kjo ngutje e këtij Vuçiçit për të ardhur në Tiranë, sepse ky, para pesë ditësh, në Berlin e kishte Ramën?
Përgjigjia është e lehtë: Vuçiçi vjen të shpëtojë Ramën. Vjen me gjithë komisioneren e BE, Mogerin. Në fakt, Rama dhe Vuçiç kanë falimentuar politikisht në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Po kështu edhe Mogerini. Më i diskredituar doli presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, se ai në fakt dyshohet se ka tentuar të cënojë interesin kombëtar për interes të tij.
Rama duhet të japë dorëheqjen për atë që u vendos në Berlin në lidhje me paprekshmërinë e kufijve të Kosovës. E pra Vuçiçi dhe Mogerini duan ta shpëtojnë. Pse? Sepse Rama ka rënë në doktrinën Vuçiç për shpërbërjen e Kosovës me anë të shkëmbimit të territoreve. Vetëm ky fakt nuk e lejon të jetë më kryeministër i shqiptarëve. Kjo qasje kaq antishqiptare, po të ndodhte, do ta dëmtonte shumë stabilitetin kombëtar shqiptar në të dy shtetet shqiptarë të Ballkanit Perëndimor.
Aktualisht politika proshqiptare në Perëndim dhe gjithë bota shqiptare e kapi që Thaçi në fillim dhe Rama më pas kanë rënë në një akt që bie ndesh me interesin kombëtar, në funksion të territorit. Në fakt ky ka qenë qëndrim i ngjashëm antikombëtar me atë që krerët shqiptarë e kanë sjellë në botën shqiptare që në vitin 1882 dhe kanë vijuar deri në ditën e sotme. Po këta dy të fundit, me çfarë synimi e ndërmorën një akt politik që bie ndesh me interesin kombëtar?
Fakti që opinioni publik shqiptar e konsideron si shkelje të interesit kombëtar tendencën politike për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, pikërisht për këtë, sidomos Thaçi, duhet të japë dorëheqjen. Ftohtësia e kancelares gjermane në Berlin ia imponon këtij dorëheqjen, dhe, pas tij, këtë ia imponon edhe kryeministrit Rama.
Në fakt dorëheqja e Thaçit është në favor të tij. Ai u fut në një lojë pa sens kombëtar, dhe, që t’i tregojë opinionit publik shqiptar se ka gabuar pa qëllim, duhet të japë dorëheqjen. Në të kundërt, Thaçi tregon se territoret kanë qenë skemë e interesit tij të ngushtë për të favorizuar pozicionin e Serbisë.
ll.
Shenjat janë se Vuçiçi dhe Mogerini po vijnë në Tiranë që të na thonë ose që Rama ka qenë kundër ndryshimit apo shkëmbimit të kufijve, ose që Vuçiçi nuk e ka pasur kurrë atë ide.
Nëse e bëjnë këtë, Vuçiçi dhe Mogerini, që të dy, do të dalin më qesharakë se vetë Rama.
Por kot e kanë. Edhe Thaçi, edhe Rama nuk kanë më forcë politike në kuptimin kombëtar. Ashtu sikundër që thamë më lart, e mira për të dy është të japin dorëheqjen, se çështja mund të shkojnë për shumë keq.
Vuçiç dhe Mogerini sigurisht që tani kanë mbetur vetëm dhe kuptohet se nuk mund ta vijojnë dot më çështjen e ndërrimit të territoreve, por ndërkohë kanë në pozitë shumë të dobët edhe Thaçin, edhe Ramën, respektivisht kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Kosovës.
Nëse vërtet Vuçiç dhe Mogerini po vinë t’u thonë shqiptarëve atë që theksuam më lart, sigurisht që shqiptarët do të tallen me ta. Po, në rast se veprojnë duke mos pranuar se ndërrimi i territoreve ka qenë një doktrinë serbe, atëherë pozita e Ramës dëmtohet edhe më shumë.
Kjo është gjendja. Por të dy liderit shqiptarë, të goditur nga kancelarja gjermane Angela Merkel, kanë dalë në një pozicion që duhet të ndalojë ecurinë e mëtejshme të tyre në politikë. Vazhdimi dëmton edhe çështjen shqiptare, por edhe ata vetë. Por, a e kuptojnë dot këtë Thaçi dhe Rama. Jo, nuk e kuptojnë dot, se ndërtimi i tyre nuk i lejon të dalin nga patologjia e pushtetit. Atëherë? Sigurisht që duhet t’i shkarkojnë nga detyra, sepse sot, as njëri nuk është më president i Kosovës, dhe as tjetri nuk është më kryeministër i Shqipërisë.
Qyteti i Vlorës është zgjuar sot i përmbytur nga reshjet e d...
Turguti hynë në strofullën e Tarës dhe liron familjen e Miki...
Në kuadër të operacionit “Triporti”, janë arrestuar në flag...
Dje, LSI zhvilloi Konventën dhe kryetarja Monika Kryemadhi, ...
Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen sot raundi i dytë i zgjedh...
Kryeministri Edi Rama, vijon çdo ditë me ritualin e mëngjesi...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Këto janë faqet e para të shtypit, për ditën e sotme, e diel...
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sot...
Përpiquni të shmangni takimet me miq shumë të ngushtë, pasi ...
Policia e Shtetit në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale ...
Një tjetër temë shumë e përfolur nga mediat kanë qenë deklar...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje ...
Majk është një nga këngëtarët më të suksseshëm të momentit. ...
Këngëtari i grupit të njohur West Side Family, Landi, ka qen...
Pasditen e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një tak...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet soci...
Udhëheqësit më të lartë të Kosovës, përfshirë edhe Grupin ne...
Balerina e njohur shqiptare Isida Mollaymeri ka sqaruar në ‘...
Presidenti Donald Trump tha të shtunën se një aleancë e fort...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...