web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

16 Mars 2019, 09:58, Aktualitet CNA

Neimi i Labinotit, i cili njihet si Henri Çili i UET e ka dredhur sërish. Dje ai ka folur për herë të parë pas gjashtë vitesh ashpër ndaj qeverisë Rama, duke nxjerrë dhe disa çështje.

Çuni nga fushë Labinoti i Elbasanit me emër të ndryshuar, dikur ushtar i Berishës, që kërkonte mandatin e tij të tretë, më pas instrument i Lulzim Bashës, shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe shpesh si reformator.

Foli pro Ramës dhe mbështeti ligjin e Arsimit të Lartë, por sot duket i pakënaqur nga qeveria. Neimi i Labinotit ka renditur pikat kryesore sipas tij kundër qeverisë, duke u shfaqur pasi ishte “zhdukur” disa kohë. Ai shpesh gjen momentet e duhura për të dalë në opinionin publik, për ta dredhur sa andej këndej.

Pedagogu Henri Çili i ftuar në ?Ekopolitikë? në Ora Neës, rendit pesë faktorët që kanë goditur lirinë ekonomike në vend.

?Liria ekonomike në Shqipëri në këto 5-6 vite është goditur njëkohësisht në 5 drejtime njëkohësisht.

Fillimisht me taksën progresive.

Pse ka kaq shumë emigracion? Sepse paguhen kaq shumë taksa.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ka një presion të madh për formalizim, kjo ka një kosto më vete. Kemi një administratë tërësisht të papërgjegjshme dhe të korruptuar dhe inefiçente.

Ky është rreziku i tretë për këllqet e dobëta të ekonomisë. Sektori shtetëror po shtohen.

Rishtetëzohet CEZ-i. Nuk ka asnjë privatizim në këto 5-6 vite.

Dhe për t?i dhënë dermën, gjë që e ka vënë re BE-ja, pothuajse prishet fare koncepti i garës me koncesione të pa kërkuara, garë të drejtpërdrejtë.

Cila ekonomi do t?i përballonte këto të 5-ta sulme njëkohësisht mbi lirinë ekonomike?

Ka një keqkuptim në lidhje me oligarkët.

Në Shqipëri janë zhvilluar disa ndërmarrje paksa hajdutçe.

Jo se tregu i shërbimit publik nuk duhet të ekzistojë, por duhet të jenë në formën më korrekte që të sigurohet një produkt sa më cilësor.?-tha Henri Çili./CNA.al





Lajmet e fundit nga