Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Indrit Hoxha
* Edhe pak dhe Tirana e vjetër tretet përfundimisht. Tek ? tuk nëpër ndonjë lokal a facebook do të shohim foto të vjetra, të zverdhura nga koha, të zejtarëve dhe blerësve me qeleshe e brekushe, urën e Tabakëve, Kursalin, pazarin e vjetër, fillimin e ndërtimeve në bulevardin Dëshmorët e Kombit e ndonjë gjë tjetër nga ajo kohë.
Asgjësimi i Tiranës ka për autor një mjeshtër të madh, të quajtur Edi Rama. Për 11 vjet ai punoi sistematikisht për këtë projekt. Natyrisht natyra pragmatiste shqiptare u mrekullua nga ?heroi? që i rriti vlerën tokës dhe ktheu qerpiçin në beton. Në mes të viteve 2000 kishte plot tironc që ta përplasnin në sy: ?Vallahi mo, jina demokrat e votojm për Salën, po për bashkin? vallahi ia japim Ramës se i dha vlerë shpijave ene tokës ton? ?
E ia filloi buldozeri duke rrënuar avlli e shtëpi, u hapën gropa e themele e hodhën shtat lloj lloj monstrash, ca me projekt ca me tamina, një me drejtim lindje ? perëndim fqinji Jug-lindje ?veriperëndim, njëri 5 katësh me 5 të tjera shtesë e pafundësisht shpikje e modifikime, pas të cilave, në vetëm një dhjetëvjeçar, Tirana humbi kuptimin e një qyteti të jetueshëm e u kthye në një fjetinë të madhe ku as për të luajtur me peta fëmijët nuk ka më vend.
Por ?ëndrra vazhdon?. Tashmë kemi delfinin e Ramës në vendin që më herët e mbante kryeministri i sotëm. Quhet Erion Veliaj. Është në atë vend vetëm se i ka shërbyer me zell Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Në një intervistë të ca muajve më parë në Vizion Plus u shpreh krenar që është një nga njerëzit e Sorosit. I shërbeu Ramës me Mjaftin kundër Nanos. Më pas iu ngjit e i shërbeu si jeniçer kundër Berishës dhe çdo kundërshtari tjetër, duke i denomstruar nënshtrim total dhe bindje të verbër.
Për këto arsye Erion Veliaj është sot Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në terma konkret është sekretari i Edi Ramës në bashkinë e Tiranës. Po e administron këtë institucion pikë për pikë si idhulli i tij dikur. Qesharak por e nisi me lyerje fasadash, njëlloj si Rama. Madje tek Shallvaret iu kthye për së dyti. Nuk le rast pa dalë me garuzhde në dorë e përparëse gatimi duke shpërndarë supë e kotoleta në sebepe lokale, ditë botërore a festa kombëtare, për të prodhuar për veten imazhin e paraardhësit: PUNON!
Për fatin e tij të mirë , tek një pjesë e elektoratit ia ka dalë ta mbjellë këtë imazh. Për shumicën e shqiptarëve që i presin drutë shkurt, e mira dhe e keqja vjen nga qeveria e madhe. Edhe ku bllokohet trafiku, edhe kur rritet çmimi i ujit, edhe kur bëhet çdo rrugicë parkim me para, ??qeveria!? ?thonë. Pra një pjesë të mirë të kusureve ia ka hequr Rama me rilindjen në qeveri. Lali, (kështu tallet nëpër Shqipëri për shkak se , për t?u dukur sa më popullor e intim me këdo që takonte pa dallim, i thoshte ?Si je lal??) me një makineri propagande të kontrolluar me rreptësi dhe kujdes të jashtëzakonshëm deri më sot ka bërë që të mos merret njeri me humnerën që pa prodhuar pas fasadës.
SEPSE PUSHTETI VENDOR NUK ËSHTË BOJË E ZIFT!
Po vijnë gurë nga gjithë Shqipëria për sheshin Skënderbej. Po vijnë pemë e shkurre nga anekënd mëmëdheut për në atë shesh? Po kujt po i plas shumë? Se mos e ka të shkruar në ballë guri që vjen ? ta zemë ? nga guroret e Taulantit në Librazhd a nga tjetërkund. Kush ka pyetur ndonjëherë se ku po shkel kur kalon në një rrugë a shesh të vendit tonë apo të botës? Natyrisht që këto fishekzjarret hidhen që të mos bjerë në sy shpenzimi prej miliona eurosh, ndërkohë që bashkia e Tiranës nuk është as ai shesh as qyteti i Tiranës, por një popullsi gati milionëshe nga malësitë pas Dajtit deri në Pezë, nga Elbasani në Fushë Krujë, me Kombinatin qytet më vete, Laprakën po ashtu, dhe gjithë zhvillimin e ndryshimet që kanë pësuar rrethinat si Farka, Kashari etj.
