web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i Ravik Gurrës/ Shoqata e Avokatëve fajëson gjyqtarët dhe prokurorët

23 Mars 2019, 14:51, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Elbasanit, ku u ekzekutua avokati i Emiliano Shullazit, Ravik Gurra.

Avokat Saimir Vishaj në një postim në rrjetet sociale ka i ka shprehur ngushëllimet familjes në emër të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.

Sipas, Vishajt të jesh avokat është profesion i vështirë të mbrosh të drejtat proceduriale të të dyshuarve.

Më tej avokat vishaj shkruan se ata nuk mbrojnë krimin port ë drejtat e të pandehurve dhe sipas tij, avokatët po kalojnë situata të vështira për shkak të vendimarrjeve të gabuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

?Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së kolegut të vrarë mbrëmë në qytetin e Elbasanit.

Të jesh Avokate Penalistë është profesion I vështirë si të mbrosh të drejtat proceduriale të autorëve të dyshuar të veprave penale por edhe të mbrosh viktimën në procesin penal ..

Avokatët nuk mbrojnë krimin por të drejtat që parashikohen nga karta e të drejtave si të Pandehurëve por edhe të viktimave .

Sot avokatët po kalojne situata të vështira për shkak të shumë vendimarjeve të gabuar të gjyqtarëve apo prokurorëve të “trembur” nga Vettingu ..?,-shkruan Vishaj./CNA.al

Tronditet Elbasani/ Ekzekutohet me armë zjarri një person

Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Identifikohet viktima

Foto/ Kush është viktima e atentatit në Elbasan





Lajmet e fundit nga