web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tension para Palarmentit/ Basha akuza të rënda Policisë

16 Mars 2019, 13:03, Aktualitet CNA

Situata është tensionuar para Parlamentit, ndërkohë që drejtuesit e Opozitës kanë qenë larg përplasjes së protestuesve me Policinë. Kjo e fundit për të mos lejuar hyrjen e protestuesve në Kuvend, i ka shpërndarë ata me gaz lotsjellës dhe ujë. Kreu i PD -së Lulzim Basha ka akuzuar Policinnë se është në shërbim të kriminelëve.
“Protesta është jetike për të sjellë votën e lirë. Do të jemi kudo me protesta. Nuk ka parlament, shtetin e ka kapur  krimi i organizuar. Nuk ka shtet me padrejtësi”, ka thënë Basha.
Ndërkaq, disa protestuesit që kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit./CNA.al





Lajmet e fundit nga