Emigrantët në kufi/ Paloka zbulon arsyet pse duan të vijnë në Shqipëri
Ish nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka në një postim në rrje...
Drejtor për Euroazinë në ?Zërin e Amerikës?, Elez Biberaj gjatë fjalës së tij në në ceremoninë 110 të gazetës ?Dielli? ka kritikuar kryeministrin e Edi Rama dhe qeverinë e tij.
Sipas Biberajt Rama qeveris i pasfiduar pas zgjedhjeve të vitit 2017 por sundimi i tij është dënmtuar nga qeverisja e dobët dhe korrupsioni.
Biberaj thekson se Rama është përpjekur të ta forcojë pushtetin e tij duke minuar institucionet e pavarura, duke sulmuar gazetarët dhe mediat.
?Pas fitores me një shumicë dërmuese në zgjedhjet e vitit 2017, Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik, dhe stili i tij i udhëheqjes ka krijuar shumë kundërshtarë.
Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqes të tjërë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën.
Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.
Shtypi është bërë më pak i lirë dhe i pavarur. Kryeministri ka sfiduar në mënyrë të vazhdueshme vetë parimin e një shtypi të pavarur, duke krijuar median e tij televizive në internet, ERTV. Ai i ka goditur në mënyrë të vazhdueshme mediat, duke përdorur një retorikë gjithnjë e më agresive dhe kërcënuese dhe duke i karakterizuar ato si ?kazan.? Sulmet e tij të fundit ndaj Zërit të Amerikës pas transmetimit të një raporti mbi bashkëpunimin mes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe grupeve të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ishin jashtëzakonisht befasuese në ashpërsinë e tyre.
Shumë gazetarë, të pambrojtur ndaj trysnisë politike dhe ekonomike, praktikojnë auto-censurën dhe shmangin mbulimin e temave tabu. Është shqetësuese që në vitin 2019, shqiptarët duhet të mbështeten tek mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme.
Rama ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupe të krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Pa as më të voglin shqetësim, ai u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave?,-u shpreh Biberaj.
Biberaj ka folur edhe për raportin e DASH i cili e renditi Shqipërinë si një vend ku kryhet pastrim i madh parash.
?Raporti i Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve për vitin 2019, botuar në mars, e identifikon Shqipërinë si një vend tranzit kyç për shpërndarjen e narkotikëve dhe ?një bazë operacionesh për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.? Raporti e rendit Shqipërinë si një vend ku kryhet pastrim i madh parash duke shtuar se ?korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe ushqen një mjedis në të cilin trafikantët e drogës përgjithësisht janë në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar.? Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga ?korrupsioni i përhapur.?
Në këtë kontekst, opozita e drejtuar nga Partia Demokratike vendosi në muajin shkurt (2019) të largohej nga parlamenti. Ky hap i paprecedentë e futi Shqipërinë në një gjendje tensionesh të shtuara, që rrezikon shpërthimin e dhunës, shkatërrimin e qeverisjes dhe shtyrjen e integrimit në BE. Rama nuk i ka pranuar kërkesat e udhëheqësit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen dhe për të krijuar një qeveri teknike, duke i cilësuar ato si thjesht përpjekje për të marrë pushtetin në tavolinë. Megjithë urgjencën e situatës, Kryeministri nuk ka bërë përpjekje serioze për të hyrë në dialog me opozitën?,-tha Biberaj./CNA.al
Ish nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka në një postim në rrje...
Një shqiptar është përfshirë në një aksident në zonën e Mare...
Lulzim Basha duket se është kompleksuar nga propozimi i depu...
Pas zërave në mediat sociale për hapjen e kufirit të Greqisë...
Personazhi i dytë i ftuar në emisionin “Thumb” ka qenë akto...
Këngëtarja shqiptare shumë e dashur nga publiku Anxhela Peri...
Gjithçka filloi me një video të postuar në mediat sociale: n...
Gazetarja Sonila Meço në një postim nmë rrjetet sociale ka p...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Ish deputeti demokrat, Luçiano Boçi në një postim në rrjetet...
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Meksika po ndihmon p...
Në qershor Shqipëria do të mësojë nëse Bashkimi Evropian do ...
Në Greqinë veriore, emigrantë të shumtë vazhdojnë të qëndroj...
Ish deputeti socialist, aktualisht kreu i partisë Zgjidhje, ...
Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima , i qenë prezent në ...
Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Dur...
Për ditë e më shumë po shtohen zërat që kërkojnë ndryshimin ...
Një operacion Forcave të Armatosura për zbulimin e predhave ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ...
Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili është deleguar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...