Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Trupa e automjete të Ushtrisë janë dislokuar ndërkohë në territorin rreth aeroportit ndërkombëtar ?Nënë Tereza? pas grabitjes një ditë më parë të 10 milionë eurove. Kompania kineze nuk pranon akuzat e qeverisë shqiptare.
Marrjen nga shteti të kontrollit të perimetrit të jashtëm të aeroportit dhe arësyet e këtij hapi nga shteti i bëri me dije të mërkurën vetë kryeministri Rama, me një postim në median sociale. “Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm dhe të sigurisë së brendshme,? shkruajti Rama në Twitter.
Kryeministrit Rama, në akuzat ndaj kompanisë kineze China Everbright Limited, (CEL) që ka marrë me kon?esion administrimin e aeroportit, iu bashkuan edhe ministrat e qeverisë së tij që fajësuan kompaninë për neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie në garantimin e sigurisë së aeroportit.
Lleshaj: Mekanizmat e sigurisë nuk kanë funksionuar
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj,deklaroi të mërkurën se “mekanizmat e sigurisë, nën përgjegjësinë e kompanisë kon?esionare nuk kanë funksionuar aspak. Ajo nuk ka zbatuar standartet e detyrueshme të sigurisë, të përcaktuara nga legjislacioni vendas dhe Organizata Botërore e Aviacionit Civil?.
Ministrja e Mbrojtjes Xha?ka e akuzoi kompaninë kineze CEL “për papërgjegjshmëri të përsëritur në respektimin e detyrimeve ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit”. Ndërsa Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, la të kuptohet prishjen e marrveshjes kon?esionare me kompaninë CEL, kur i quajti pronarët dhe menaxherët e saj “Pehlivanë” dhe bëri me dije se “kompania do të përballet me ligjin, ajo ka bërë ndonjë gjë pjesërisht dhe ka vazhduar të mbledhë fitimet pa u shqetësuar për detyrimet. Tani boll”.
CEL – Aeroporti nuk është i kinezëve
Por kompania kineze CEL i ka hedhur poshtë akuzat e autoriteteve shtetërore shqiptare. Në një deklarateë për mediat ajo i quan ato “të pasakta dhe pa bazë? dhe pretendon që “në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, në tre vitet e fundit, pas ngjarjes së ngjashme në aeroport në vitin 2016, ka marrë masa shtesë, ka ngritur në një nivel më të lartë sistemin e kamerave dhe gardhin rrethues të aeroportit?.
Por mbrojtjen e tij, thekson CEL, duhet ta bëjë Policia e Shtetit. “Aeroporti nuk është i kinezëve, është i gjithë shqiptarëve. Është pjesë e territorit të Shqipërisë dhe mbrohet me ligj nga Policia e Shtetit si çdo metër i këtij vendi,? tha CEL në reagimin e saj ndaj akuzave të autoritetevre shtetërore. Pas ngjarjes së rëndë të një dite më pare, Policia e Shtetit, do te marrë përgjegjësi edhe në garatimin e sigurisë në aeroport.
Presidenti Meta – drejton gishtin tek institucionet
Arsyet e sigurisë së ulët në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë u trajtuan të mërkurën edhe nga Presidenti Meta, njëherazi Kryetar i Këshillit të Sigurisë. Meta e ka cilësuar grabitjen me armë të 10 milionë eurove në pistën e aeroportit një “cënim serioz të sigurisë kombëtare? dhe ka bërë përgjegjëse institucionet e sigurisë. “Përsëritja e kësaj ngjarjeje brenda një objekti të sigurisë kaq të veçantë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të funksionimit dhe përgjegjshmërisë së institucioneve të sigurisë? tha Presidenti Meta, në një deklaratë publike.
Ai i kërkoi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që krahas zbardhjes së ngjarjes të hetojë edhe “për mosmarrjen e masave në përmbushjen e detyrimit ligjor dhe rekomandimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të nxjerë përpara përgjegjësisë çdo institucion dhe individ që nuk ka kryer detyrën?.
Opozita – dislokimi i ushtrisë antikushtetues
Opozita e quan antikushtetues dislokimin e Forcave Ushtarake për të mbrojtur aeroportin. Kryetari i PD, Luzim Basha, bëri përgjegjës për grabitjen kryeministrin Rama.
?Ai është përgjegjësi kryesor për ngjarjen më të rëndë të sigurisë kombëtare, që në mënyrë të përsëritur ndodhi në Rinas. Ndaj, ndonëse dislokimi i Forcave Ushtarake është antikushtetues dhe i jashtëligjshëm, është një provë e rënies së shtetit dhe e kapitullimit të Policisë së Shtetit” tha Basha.
Deri tani ende nuk ka asnjë njoftim për kapjen e anëtarëve të grupit që grabiti me armë, në pistën e avionit, për 5 minuta, 10 milionë euro. Njëri prej tyre, që dyshohet se ka qenë organizatori, Admir Murataj, u vra ditën e grabitjes, nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, gjatë largimit nga aeroporti, një tjetër i plagosur është arrestuar. Ende nuk ka shifra nga policia, nëse grupi i grabitësve përbëhej nga 4 apo 5 vetë./ DW
I përfshirë në debatin rreth dentitetit të viktimës së djesh...
Një makinë tip ‘Ford’ është shkrumbuar nga flakët gjatë mbrë...
Në mes kësaj katraure , ku vendi ndodhet në krizë politike, ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Grabitja e dytë e parave që transportonin bankat me avion ja...
Deri në mesditë do të mbetemi nën ndikimin e masave ajrore t...
DASHI 21. mars – 20. prill Ju do keni shume vullnet gjate k...
Tema që është duke u diskutuar në emisionin “Arena” është aj...
Ministrja e Transportit Belinda Balluku në një deklaratë të ...
Ish deputeti i LSI-së, Luan Rama në një postim në rrjetet so...
Shqipëria ka përballur dje një nga ngjarjet më të rënda të v...
Klodiana Lala, ka zbardhur detaje nga jeta e grabitësit Admi...
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur detaje të reja mbi grab...
Pasditen e sotme ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, reagoi n...
Komisioni Evropian tha se do të analizojë praktikat e prokur...
Nuk është hera e parë që na vjedhin në Rinas. Së paku ky tip...
Vrasja e Admir Muratajt, ditën e djeshme, gjatë shkëmbimit t...
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës tentativat e një...
Gazetari, Artan Hoxha, i qenë prezent në studion e emisionit...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një po...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...