Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i brendshëm, Snadër Lleshaj, ka qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar në Akademinë e Sigurisë për nderim të Dëshmorëve të Kombit dhe për të vlerësuar Dëshmorët e Policisë.
Të pranishëm kanë qenë, përveç Ministrit të Brendshëm edhe drejtori i PSH, familjarët e dëshmorëve dhe të ftuar të tjerë.
Gjatë fjalës së tij, ministri Lleshaj është shprehur mirënjohës për Dëshmorët e Policisë të cilët kanë rënë në krye të detyrës. Lleshaj shtoi se qeveria do të marrë masa të tjera shtesë për mbrojtjen ligjore të punonjësve të policisë.
Fjala e plotë e Lleshajt:
“Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Atdheut, Të nderuar punonjës të Policisë së Shtetit, Përfaqësues të misioneve të huaja. E gjithë Shqipëria nderon sot kujtimin e saj më të mirë, kujtimin e atyre burrave dhe grave që i dhanë asaj atë çka kishin më të shtrenjtë, jetën e tyre. Përgjatë historisë së tij të madhe dhe të ndërlikuar, popullit shqiptar i është dashur të paguajë një çmim të rëndë në shërbim të mbijetesës, të lirisë dhe prosperitetit. Sot përkujtojmë mijëra shqiptarë që kanë dhënë jetën si Dëshmorë të Atdheut në luftërat për liri dhe pavarësi. Por sot përkujtojmë edhe qindra dëshmorë të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, që e dhanë jetën në një luftë dhe në një front tjetër: në luftën kundër krimit, në mbrojtje të sigurisë publike, në një front të brendshëm.
Që nga viti 1990, 224 punonjës të Policisë së Shtetit kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës.Ky numër shumë i lartë punonjësish policie të rënë në harkun e pothuajse tri dekadave është dëshmi e dy realiteteve:Nga njëra anë, ky numër tregon një zhvillim politiko-shoqëror jo normal, i cili ka prodhuar një situatë kriminale të pazakontë edhe në kontekstin historik të vendit tonë;Nga ana tjetër, numri i lartë i dëshmorëve nga radhët e Policisë së Shtetit tregon se përballja me krimin ka qenë e ashpër, e vështirë por edhe heroike.Shumë nga ata dhanë jetën, në momente të vështira për familjet e tyre, të cilat përballeshin me sfida të shumta sociale e ekonomike, sfida me të cilat, një pjesë e madhe e tyre, përballen edhe sot.
Të nderuar familjarë,kam dëgjuar këto kohë, qindra histori e rrëfime prekëse, por edhe frymëzuese, në takimet e shpeshta me familjarët e këtyre heronjve të Policisë tonë. Kam përjetuar në këto rrëfime, dhimbjen e shumëfishtë që ndjen secili prej jush në shtëpitë, ku mungon zëri dhe figura atërore, përkujdesja vëllazërore, mbrojtja dhe kujdesi i kryefamiljarit. Shumë prej jush kanë përballuar sfida të vështira, që ndonjëherë shkojnë deri në kufijtë e mbijetesës, por kurrë asnjëri prej jush nuk u dorëzua. Keni luftuar çdo ditë për ta çuar përpara emrin e mirë që ata lanë, misionin që ata patën në jetë. Keni edukuar me vlera të larta morale, fëmijë që trashëguan cilësitë më të mira të baballarëve, apo vëllezërve të tyre. Keni nderuar uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit. Shumë prej jush e trashëguan me krenari dhe e çuan më tej misionin që ata fatkeqësisht e lanë në mes. Ju të gjithë meritoni nderim e respekt për sakrificat, për besnikërinë dhe frymën atdhedashëse që edukoni tek brezat më të rinj, për forcën me të cilën ecni përpara, për shembullin që përcillni tek çdo familje shqiptare.
