“Tërheqin vëmendje me veprime periferike”/ Sonila Meço: Strategji xhepistash
Gazetarja Sonila Meço në një postim nmë rrjetet sociale ka p...
Gjithçka filloi me një video të postuar në mediat sociale: një regjistrim sekret i vitit 2016, që duket se tregonte një oligark të njohur vendës duke i dhënë një zarf me para një bashkëpunëtori të Milo Gjukanoviçit, udhëheqësit të Malit të Zi.
Biznesmeni i njohur, ish-mik i ngushtë i presidentit Gjukanoviç, e publikoi videon në fund të vitit të kaluar si hakmarrje ndaj akuzave të ngritura kundër tij për mashtrim dhe pastrim parash, të cilat u bënë shkak që ai të ikte në Londër për t?iu shmangur ndjekjes penale.
Biznesmeni Dushko Knezeviç publikoi gjithashtu një seri dokumentesh që akuzonin presidentin dhe partinë e tij në pushtet për korrupsion, nepotizëm dhe shpërdorim të detyrës, duke pretenduar se i ka dhënë miliona dollarë Gjukanoviçit dhe partisë së tij në pushtet.
Çështja “Zarfi” ka shkaktuar protesta të shumta kundër zotit Gjukanoviç, për të kërkuar dorëheqjen e tij, pas pothuajse 30 viteve në pushtet.
Demonstratat anti-qeveritare në Mal të Zi vijnë ndërkohë që protesta të ngjashme po zhvillohen edhe në Serbinë dhe Shqipërinë fqinje, ku demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësve që ata i akuzojnë për sundim autokratik dhe korrupsion, megjithë premtimet e këtyre udhëheqësve se do t?i fusin vendet përkatëse në Bashkimin Evropian.
Shpërthimi pothuajse i njëkohshëm i lëvizjeve të forta anti-qeveritare në rajon ka bërë që të flitet për një “Pranverë Ballkanike”, si vala e protestave dhe revolucioneve që përfshinë botën arabe në vitin 2010.
Edhe pse asnjëra nga protestat e deritanishme nuk ka arritur të rrëzojë udhëheqësit e Ballkanit, ato kanë inkurajuar një rezistencë qytetare dhe kanë tronditur kontrollin e tyre të fuqishëm mbi pushtetin apo mbështetjen që u vjen nga Perëndimi.
Në Malin e Zi, zoti Gjukanoviç është përballur prej kohësh me akuza për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Videoja e fundit shihet si goditja më serioze ndaj qeverisjes së tij të deritanishme.
Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press, zoti Gjukanoviç i mohoi akuzat, duke thënë se pas protestave qëndrojnë partitë opozitare pro-ruse dhe “faktorët e huaj”, edhe pse protestat zyrtarisht drejtohen nga grupe qytetare.
Zoti Gjukanoviç la të kuptohet se protestat kanë për qëllim çarmatosjen e udhëheqësve pro Bashkimit Evropian dhe largimin e Ballkanit nga Perëndimi në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë.
“Unë mendoj se kjo në thelb nuk është një lëvizje “pranverore”, por një lëvizje e zymtë vjeshte,” tha ai. ?Bëhet fjalë për të mos lejuar që Ballkani të bashkohet me BE-në.?
Organizatorët e protestës në Mal të Zi këmbëngulin se demonstrimet përfaqësojnë një lëvizje të sinqertë qytetare pa ndonjë ndikim të huaj. Tubimet e tyre të përjavshme kanë tërhequr mijëra njerëz dhe janë më të mëdha në vite.
“Shkaku ishte ai zarf që u dha nga një biznesmen? me qëllimin për të blerë votuesit në zgjedhjet parlamentare të 2016-s, thotë Dzemal Peroviç, organizator i protestave në kryeqytetin malazez.
“Qëllimi ynë është ndryshimi i regjimit”, tha ai. ?Një tranzicion paqësor nga një regjim i korruptuar që ka qenë në pushtet prej 30 vitesh dhe që i ka fituar zgjedhjet përmes ryshfetit dhe manipulimit.?
Që kur erdhi në pushtet në fund të viteve 1980, “Car Milo-ja”, siç quhet zakonisht në Malin e Zi, ka qenë president, kryeministër apo udhëheqës i partisë falë kalimit nga njëri post në tjetrin. Por ai ka qenë gjithashtu një aleat i rëndësishëm i Perëndimit në kundërshtimin e ndikimit rus në rajon dhe, para kësaj, në shkëputjen nga njeriu i fortë i Serbisë, Slobodan Milosevic gjatë luftrave të viteve 1990.
Edhe në Serbi, presidenti populist Aleksandar Vuçiç e portretizon veten si udhëheqës pro-evropian, ndërkohë që përballet me akuza për frenimin e lirive demokratike dhe të mediave në vend. Tensionet politike u rritën muajin e kaluar kur protestuesit hynë në ndërtesën e televizionit shtetëror të zemëruar ndaj raportimeve të këtij stacioni, që ata thonë se është i njëanshëm.
Demonstruesit po kërkojnë dorëheqjen e zotit Vuçiç, zgjedhje të lira dhe më shumë demokraci. Ata kanë planifikuar një tubim të madh javën e ardhshme në Beograd.
Edhe Presidenti Vuçiç është përpjekur të minimizojë rëndësinë e protestave si një përpjekje e opozitës për të marrë pushtetin me forcë, ndërsa mediat pro-qeveritare i kanë quajtur udhëheqësit e opozitës si vegla të të huajve.
Në Shqipëri, partitë e opozitës vazhdojnë të protestojnë në rrugë që nga mesi i shkurtit, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe për zgjedhje të parakohëshme. Opozita e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, akuza që qeveria i ka hedhur poshtë.
Protestat kanë qenë të dhunshme. Përkrahësit e opozitës disa herë janë përpjekur të hyjnë në ndërtesat e parlamentit ose të qeverisë në Tiranë ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe pompat e ujit për t?i shpërndarë.
?Tipar i përbashkët i të gjitha këtyre protestave është se njerëzit janë të pakënaqur me regjimet shumëvjeçare dhe të korruptuara, është zemërimi i grumbulluar për vite, në mos për dekada me radhë,” thotë analisti politik malazez Stevo Muk./VOA
Gazetarja Sonila Meço në një postim nmë rrjetet sociale ka p...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Ish deputeti demokrat, Luçiano Boçi në një postim në rrjetet...
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Meksika po ndihmon p...
Në qershor Shqipëria do të mësojë nëse Bashkimi Evropian do ...
Në Greqinë veriore, emigrantë të shumtë vazhdojnë të qëndroj...
Ish deputeti socialist, aktualisht kreu i partisë Zgjidhje, ...
Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima , i qenë prezent në ...
Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Dur...
Për ditë e më shumë po shtohen zërat që kërkojnë ndryshimin ...
Një operacion Forcave të Armatosura për zbulimin e predhave ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ...
Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili është deleguar...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Gjonomadh ...
Partia Demokratike në një njoftim të shpërndarë për mediat k...
Nga Gentian Gaba-Në një Shqipëri ku Parlamenti mblidhet i rr...
Avokat Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka bërë...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Dikur asnjë nuk fliste për to, por i bënin fshehtas dhe nuk ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...