Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Nga Gentian Gaba
-Në një Shqipëri ku Parlamenti mblidhet i rrethuar me forca policie dhe tela me gjemba; ku kryeministri udhëton drejt tubimeve anti-opozitare me helikopterë, për të shmangur protestat, lajmet e bujshme kalojnë pa ndonjë hata të madhe.
Inflaksionim i lajmeve të këqija e ka shndërruar opinioni publik në një masë pësuese dhe rrallë herë reaguese. Ky fenomen quhet ?shifting baselines?, në shqip mund të përkthehet ?spostim i kufijve?. Termi përdoret në psikologjinë sociale për të përshkruar mënyrën sipas së cilës gradualisht dhe pa kuptuar, perceptimi ynë përshtatet në periudha të ndryshme kohore. Është një mekanizëm mbrojtës në funksion të ruajtjes së normalitetit psikik të individit. Sigurisht na shpëton nga dëshpërimi përballë abuzimeve; por gjithashtu është shumë i dëmshëm në raportin e individit me pushtetin, pasi prodhon qytetarë të bindur ndaj çdo abuzimi.
Një kut për të kuptuar përshtatjen e qytetarëve ndaj kufijve të reja të abuzimit me gjënë publike, është raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit sipas të cilit, në vitin 2018, parregullsitë financiare dhe dëmi ekonomik i institucioneve shqiptare kap shumën e 1.7 miliard euro. Një shifër gjigante krahasuar me ekonominë tonë liliputiane. Për të cilën, çdo njëri me pak fantazi, mund të rrok më së miri tërësinë e gjërave që mund të zhvilloheshin, nëse kjo shumë marramendëse do të përdorej në dobi të interesit publik.
Mirëpo ky krim ekonomik duket se nuk po shqetëson asfare. Sikurse fare pak qeder shkaktoi edhe raporti vjetor që Departamenti Amerikan i Shtetit dorëzoi të enjten e shkuar në Kongres, mbi strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. Ku në pjesën për Shqipërinë, ndër të tjera, DASH theksonte se korrupsioni është shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Nëse nga njëra anë flegmatizmi qytetar ndaj këtyre lajmeve tregon nivelet e reja të durimit karshi një pushteti të korruptuar në mënyrë absolute, nga ana tjetër rrëzon në mënyrë të qashtër retorikën e 2017-ës, atë të ?timonit? dhe ?tepsisë? me të cilën kryeministri ende shpërrallon nëpër Shqipëri.
Atëmot tepsia dhe timoni hynë në përdorimin ligjërimor për të zëvendësuar mungesën e bilancit dhe alternativave, ndërsa sot, me të dhënat e mësipërme, janë provat më flagrante për fajet e Ramës dhe ?Rilindjes?.
Ai që kërkoi timonin i vetëm, për të ?mos pasur njëri në prerë?, pasi sipas tij aleatët e kishin bllokuar në katërvjeçarin e parë; dhe premtoi se i vetëm në timon do të kishte çuar për skrap tepsinë, duke nënkuptuar korrupsioni që buron nga ndarje e pushtetit brenda koalicionit, është sot përgjegjës i vetëm për raportet e DASH-it dhe KLSH-së.
Nuk ka asnjë alibi, nuk ka asnjë justifikim, nuk ka koka turku për t?u sakrifikuar kundruall mëkateve të njëshit dhe zerove që ka nga mbrapa. Ka vetëm një çetë të drejtuar nga kryeministri që vepron nën ethet e genit të babëzisë. Një instinkt i rrënjosur thellë në ADN-në e politikës sonë, por që makutëria e një pushteti pa kontroll dhe balanca e çoi në oktavën më të lartë.
Një plaçkitje e paprecedentë që sot përpiqet ta kamuflojë me batuta dhe atlete. Anipse janë gjetje që nuk mund të mbajnë gjatë, pasi daullet e luftës politike tashmë gjëmojnë rreth tij, dhe raportet që terratisin qeverisjen janë barut për dyfekët e opozitës. Këtë të fundit Rama është zotuar se do të çoj për skrap. Veçse me sondazhet që opozitën e konfirmojnë shumicë dhe mazhorancën pakicë, duket se e vetmja gjë që rrezikon të çoj për skrap është Shqipëria. Një arsye e mirë për ta ndalur përpara se të jetë tepër vonë.
Avokat Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka bërë...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Dikur asnjë nuk fliste për to, por i bënin fshehtas dhe nuk ...
Rrëfimet e një gruaje për një jetë të mundimshme: Unë kam hy...
Rehabilitohet ambulanca e Kaninës, në Vlorë, duke garantuar ...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar...
Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka publikuar së...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se paska edhe ...
Ish-kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ed...
13 persona janë proceduar penalisht nga policia, pas protest...
Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për...
BE vërtet aktualisht është shumë e mbingarkuar, por nuk duhe...
Sipas Annessa Chumbley- t, konsulente ushqimore e specializu...
Dyshja më e famshme e televizionit Chrissy Teigen dhe John L...
Kylie Jenner dhe Jordyn Woods janë përsëri shoqe dhe ka dësh...
Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon që trupat e gjeneralit re...
Në fillim të vitit 2015, Artan Madani nga Durrësi është tran...
“Astro Sexy Parade” na tregon katër shenjat që do të jenë me...
Kryeministri Rama së bashku me ministren e Infratrukturës dh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...