web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paloka bën paralajmërimin e frikshëm/ “Bllokimi i rrugëve është vetëm një sinjal”

2 Maj 2019, 16:39, Aktualitet CNA

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, gjatë fjalës së tij, nga rrethrrotullimi i Plepave, ku po proteston, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se ky është vetëm një sinjal.

Sipas Palokës, nëse Rama nuk tërhiqet do të ketë përshkallëzime të mëtejshme.

?Ne do të protestojmë dhe do të kërkojmë ndryshimin për të shmangur të keqen e madhe që e ka emrin Edi Rama. Ky është vetëm një sinjal që jepet. Të jetë i bindur që nëse nuk tërhiqet do të ketë përshkallëzim të protestës. Qytetarët na kuptojnë dhe janë me ne për këtë protestë. Krimineli i vetëm në vend është Edi Rama dhe banda e tij të cilët do të përfundojnë në burg sapo të vendoset shteti ui së drejtës.?,-tha ndër të tjera Paloka./CNA.al





Lajmet e fundit nga