Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
“I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi i Masakrës së Recakut nga ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili shërbeu si zëdhënës i partisë së (Sllobodan) Millosheviçit në vitet ’90. Zëdhënësi i Millosheviçit vazhdimisht ofendon viktimat, familjaret e tyre dhe mohon vrasjet masive dhe gjenocidin në Kosovë nga regjimi që ai i shërbente i përkushtuar. Serbia kreu krimet më të këqija kundër civilëve shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë në Evropë që nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër hebrenjve”, shkroi të dielën në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ai theksoi më tej se “arsyeja pse Daçiq dhe fashistë të tjerë në Serbi mohojnë krimet e luftës është sepse drejtësia ndërkombëtare dështoi në sjelljen e atyre para drejtësisë që kryen krime kundër njerëzimit në Kosovë. Nuk kishte kurrë një de-nazifikim të Beogradit. Drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë nuk do të arrihet kurrë nëse drejtësia vazhdon ta fsheh gjithë ato krime nën qilim. Nëse nuk ka dënim për krimet e Beogradit të kryera në Kosovë nuk do të ketë kurrë pajtim dhe këta fashistë në Beograd do të vazhdojnë të mohojnë krimet që kanë kryer. Si Ministër i Punëve të Jashtme kam vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata që i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë të shpallen persona non-grata në Kosovë dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë të marrë masa ligjore kundër tyre”, shkroi ai.
Muajin e kaluar parlamenti i Kosovës miratoi një mocion për krijimin e një komisioni të veçantë për, siç thuhet, dënimin e krimeve të luftës dhe gjenocidin e ushtruar nga shteti serb ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë.
Komisioni që do të ketë për detyrë propozimin e nismave ligjore për të dënuar krimet e luftës, pasoi deklaratat e zyrtarëve serb të përfshirë në institucionet e Kosovës dhe autoriteteve të Beogradit që mohojnë krimet e luftës.
Qeveria e Kosovëshodhi nismën për hartimin e një ligji në bazë të të cilit do të dënohen të gjithë ata që mohojnë krimet e luftës në Kosovë.
Brenda dy javësh, në fund të muajit mars dhe në fillim të muajit prill, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi ministrin e Pushtetit Lokal në qeverinë e tij, Ivan Teodosijeviç dhe zëvendësministren e drejtësisë, Vesna Mikiç, pasi që mohuan krimet e Serbisë gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999 ndërsa akuzuan shqiptarët si “terroristë” dhe për shpikje të masakrave për të nxitur bombardimet e NATO-s ndaj forcave serbe.
Beogradi i cilësoi shkarkimet si shkelje të lirisë së fjalës dhe trysni mbi pjesëtarët e komunitetit serb, ritheksoi mohimin e krimeve të kryera nga forcat serbe në Kosovë.
Kosova po shënon njëzet vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe dhe pothuajse çdo ditë shënohet një nga datat e mizorive të kryera nga forcat serbe. Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, për fatin e 1 mijë e 600 prej të cilëve, ende nuk dihet asgjë.
Por derisa institucionet e Kosovës e vlerësojnë ndërhyrjen e NATO-s me rëndësi vendimtare për historinë e vendit. Zyrtarët serbë e cilësojnë Serbinë si ?viktimë të agresionit të NATO-s?.
Njëzet vjet më pas, Kosova dhe Serbia ndodhen në një proces aktualisht të pezulluar bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian. Por, tensionet ndërmjet të dyja vendeve mbeten të larta./VOA/
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në is...
Të mbijetuar të luftës në Kosovë dhe familjarë të viktimave,...
Shqipëria pret që në fund të muajit maj të publikohet raport...
Në faqen zyrtare të NATO-s është uruar 10 vjetori i anëtarës...
Presidenti Donald Trump sulmoi mediat kryesore amerikane të ...
NGA HAJRO LIMAJKur bombarduesit amerikanë prej datës 24 Mars...
Një grup kriminal që trafikonte vajza shqiptare është shkatë...
Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetë...
Arritja e marrëveshjes, midis Serbisë dhe Kosovës, ka tërheq...
Një prift pedofil që ka dhunuar seksualisht një nëntë-vjeçar...
Planeti ynë është drejt shkatërrimit dhe të gjithë e dimë kë...
Personi që u përplas me makinë përpara ‘Westminister‘, është...
Rumania ka hapur një hetim lidhur me dyshimet për dhunë të u...
Të apasionuarit pas makinave “të veçanta” mezi presin ankand...
Familja Beckham është bllokuar ishullin Lombok në Indonezi p...
Dhjetë vjet kanë kaluar që nga Lojërat Olimpike të vitit 200...
Është një nga atraksionet më të mëdha turistike në botë, por...
Një 18-vjeçare e famshme në “snowboard”, Ellie Soutter është...
Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk iu përgjigj me f...
Mesa duket bullizmi vazhdon të jetë një problem i madh tek t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...