Të nderuar pjesëmarrës, dita e sotme është jo vetëm një moment nderimi, por edhe një ftesë e rëndësishme për reflektim. Politika, institucionet dhe shoqëria në tërësi duhet që përballë sakrificës sublime të punonjësve të PSH, të ndalojnë për një çast; të përpiqen të pranojnë faktin e rëndë se 224 punonjës të Policisë tonë janë vrarë nga shqiptarë të mbytur në krim; të bashkojnë forcat kundër krimit, të mbështesin Policinë dhe të bëjnë çdo përpjekje që ky numër shumë i lartë dëshmorësh të mos rritet më kurrë në të ardhmen. Shoqëria jonë ka nevojë të thellë për të përmirësuar në thelb qasjen e saj, si ndaj sigurisë ashtu edhe ndaj Policisë vetë. Siguria e publike është një e mirë e përbashkët për krijimin e të cilës, Policia luan një rol thelbësor, por jo të vetmin rol.Ndërtimi i sigurisë publike është një përgjegjësi e të gjithë aktorëve të shoqërisë.Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit ka sot përgjegjësinë e madhe që, përballë hipotekës së jashtëzakonshme të nderit, që buron nga gjaku i derdhur nga pjesëtarët e saj, të bëjë çdo përpjekje në shërbim të përmirësimit të marrëdhënieve me qytetarët, në funksion të rritjes së pandërprerë të parametrave të sigurisë publike. Por Policia e Shtetit duhet që, pavarësisht angazhimit për përballjen me krimin dhe për përmirësimin e sigurisë publike, të mos harrojë kurrë detyrimin e përjetshëm për respekt ndaj dëshmorëve të saj dhe për përkujdesje ndaj familjarëve të tyre. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të zbatojnë një program të gjerë masash në shërbim të familjeve të dëshmorëve të Atdheut. Në zbatimin e këtij programi, do të ketë rol të rëndësishëm Qeveria, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, por edhe shoqëria, e cila do të ftohet të bëhet pjesë e projekteve të ndryshme. Ne jemi të bindur se kjo përkujdesje është jo vetëm një detyrim moral e ligjor, por edhe një nevojë e dorës së parë. Duke nderuar dëshmorët e saj, duke u kujdesur për familjarët e tyre, Policia e Shtetit rrit dhe forcon nderin e saj, këtë element thelbësor identitar, pa ta cilin nuk mund të ketë kurrë Polici shqiptare. Nga ana tjetër, Qeveria shqiptare do të vijojë thellimin e masave për mbrojtjen ligjore të punonjësve të Policisë së Shtetit. Ndryshimet e pritshme të Kodit Penal do t’i ashpërsojnë më tej dënimet ndaj atyre që tentojnë të cenojnë punonjësit e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një Polici dinjitoze, të mirë përgatitur, të mirë pajisur, të mirë trajtuar, e cila i bën roje me besnikëri sigurisë publike. Qeveria shqiptare është e vendosur që të bëjë gjithçka në funksion të këtij qëllimi të lart.
I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve të Policisë së Shtetit! Nderim e respekt për të gjithë ju që i çoni përpara betejat e tyre! Faleminderit!”
Kryetraja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sot lidhur m...
Pas 3 viteve lidhje,Tolga dhe Almeda u martuan në shkurt të ...
Ina e Serena Sinani, 2 motrat binjake të grupit ‘Sindolls’ k...
(Një falenderim i pamjaftueshëm për themeluesit e BINDJES DE...
Dikur bashkë në një tepsi, sot me fytyrë të nxirë dhe gri. K...
Ushtarakët pretendojnë sejanë mashtruar me ngritje pagash. K...
A e dini cili resort në botë konsiderohet si më i shtrenjti ...
Ish banorja e Big Brother, Franceska Jace, ka publikuar një ...
A e dinit se edhe një buburrec mund të ishte në këtë listë?F...
Me rastin e ditës së 5 Majit, në Varrezat e Dëshmorëve kanë ...
Muaji i Ramazanit sipas kalendarit fillon sot më 5 maj,dhe d...
Konflikti për të fituar të drejtën e trashëgimisë së pronave...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ësht...
Gjatë një takimi me veteranët kyeministri Edi Rama, sërish k...
Ndërkohë që ne jemi duke u perballur me nje mot me shi ne Sh...
Moderatorja Elita Rudi u bë nënë për herë të parë më datën 2...
“Point de vue” njihet si revista më e famshme ndërkombëtare ...
Shumë vite më parë, Fjolla Morina ka humbur të atin. Dhe gji...
Gjatë kësaj jave prania e Venusit në shenjën tuaj do ta komp...
Çdo sukses shpërblehet apo jo ? Reperi i njohur shqiptar Moz...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...