web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncim-Bashkia e Sarandës injoron KKRTSH/ Zbulohet skandali me lejet e ndërtimit

8 Prill 2019, 13:26, Aktualitet CNA

Abuzimet me lejet e ndërtimit kryesisht në qytetet bregdetare janë të panumërta. Për një çështje të tillë, në redaksinë e CNA.al ka mbërritur një denoncim nga qyteti i Sarandës.

Bëhet fjalë për një leje ndërtimi të dhënë nga Bashkia e Sarandës, një biznesmeni, kundër çdo kriteri urbanistik, për më tepër duke sfiduar  hapur KKRTSH.

Sipas denoncuesve Dritan Shehu dhe Besnik Hoxhaj, biznesmeni Nexhip Sulejmani, ka marrë një leje për ndërtim nga Bashkia e Sarandës dhe  leja është marrë si një shtesë e objektit të tij ekzistues.  Por, normalisht leja në zonën e qendrës së Sarandës merret vetëm nga KKRTSH, por Sulejmani e ka marrë lejen më 11.3.2019, në Bashkinë e Sarandës.

Edhe firma ndërtuese që sheh se shkelen hapur normat urbanistike në punime, hesht, duke u bërë bashkëpunuese në këtë veprim makabër në buzë të detit.

Shkelja e parë është, se Bashkia e Sarandës ka dhënë një një leje ndërtimi jashtë çdo kriteri urbanistik, duke injoruar KKRTSH, pasi kjo e fundit nuk e lëshon një leje të tillë.  Një tjetër shkelje lidhet me origjinën e pronës, mbi të cilën është dhënë leja. Për arsye se aktualisht për këtë pronë, ka një çështje penale të hapur.

Shkeljet ligjore nuk përfundojnë këtu, pasi nuk ekziston një kontratë marëveshje noteriale me komshijtë, sipas ligjit urbanistik.

Pasi afërsia me objektin e komshinjve mund të rrezikojë deri në rrëzimin e objektit ekzistues, apo mund të sjellë edhe  probleme të tjera si çarje në mure.

Më poshtë CNA.al po sjell denoncimin e zotërinjve Dritan Shehu dhe Besnik Hoxhaj.

Denoncimi

“Sëbashku me ortakët e mi kemi bërë një godinë në Sarandë. Bëhet fjalë për një godinë shtatë katëshe dhe dy kate të saj i kemi ruajtur sërish ne, pra unë Dritan Shehu dhe Besnik Hoxha.

Në katin e poshtëm jemi, unë Dritan Shehu,  Besnik Hoxhaj dhe Afrim Çelaj, ortaku i tretë. Janë dy kate që kanë pamje nga deti. Nexhip Sulejmani  ka hotelin e tij 17 metra larg nesh dhe ka blerë në mënyrë të kundraligjshme tokën midis pronës tonë dhe hotelit të tij.

Ka marrë një leje nga Bashkia e Sarandës, por leja është marrë si një shtesë e objektit të tij ekzistues. Pasi normalisht leja në zonën e qendrës së Sarandës merret vetëm nga KKRTSH. Ai e ka marrë lejen më 11.3.2019, pasi është përpjekur me muaj dhe vite për të marrë lejen në Tiranë, por duke qenë se është jashtë çdo kriteri urbanistik, nuk e ka marrë dot”,  janë shprehur denoncuesit për CNA.al.

Sipas Shehut, Nexhip Sulejmani në këto rrethana ai ka gjetur zgjidhje ne Bashkinë e Sarandës dhe ka marrë leje për një shtesë në objektin ekzistues.  Por, kur vetë godina ekzistuese është tre kate, Sulejmani me lejen për shtesën e çon në pesë kate.

” Në shtesën e objektit ekzistues ka marrë leje për dyfishin e sipërfaqes së vetë  objektit ekzistues dhe për më tepër mbështetet në një sipërfaqe toke, që është pjesë e një çështjeje penale, sepse është kthyer nga KLSH, dosja lidhur me këtë tokë, pasi është hedhur në hipotekë po në mënyrë të kundërligjshme”, kanë treguar më tej denoncuesit Dritan Shehu dhe Besnik Hoxhaj.

Edhe firma ndërtuese që sheh se shkelen hapur normat urbanistike në punime, hesht, duke u bërë bashkëpunuese në këtë veprim makabër në buzë të detit.

Sipas të njëjti, vargu i problemeve ekzistojnë  që nga toka  ku mbështetet, nga leja e cila duhet marrë nga KKRTSH  dhe jo në Bashkinë e Sarandës, ku është bërë sajesa për të marrë lejen e ndërtimit.

“Kjo shtesë ndërtimi duhet të ruajë një distancë prej 16 metrash, sepse ne jemi shtatë kate dhe ai po bën pesë kate. Është një ligj urbanistik ku thuhet se numri i kateve të njërës godinë plus numrin e kateve të godinës që do të ndërtohet, plus dy deri ne katër metra, është distanca që duhet të ruhet nëse nuk merr leeë nga komshinjtë. Por nuk ka një akt material të firmosur nga fqinjët për ti dhënë leje për të bërë ndërtim.”, ka thënë më tej denoncuesit.

Në kushte ata tregojnë, se  janë drejtuar me padi në Gjykatën Administrative, ku kanë kërkuar pezullimin e punimeve.

Seanca e parë është bërë të premten që lamë pas, por palët e paditura si Bashkia Sarandë, Nexhip Sulejmani dhe ndërtuesi  nuk kanë marrë pjesë në seancë.

Seanca e dytë është caktuar, me datë 9.04.2019, pra nesër, kur paditësit presin nga Gjykata që t’u japë fund këtij skandali./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga