web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pazare me deputetët e rinj/ Elmaz Sherifi zbardh prapaskenat

19 Mars 2019, 15:58, Aktualitet CNA

Ish-ministri dhe ish-deputeti socialist, Elmaz Sherifi ka komentuar situatën politike në vend, duke e vënë theksin se deputetët e Opozitës së Re.

Sherifi ka shenjëstruar deputeti Lefter Maliqi, duke u rikthyer pas në kohëm , në fushatën zgjedhore të vitit 2017.

Në atë kohë, sipas Sherifit,  Rama ka thënë se Maliqi  ishte në listën e PD në Berat dhe u largua se po bënte fushatë për PS.

?E tha vetë Rama? ! E çuditshme tha Rama në fushatën elektorale të 2017 në Berat. Lefteri ishte në listën e PD në Berat, u largua dhe po bën fushatë për PS”, shkruan Sherifi në rrjetet sociale.

Ish-deputeti socialist ka shkuar edhe më tej duke thënë me ironi se kjo  është opozita e re që do miratojë reformën zgjedhore dhe do të zyrtarizohet hapja e negociatave me BE.

Sipas tij, nëse kjo do të ndodhë, Rama meriton çmimin nobel në politikë.

“Maliqi tani është deputet dhe pretendon se është përfaqësues i elektoratit të PD.

E përshëndeti edhe Ahmeti për guximin dhe angazhimin e tij, se i ulur te vendi i kryetarit të PD në parlament, do udhëheq demokratët që ta heq edhe si kryetar.

Kjo është opozita e re që do miratojë reformën zgjedhore dhe do të zyrtarizohet hapja e negociatave me BE.

Nëse kjo do të ndodh Rama meriton çmimin Nobel në politikë. E përshëndes. Po a do ketë zgjedhje vendore?”, ka shtruar pyetjen Sherifi./CNA.al





Lajmet e fundit nga