Deklarata për "spastrim etnik"/ Kosova shpall person "të padëshirueshëm" ministren serbe
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla shpenzoi rreth 10 mijë USD gjatë tre mujorit të parë të vitit për të kundërshtuar vendimin e Departamentit të Shtetit që e shpalli “persona non-grata” në SHBA.
Të dhënat e bëra publike nga Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zbulojnë se ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla shpenzoi rreth 10 mijë dollarë në shërbime lobimi gjatë tremujorit të partë të vitit 2019.
Llalla punësoi në fillim të këtij viti studion ligjore Sher Tremonte LLP për të kundërshtuar vendimin e Departamentit të Shtetit, i cili ka ndaluar ish kreut të akuzës hyrjen në SHBA për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion.
Sipas të dhënave të deklaruara nga Sher Tremonte LLP për periudhën 1 janar ? 31 mars, Llalla ka paguar afërsisht 10 mijë USD në tarifa dhe shpenzime për studion ligjore amerikane.
Me zyra në ?Broad Street? të Manhatanit ?zemra e distriktit financiar të Nju Jorkut, Sher Tremonte LLP është një studio ligjore e specializuar në përfaqësimin e kompanive në konflikte tregtare komplekse si dhe probleme ligjore që lidhen me të ashtuquajturit “jaka të bardha”.
Në datën 4 mars, e përfaqësuar nga juristët Michael Gibaldi dhe Michael Tremonte, studio ligjore amerikane u regjistrua në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA si kompani lobimi për ish-Prokurorin e Përgjithshëm.
Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
Nëpërmjet një njoftimi publik në shkurt 2018, ish Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson shpalli vendimin për ta vendosur Adriatik Llallën në një listë të zezë zyrtarësh që i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen.
Ligji amerikan parashikon se në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë që Llalla bën përpjekje nëpërmjet lobistëve në SHBA për të hequr emrin nga lista e zezë e Departamentit të Shtetit, ai po hetohet në Shqipëri nën dyshimin se është përfshirë në një skemë pastrimi parash.
Akuza ndaj Llallës përfshin veprat penale ?refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë?, ?mosdeklarim të shumave monetare në kufi?, ?pastrim të produkteve të veprës penale? dhe ?shpërdorim detyre?.
Në 1 prill, Gjykata për Krime të Rënda hodhi poshtë një ankesë të Llallës, i cili kundërshtonte vendimin e Prokurorisë për Krime të Rënda për zgjatjen me tre muaj të hetimeve ndaj tij./ Besar Likmeta-Birn
Me datë 23 prill 2019, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzi...
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar se Parlamenti...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Peq...
Tri ditë më parë, Skënder Hoxha, 63-vjeç nga Memaliaj, vrau ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në në aksi...
Mjekësia ligjore ka dorëzuar sot te Krimet e Rënda, akt-eksp...
Nga Artur ZHEJINë takimet pa kamera dhe kokë më kokë, aty ku...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Yjet e muzikës parakaluan ditën e djeshme në tapetin e kuq t...
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán dhe ministri i Brendsh...
Sot (3 maj) festojmë ditën e lirisë së shtypit. Por ka pak a...
Presidenti Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lir...
Kreu i partisë “Bindja Demokratike” , ndërsa ka folur rreth ...
Sipas avokatit Spartak Ngjela, pas Samitit të Berlinit, pres...
Analisti Shpëtim Nazarko është përfshirë në debate të forta ...
Mbrëmjen e djeshme, ka pasur debate të forta mes avokatit Sp...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka mëngjesin e sotëm ka sulmuar kryem...
Në përmbushje të misionit për mbrojtjen e shëndetit dhe inte...
Nga Ilirjan Blloshmi* Agimi, para 4 vitesh pësoj një goditje...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...