Tatimet/ Nis aksioni anti-informalitet për 14 mijë subjekte
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se prej sot ...
Nga Bledi Mane:
LETËR E HAPUR GANGSTERËVE SHQIPTARË TË HOLANDËS!
Të dashur naçut e mi, si jeni me oreksin?
Nuk po u pyes për oreksin e të ngrënit por për oreksin e të bërit pará kam merak. Dhe ky oreks, kjo babëzi kolektive që u ka kapluar detyroi parlamentin e mbretërisë holandeze të na heqë vizën. Më tepër se një pullë e ngjitur vize schengen në pasaportat tona, më shqetëson viza e turpit që duan ti heqin Shqipërisë tonë dhe Shqipërisë tuaj.
Të dashur kriminelë shqiptarë!
Unë e di që ju keni avancuar dhe agravuar situatën e krimit atje në Holandë. Ju e keni kthyer portin e Roterdamit si portin e Vlorës ku sasitë e mëdha të kokainës vinë nga Kolumbia, Peruja dhe Brazili si të ishin peshqeshe dasmash e për këtë nuk jeni vetëm ju fajtorë por edhe partnerët tuaj hollandezë.
Ju e keni kthyer çdo shtëpi ne Amsterdam dhe Hagë në sera ku lulëzon hashashi i ngrohur nga llampat Led e për këtë përveçse po bëni xhelozë edhe fermerët e Lushnjes por duhet ta ndani peshën e mëkatit edhe me policinë lokale dhe partnerët tuaj holandezë. Gjithësesi u vlerësoj që paratë e krimit po i investoni aty në Holandë e në Belgjikë por njëkohësisht mos nguroni të sillni një pjesë të miliona eurove edhe këtu në vendin tuaj, në qytetet tuaja, në katundet tuaja. Paraja ka vetëm një vlerë, ajo nëse qarkullon hap vende pune dhe sjell mirëqenie.
Të mos zgjatem më tepër por po ua ngarkoj publikisht përgjegjësinë më të madhe që keni mbi supe dhe nuk e kuptoni. Dëgjojeni, pranojeni në heshtje dhe reflektoni.
Aftësitë tuaja në trafiqe janë titanike por detyra juaj duhet të gërshetohet edhe me promovimin. Me promovimin që duhet ti bëni Shqipërisë te partnerët tuaj, te spaçatorët tuaj, te klientët tuaj.
Tregojauni atyre me zë të lartë që Shqipëria është një vend i bukur, i dashur, i çuditshëm evropian. Një vend i shtrirë në udhëkryqin e dilemës mes Lindjes dhe Perëndimit. Një vend i kolonializuar 500 vjet nga Perandoria Osmane por kurrë nuk denjoi të mësojë e të flasë gjuhën e pushtuesit. Një vend që e gllabëroi bolshevizmi sovjetik por aktroi sikur iu nënshtrua Moskës dhe mbeti unik në komunizmin e tij.
Një vend kontrastesh sociale ku kryeministri aktual del pa brekë plazheve dhe në të njëjtën kohë sheh rrugëve të Tiranës femra besimtare të mbuluara me ferexhe. Një vend që ka fshatra me nga dy xhami por që ka dërguar më pak luftëtarë për Isisin në Siri sesa ka dërguar vetë Hollanda. Një vend që ka miliona emigrantë në Perëndim por kurrë nuk u bënë pjesë e terrorizmit global e kurrë nuk vranë apo shkatërruan vlerat tuaja në emër të verbërisë fetare.
Ngrijeni zërin e u thoni partnerëve tuaj atje se shqiptari nuk cënon kurrë civilizimin dhe sigurine holandeze. Tregojuni se në shkollat tona mësojmë historinë e Vendeve të Ulëta, mësojmë, studiojmë dhe adhurojmë artin dhe kontributet e tyre në bërjen e planetit një vend më të mirë.
Promovojeni Shqipërinë kudo ku bëni biznes ilegal apo të ligjshëm aty në Hollandë dhe mos të bëhen xhelozë pse ne kemi 300 ditë me diell çdo vit, pse plazhet tona pas 5 vitesh do tejmbushen nga turistët e tyre, pse kuzhina jonë tallet me patatet e tyre të zjera, pse çmimet tona nuk krahasohen me ata të tyre të frikshme. Tregojuani e u thoni se turizmi i tyre është sforcim dhe bazohet te kurvellëku, te droga ndërsa i yni është pak dembel por mbetet organik dhe unik.
Është e njëta histori, kështu u sollën edhe me Greqinë dhe me Jugun e Italisë gjatë viteve ’70 por dështuan ndaj hollandezët “kopila” si gjithmonë avancuan me legjislacionin sepse nuk kishin alternativa të tjera burimore e natyrore. Legalizuan mjaft vese për të joshur miletin dhe ia dolën ndërsa ne na ka bekuar Perëndia e duam edhe pak kohë e pak pará për ta kuptuar e për të sulmuar.
Le të mblidhen politikanë dhe shejtanë holandezë për të na stacionuar apo për të na penguar. Ne jemi mesdhetarë kodoshë që i detyrojmë të na duan pavarësisht se publikisht hiqen sikur na urrejnë.
Kështu bëri edhe piktori i tyre Van Gog por kur u kthye në Hollandë kuptoi se sa shumë e dashuronte një vajzë mesdhetare dhe preu veshin e tij e ia dërgoi me postë si dëshmi e ndjenjës sublime.
Të dashur kriminelë shqiptarë që jetoni në Hollandë. Ju kur u shisni drogën dhe kurvat klientëve tuaj mos i detyroni ata të presin veshët apo hundët por tregouni se në ekonominë e tregut që ata vetë e shpikën respektohet kërkesa dhe oferta. Kërkesa janë ata, ju keni qenë e do mbeteni përgjithmonë oferta.
Ofertë argëtimi, jo kërcënimi!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se prej sot ...
Një i ri është gjetur i vdekur mesditën e sotme në një apart...
Ministri i jashtëm, Gent Cakaj, ka komentuar vendimin e qeve...
Ditën e shtunë do të organizohet një protestë përpara ambasa...
Shtetasi Florian Marku i cili gjatë protestës urinoi në derë...
Zv.Kryeministri Erion Braçe në një postim në rrjetet sociale...
Të rinjtë e LRI dhe FRPD, ditën e sotme kanë protestuar përp...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e avok...
Policia e shtetit ka arrestuar shtetasin R.Y., 30 vjeç për s...
Një ngjarje e rëndë është paralajmëruar ditën e sotme në zon...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka organizuar nj...
Partia Demokratike ka ngritur padi penale ndaj Policisë së S...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet të mbledhë ditën e nesërme...
Një denoncim ka mbërritur në adresë të ish kryeministrit Sal...
Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive, në mbledhjen e d...
Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me denoncimin e pub...
Një sasi ilaçesh kontrabandë janë sekuestruar nga drejtoria ...
Këngëtarët e momentit, të cilët kanë punuar shumë për të arr...
Erion Piciri është një tjetër kandidat nga radhët e PD-së, i...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reguar pa përplasjes së banorë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...