web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkrumbohet makina e shefit të krimeve/ Dyshimet e para

11 Prill 2019, 06:48, Aktualitet CNA

Një makinë tip ‘Ford’ është shkrumbuar nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Tepelënës.

Mësohet se makina e cila është në pronësi të shefit të krimeve Gentjan Shehu, ka qënë e parkuar poshtë pallatit në momentin që ka marrë flakë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në lagjen ?15 shtatori.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para procedurale, policia zyrtarisht deklaron se shkaku i djegies së mjetit është aksidental(defekt elektrik)./CNA.al





Lajmet e fundit nga