web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Vijon marshimi i qytetarëve/ Çfarë po ndodh në protestën e opozitës

16 Mars 2019, 11:55, Aktualitet CNA

Prej orës 11:00 të paradites së sotme, ashtu sikurse ishte paralajmëruar, opozita po proteston para Kryeministrisë.

Por, ndërkohë ndryshe nga protestat e tjera, sot ka pasur edhe një ?surprizë?.

Pas thirrjes së ish-deputetit të PD-së, Flamur Noka, protestuesit kanë marshurar tre herë rreth Kryeministrisë, duke e rrethuar në mënyrë simbolike.

Ndërkohë, pas rrethimit të Kryeministrisë, ka qënë sërish ish-deputeti Noka që ka bërë thirrje që të vijojë marshimi dhe të ndiqet kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Marshimi ka vijuar drejt Ministrisë së Brendshme, për të vijuar më pas edhe drejt parlamentit.

Opozita ka zgjedhur marshimin dhe rrethimin e institucioneve, si një mesazh apo simbolikë për të treguar se ato janë të kapura./ CNA.al





Lajmet e fundit nga