Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Sot (3 maj) festojmë ditën e lirisë së shtypit. Por ka pak arsye për të festuar, thotë kryeredaktorja e DW-së, Ines Pohl, dhe bën tre sugjerime për forcimin e qëndrueshëm të lirisë së shtypit.
Por ndërkohë ekzistojnë rreziqe që nuk mund të kuptohen aq lehtë – e në krye të tyre është struktura virale e internetit: njerëzit, gjithnjë e më shumë edhe makinat, përhapin gënjeshtra, video të rreme dhe foto që synojnë të manipulojnë enkas. Lajmet e rreme, fushatat e dezinformimit në mediat sociale, shpifjet dhe kërcënimet janë bërë të zakonshme. Aty veprojnë gjithnjë e më shumë profesionistë të vërtetë nga fusha e komunikimit. Për shembull, në RT (Russia Today) dhe për fat të keq edhe në Al Jazeera.
Komunikimi i tyre duket i këndshëm, e nganjëherë edhe me humor. Në një botë të komplikuar, ata tërheqin me ofertën e thjeshtimit. Përveç kësaj, shtetet gjithnjë e më shumë po përpiqen ta kthejnë internetin kozmopolit në një intranet të censuruar të vendit. E shohim këtë në Iran, në Kinë, në Rusi dhe në Turqi.
Ka vetëm një përgjigje për këtë: Njerëzit duhet të mësojnë ta dallojnë gënjeshtrën nga e vërteta. Kjo kompetencë në fushën e medias duhet të bëhet pjesë integrale e edukimit shkollor, për të rriturit duhet të ketë oferta tërheqëse. Oferta, në të cilat gjithnjë transmetohet se në fund do të jenë në rrezik jo vetëm liria e mediave, por edhe liria e shprehjes së mendimit në hapësirën “private” pa frikë nga represioni.
Politikanët të tregohen të përgjegjshëm
Politikanët demokratë nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe ata nga Evropa dhe Gjermania, janë tepër të zellshëm, kur është fjala për t’i bërë temena Kinës. Nuk ka rëndësi se liria e shtypit në këtë vend thuajse nuk ekziston dhe se transmetuesit e huaj të pavarur, si Deutsche Welle, atje janë bllokuar. Përfaqësuesit e biznesit mendojnë për biznese kur kujtojnë Kinën dhe jo për të drejtat e njeriut.
Edhe për Iranin, flitet më shumë për mundësitë ekonomike, sesa për 20 gazetarët që po mbahen në burgjet e torturave të Gardave Revolucionare. Në Bangladesh dhe Pakistan, blogerët vënë në rrezik jetën e tyre, kur raportojnë në mënyrë kritike për islamizmin në rritje në vendin e tyre. Pakëkush i mbështet nga jashtë.
Kryeredaktorja e Deutsche Welle-s, Ines Pohl
Bota duartroket princin e Arabisë Saudite, sepse i lejon gratë të shkojnë në kinema, në stadiume sportive dhe madje tani ato lejohen edhe t’i japin makinës. Por ku është thirrja për blogerin Raif Badawi, i cili ende gjendet në një burg në Arabinë Saudite?
Lista është e gjatë. Është listë e trishtuar. Dhe sot është dita e duhur për t’i matur politikanet dhe politikanët edhe me atë çka bëjnë kundër sulmeve të shtuara ndaj lirisë së shtypit. A u tregojnë ata diktatorëve qartë, se cilat janë vlerat tona? A janë ata të gatshëm të heqin dorë nga biznesi, nëse këto vlera shkelen haptas? A e lidhin ata gatishmërinë për të dhënë ndihmë zhvillimore me situatën e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit?
Gazetarët – faktori vendimtar
Liria e shtypit nuk jepet vetëm nga lart. Njëra gjë është korniza ligjore, qëndrimi i brendshëm i çdo gazetari është gjëja tjetër. Sidomos gazetarët nga vendet me një sistem liberal mediash duhet të shërbejnë si shembull për kolegët që punojnë në rrethana të vështira.
Për mua të jesh gazetare do të thotë t’i shikosh gjithnjë me dyshim bindjet e veta, – ose të kolegëve, – dhe gjithmonë ta vësh në pyetje edhe atë që është e sigurtë. Dhe posi, mos të kesh frikë të marrësh duartrokitje nga ana e gabuar. Për shembull, unë e shoh me shqetësim të madh diskutimin se duhet të flasim me politikanët populisto-djathtistë të AfD-së (Alternativa për Gjermaninë). Nëse i injorojmë të gjitha grupet politike, politikanët e pakëndshëm ose figurat e tjera publike që nuk përshtaten me botëkuptimin tonë, ne injorojmë, lëmë një boshllëk, i cili më pas plotësohet nga të tjerët.
Dhe me këtë ne në fund të ditës dëmtojmë lirinë e shtypit, që duam ta festojmë sot./ DW
Presidenti Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lir...
Kreu i partisë “Bindja Demokratike” , ndërsa ka folur rreth ...
Sipas avokatit Spartak Ngjela, pas Samitit të Berlinit, pres...
Analisti Shpëtim Nazarko është përfshirë në debate të forta ...
Mbrëmjen e djeshme, ka pasur debate të forta mes avokatit Sp...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka mëngjesin e sotëm ka sulmuar kryem...
Në përmbushje të misionit për mbrojtjen e shëndetit dhe inte...
Nga Ilirjan Blloshmi* Agimi, para 4 vitesh pësoj një goditje...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës,...
Mesatarisht gjatë muajit prill, 33 biznese kanë bërëkërkesë ...
Gjatë paradites moti është paraqitur me kthjellime dhe vranë...
Më në fund fati në punë ju buzëqesh, dhe nëse keni pritur nj...
Kordinatori i Bindja Demokratike, Astrit Patozi, nga studioj...
Këtë të enjte në emisionin “Opinion” janë publikuar material...
Zv Ministri i Punëve të Jashtëme, Gent Cakaj nga studioja e ...
Analisti Fatos Lubonja ka folur rreth platformës së qeverisë...
Mbrëmjen e së enjtes në “Fiks Fare” u trajtua mosnjohja e mo...
Zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtëme i deleguar në ...
Në këtë takim, mes Enver Hoxhës dhe Hekuran Isait, flitet mb...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...