Tirana është një nga qytetet më të ndotura në Shqipëri. Pluhur, mungesë pastërtie dhe probleme me plehrat, tym e gazra e ajër me cilësi të dobët, për të cilat alternativa e Lalit është?të heqim makinat! Në në një metropol, në mijëvjeçarin e tretë pas Krishtit , një kryetar bashkie, pa asnjë alternativë tjetër veç arbitraritetit, lufton të shkurajojë qytetarët që të përdorin makinë!?
Transportin publik, që vetvetiu do ta kish zbrazur vetvetiu Tiranën nga veturat, e ka për faqe të zezë. Po ashtu, biçikletat , përveç fasadës me ca copa korsish aty ? këtu, nuk kanë infrastrukturë për të qenë i motivuar njeriu të dalë me të.
Tirana ka tre sisteme ujësjellësi dhe tiranasit vuajnë për ujë. Sistemi i parë është ai i ndërtuar nga diktatura shtatëdhjetë e ca vite më parë, i çarë e çpuar për qejf nga shqiptarët në çerek shekullin e fundit . Çdo pallat, shtëpi, qendër biznesi e re që është çelur, është shoqëruar me hapje grope, çarje tubacioni, ngjitje bërrylash dhe mbulim me dhe. Sistemi i dytë i ujësjellësit është ai që çdo familje pa përjashtim, ka bërë me shpenzimet e veta. Secili ka blerë ca metra tup, nga një pompë nga të paktën një depozitë zinku, të paktën 100 litërshe dhe këtë sistem e ka lidhur me sistemin e vjetër. Kur lëshohet uji në Selitë a Bovillë, pompat familjare vihen në lëvizje, duke shpenzuar miliona kilovat energji, e çojnë ujin përpjetë nëpër taraca , që pastaj ky ujë të rrjedhë lirshëm nëpër rubineta. Ndërsa sistemi i tretë është ai me bidonë që blihet në pazar, se ky i çesmës nuk pihet, për shkak se është i ndotur që në tubat antikë nën tokë deri tek depozitat e mbushura me llum. Ky kryetar bashkie që kemi nuk e ka një zgjidhje për këtë hall të madh.
Tirana nuk është as rrugët e as muret por njerëzit. Këtu lindin e rriten fëmijë, mësojnë e punojnë, vijnë e shkojnë nga gjithë vendi e bota njerëz, hanë e pijnë, bëjnë nevoja personale, sëmuren e vdesin. Për lehtësimin e këtij komuniteti dhe për zgjidhjen e këtyre halleve e ka shpikur njerëzimi modern kryetarin e bashkisë. Jo për të bërë ?nga një punë çdo ditë?. Një mandat katërvjeçar ka 1460 ditë. Tirana ka njëmijë herë më shumë banorë. Mund të bësh edhe një punë të vetme në katër vjet, por që zgjidh për një periudhë shumë të gjatë një a disa halle të mëdha të komunitetit. Nëse në 4 vite do të kish vendosur të zgjidhte ? ta zemë ? problemin e ujit të pijshëm, për dekada me rradhë jeta e metropolit do të kish pësuar ndryshim cilësor e po ashtu edhe ekonomia e çdo familje, që llogaritet se vetëm me ujin e blerë në shishe harxhon mesatarisht 1500 lekë , përveç faturës që paguan për atë çka vjen në rrubinet.
Le të kthehemi edhe një herë tek njeriu-fasadë, fansi më i zellshëm i Edi Ramës. Sot që ai drejton bashkinë lejet e ndërtimit vazhdojnë kafshojnë çdo metër oborr e dhe të mbetur bosh, duke e futur edhe më thellë në kolaps këtë qytet i cili që tani ka humbur kuptimin si i tillë. Objektivi i vetëm i këtij njeriu është të presë me durim sa Edi t?i lirojë dikur vendin. Deri atëhere ka shumë bojë për të lyer e lustruar në rradhë të parë kryetarin e dashur e ç?mbetet edhe fasadat.
Antar i Keshillit Kombetar te PD
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijon...
GaforrjaTë lindurit nën shenjën e Gaforres ndjehen gjithnjë...
Nga aktori Gaz Paja deri tek zëvendësministrat janë listuar ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bard...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë p...
ReciprocitetKjo ndjesi është një nga më të rëndësishmet në n...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me v...
Autoritetet kompetente të Blegjikës kanë refuzuar kërkesën e...
Është mbledhur sot Kongresi i Partisë Socialiste, ku u zyrta...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha është larguar sëri...
Kryeministri Edi Rama ka folur në pjesën e dytë të punimeve ...
Pas ftesës së kryeministrit Rama për të miratuar Reformën Zg...
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë...
Kryeministri Edi Rama nuk hq dorë nga sulmi ndaj mediave.Edh...
Gjatë fjalës së tij, në Kongresin e PS-së, pasi i bëri ofert...
Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-se, kryeministri Edi R...
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e Presidentit ...
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka reaguar pas ish-kryeministr...
Kryeministri Rama ka qënë mjaft i ashpër në drejtim të opozi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...