Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka hedhur akuza sot në drejtim të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj, për të cilët tha se janë armiqtë e biznesit në Shqipëri janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.
Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja Tabaku tha se rreth 51 mijë biznese në Tiranë paguajnë taksa 2- 3 herë më shumë se 4 vite më parë.
Sipas saj, Veliaj i ka shpallur luftë qytetarëve dhe rritja e taksave është arsyeja se pse sot në Tiranë janë mbyllur mbi 25 mijë biznese.
?Sot rreth 51 mijë biznese në Tiranë paguajnë taksa 2- 3 herë më shumë se 4 vite më parë.Në krahasim me vitin 2015, taksat për biznesin e vogël janë mbidyfishuar?- u shpreh Tabaku.
?Një sipërmarrës që zotëron një market të vogël në zonën e Tiranës, paguan 410 mijë lekë më shumë taksa më vit, që prej ardhjes në krye të bashkisë të Erion Velisë. Kjo vlerë është e barabartë me gati sa dy paga minimale.
Një biznes i mesëm, për shkak të rritjes së taksave nga Veliaj, paguan 540 mijë lekë më shumë për arkën e bashkisë, e cila i heq kështu mundësinë biznesit të mesëm të punësojë një person më të kualifikuar.
Një biznes i madh paguan 1 milion e 70 mijë lekë më shumë taksa në një vit, që kur Bashkia drejtohet nga Erion Veliaj. Këto parà mund të ishin shpenzuar më mirë nga biznesi për të rritur punësimin apo eficencën e sipërmarrjes.
Rritja e taksave nga Bashkia e Veliajt dhe nga qeveria e Ramës është arsyeja se pse sot në Tiranë janë mbyllur mbi 25 mijë biznese, duke e kthyer Tiranën në qytetin më të shtrenjtë, në qytetin me taksat më të larta, në qytetin e pamundësisë.?-tha ndër të tjera Jorida Tabaku.
Deklarata e plotë:
Që prej ditës së parë që hipi në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj i shpalli luftë qytetarëve, biznesit dhe të vërtetës. Që në paketën e parë fiskale, të miratuar në dhjetor 2015 në Këshillin Bashkiak, ai ndërmori hapin represiv dhe diskriminues ndaj bizneseve dhe qytetarëve.
Si rrjedhojë, sot ata që jetojnë dhe punojnë në Tiranë paguajnë 328 milionë euro taksa shtesë, të cilat nuk janë investuar në punë publike, që nuk i shërbejnë modernizimit të qytetit dhe rritjes së cilësisë së jetës në Tiranë.
Binzeset janë më të prekurit nga rritja e taksave në kryqytet nën drejtimin e Erion Veliajt. Sot rreth 51 mijë biznese në Tiranë paguajnë taksa 2- 3 herë më shumë se 4 vite më parë.
Në krahasim me vitin 2015, taksat për biznesin e vogël janë mbidyfishuar.
Ne kemi marrë faturat të cilat i kanë shkuar bizneseve të vogla dhe vetë biznesi ka bërë krahasimin 2015-2019.
Më konkretisht, një sipërmarrës që zotëron një market të vogël në zonën e Tiranës, paguan 410 mijë lekë më shumë taksa më vit, që prej ardhjes në krye të bashkisë të Erion Velisë. Kjo vlerë është e barabartë me gati sa dy paga minimale.
Një biznes i mesëm, për shkak të rritjes së taksave nga Veliaj, paguan 540 mijë lekë më shumë për arkën e bashkisë, e cila i heq kështu mundësinë biznesit të mesëm të punësojë një person më të kualifikuar.
Një biznes i madh paguan 1 milion e 70 mijë lekë më shumë taksa në një vit, që kur Bashkia drejtohet nga Erion Veliaj. Këto parà mund të ishin shpenzuar më mirë nga biznesi për të rritur punësimin apo eficencën e sipërmarrjes.
Rritja e taksave nga Bashkia e Veliajt dhe nga qeveria e Ramës është arsyeja se pse sot në Tiranë janë mbyllur mbi 25 mijë biznese, duke e kthyer Tiranën në qytetin më të shtrenjtë, në qytetin me taksat më të larta, në qytetin e pamundësisë.
1. Taksa e pronës është rritur nga 2 deri në 4 herë.
2. Taksa e pastrimit është dyfishuar për të gjitha kategoritë e biznesve dhe shkon në projektin korruptiv të inceneratorëve e në tenderat e Fushës nga ana tjetër.
3. Taksa e arsimit, një taksë e re e vendosur nga Veliaj, ka çuar në arkën e Bashkisë 20 milionë Euro, por sot shkollat po jepen me PPP, me fitim shumë të lartë, abuziv dhe korruptiv për ndërtuesin e shtëpisë së Erion Veliajt.
Këto 4 vite në Tiranë është rritur çdo taksë, por vende të reja pune nuk janë hapur, edhe pse Erion Veliaj, vetëm nga mbidyfishimi i taksave ka patur 328 milionë euro më shumë në arkën e bashkisë.
Taksat e rritura nga bashkia shkojnë në të njëjtin zë si ai i qeverisë qëndrore: është i njëjti model, është e njëjta skemë, është I njëjti system, shpenzohen për fasadën dhe publicitetin personal të kryebashkiakut Veliaj, ndërsa qytetarët po i mbyt betoni i korrupsionit, falimenti, varfëria dhe papunësia.
Biznesi në Tiranë dhe në Shqipëri nuk e meriton këtë zhvatje që po ndodh sot.
– Biznesi meriton të trajtohet me taksa të ulëta, me çmim më të ulët për energjinë dhe karburantin.
– Që biznesi të forcohet, nuk duhet kamxhiku i tatimorëve, por mbajtja larg e gjobëvënësve.
– Biznesi kërkon mundësi të barabarta dhe jo favorizim të disa klientëve të kryeministrit ndërkohë që pjesa më e madhe e bizneseve sot ulin qepenat.
Të gjitha këto i siguron plani i Partisë Demokratike për Rimëkëmbjen e Ekonomisë. Por që t?u japim fund këtyre gjobave dhe t?i heqim këtë lak shqiptarëve nga fyti, duhet së pari të fitojmë betejën më të rëndësishme për shqiptarët, betejën për zgjedhje të lira e të ndershme!
Në nëntor të vitit 2010, Këshilli i Ministrave të Bashkimit ...
Policia ka bërë një kërkesë për vendosjen e kamerave ndaj ko...
Ish-anëtari i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës...
Episodi hapës i serialit “Game of Thrones” u transmetua në t...
Sezoni i plazhit nuk ka ardhur akoma për ne por Lori Hoxha e...
Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata qëndroi 5 muaj nën heshtje...
Pas ardhjes në jetë të djalit të saj, Fernandos, si shumë në...
Moderatorja simpatike Arjola Shehu pasi u largua nga televiz...
Para disa muajsh, modelja belge Marisa Papen vizitoi Hagia S...
Ambasadori i Bashkimit Eruopian në Tiranë, Luigi Soreca ka k...
Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas vendimit të Parlamen...
Pas eliminimit të ekipit të Juventusit mbrëmjen e djeshme ng...
Vijon të jetë e tensionuar situata mes banorëve dhe Policisë...
Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar pas sulmeve të krye...
23-vjeçari Elton Sefa do të ekstradohet për në Angli, pasi a...
Vijojnë tensionet te Bregu i Lumit në Tiranë, ku banorët kun...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me konfro...
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, dhe...
Policia ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...