web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aeroporti i Kukësit/ Balluku: Opozita hedh baltë mbi çdo punë të mirë

6 Prill 2019, 15:10, Aktualitet CNA

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas akuzave të bëra nga përfaqsues të opozitës për aeroportin e Kukësit.

Sipas Ballukut, opozita hedh baltë mbi çdo punë të mirë që bën qeveria.

Më tej Balluku shkruan se aeroporti i Kukësit për 24 muaj do të jetë gati.

?Baltë mbi çdo punë të mirë, çdo projekt që gjeneron punësim e mirëqënie për çdo shqiptar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit është realitet. Punimet civile do të zgjasin 12 muaj dhe dorëzimi për operim 24 muaj. Kush e ka të paqartë këtë? Askush, thjeshtë pak baltë edhe për sot?,-shkruan Balluku./CNA.al





Lajmet e fundit nga