Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, ka komentuar situatën politike në Shqipëri.
Në një interviste të dhënë për DW, Roth, i pyetur se si komenton akuzat e Opozitës ndaj Qeverisë, ka thënë, se shteti i së drejtës nuk mund të anashkalohet duke ndalur punën në parlament.
“Akuza duhet të bëhen me anë të institucioneve të shtetit të së drejtës. Si mund të bëhen ndryshe? Shteti i së drejtës nuk mund të anashkalohet duke ndalur punën në parlament. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë”, ka thënë ai.
Sipas tij konflikte të tilla kanë një efekt paralizues, në lidhje me negociatat, sepse ato gjithashtu prodhojnë tituj negativë në media.
“Nga ana tjetër, reformat mund të fillojnë vetëm nëse vendosen në parlament”, është shprehur më tej ai
Gjithashtu, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth ka folur dhe për përshtypjet që ka për Ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, pas takimit që ka pasur me të në Berlin.
” Fitova një përshtypje pozitive për kolegun e ri. Ai është një politikan shumë profesional dhe shumë kompentent në biseda. Bëra të qartë edhe një herë se edhe ne i vlerësojmë përpjekjet e deritanishme për reforma. Sidomos në reformën e gjyqësorit”, është shprehur Roth.
Intervista e plotë
Deutsche Ëelle: Ministër i Shtetit Roth, ju u takuat për herë të parë me Z. Cakaj, në rolin e tij si ministër i jashtëm i Shqipërisë në detyrë. Cilat ishin përshtypjet tuaja?
Fitova një përshtypje pozitive për kolegun e ri. Ai është një politikan shumë profesional dhe shumë kompentent në biseda. Bëra të qartë edhe një herë se edhe ne i vlerësojmë përpjekjet e deritanishme për reforma. Sidomos në reformën e gjyqësorit. Vettingu është një model unik për pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë nga korrupsioni. Bëra edhe njëherë të qartë se nevojiten reforma të mëtejshme, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që reformat duhet t?i komunikohen mirë publikut evropian. Folëm edhe për politikën e brendshme. Polarizimi ndërmjet opozitës dhe qeverisë nuk është një fenomen shqiptar, por e konstatojmë me keqardhje edhe në shumë vende të tjera në tranzicion.
E konsiderojmë të papërgjegjshëm bojkotin e parlamentit nga partitë opozitare. Sepse nuk është vetëm bojkot kundër parlamentit ose i qeverisë, por edhe ndaj demokracisë. Parlamenti është vendi, ku duhet bërë debati. Kam frikë se atmosfera është helmuar aq shumë sa që nuk do të ketë më dialog mes partive të opozitës dhe qeverisë, edhe pse ky dialog është shumë i nevojshëm.
Biseduam edhe për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, dhe e bëra edhe njëherë të qartë se Qeveria Federale e hedh poshtë mundësinë e shkëmbimeve territoriale si një opcion tejet të rrezikshëm.
Opozita akuzon qeverinë se i ka blerë votat në zgjedhjet e mëparshme, prandaj e quan parlamentin jolegjitim. Cili është qëndrimi juaj këtu?
Akuza duhet të bëhen me anë të institucioneve të shtetit të së drejtës. Si mund të bëhen ndryshe? Shteti i së drejtës nuk mund të anashkalohet duke ndalur punën në parlament. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë.
A e rrezikon gjendja aktuale në Shqipëri çeljen e negociatave me të anëtarësimit në BE?
Unë do të dëshiroja që, edhe nëse grindja është nevojshme, të mos dilet nga tema. Debati është eliksir i një demokracie të gjallë. Por është e rëndësishme që të ketë mirëkuptim thelbësor në disa çështje, pavarësisht se kush është në opozitë e kush në qeveri. Aty përfshihen çështjet kushtetuese, çështjet zgjedhore dhe për mua, çështjet e afrimit me BE. Këto çështje duhet të mbështeten nga një konsensus i gjerë politik. Dhe sigurisht, konflikte të tilla kanë një efekt paralizues, sepse ato gjithashtu prodhojnë tituj negativë në media. Nga ana tjetër, reformat mund të fillojnë vetëm nëse vendosen në parlament.
Qarkullojnë fjalë se Maqedonia e Veriut mund ta merrte dritën jeshile për bisedimet, por jo Shqipëria. I keni dëgjuar edhe ju këto përsiatje?
Jo, këtë nuk e kam dëgjuar ende. Por këtu procedura është shumë e qartë: raporti i progresit të Komisionit Evropian do të publikohet më 29 maj. Vitin e kaluar, në qershor, ne e shqyrtuam çështjen e anëtarësimit në BE me shumë dashamirësi si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut. Por nuk do të ketë automatizma. Vendimi ynë do të bazohet te raporti i Komisionit. Në rastin e Gjermanisë fjalën e fundit e ka Bundestagu.
Pra, gjithçka është e hapur?
Gjithçka është e hapur. Është ende në proces. Në muajt e ardhshëm mund të vazhdohet me reforma të rëndësishme. Sa më shumë reforma që të ketë në në muajt e ardhshëm dhe sa më shumë parti të marrin pjesë në to, aq më e dobishme është kjo për vendimin pozitiv. /DW
Këpucët me majë apo ato me majë rrumbullake kanë ndenjur shu...
Kompozitori Limoz Dizdari, gjatë fjalës së tij në Tryezën e ...
Ndihmon në rritjen e flokëveNëse flokët e tu janë të mbushu...
Grupi i Këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tir...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka organizuar s...
Të lindurit nën shenjën e Ujorit janë shumë tolerantë dhe a...
Biznesmeni Ervin Mata, një prej personave të përfshirë në ko...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka organizuar s...
Kryeministri Rama ndodhet në qytetin e Elbasanit, kryeqendra...
Policia ka njoftuar sot se ka shkatërruar një grup kriminal ...
Nëse pyesni në çdo salon për ngjyrat e momentit do t’ju thon...
GaforrjaJe shumë e dhënë pas këtyre marrëdhënieve, pasi bazo...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka zbuluar s...
Në vijim të operacionit të koduar “MARANAJ”, policia ka bërë...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar...
Rritje e presionit të gjakutKy mund të jetë fillimi i një ci...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Një sasi prej 9 kg e 650 gramë kanabis të fshehur në gomën ...
Dashi është një shenjë zjarri, ata janë të pavarur ambiciozë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...