Foto ekskluzive/ Basha arratiset sërish në Hollandë
Kreu i PD-së Lulzim Basha është fotografuar mesditën e sotme...
Edhe sot ndërkombëtarët i kanë përplasur opozitës në fytyrë akuzën se po bëhet pengesë për integrimin e vendit. Me gojën e drejtorit të saj për zgjerimin, Christian Danielsson, BE ka përsëritur qëndrimet e ashpra ndaj djegjes së mandateve, duke e quajtur këtë akt një kurth për përparimin e Shqipërisë drejt Europës.
Ky mesazh, tashmë i stërthënë, është pjesë e një pakete që diplomatët perendimorë po i?a përcjellin ish deputetëve, gazetarëve (përfshirë edhe Lapsi.al) dhe opinionbërësve të ndryshëm, duke pretenduar se situata e tanishme do të pengojë hapjen e negociatave të cilat realisht janë shumë pranë.
Këshilla e tyre duket në thelb racionale dhe e ftohtë. Ne e dimë që vendi ka probleme, ne i kemi artikuluar vetë shqetësimet për krimin, drogën, pushtetin e oligarkëve dhe ekonominë pa konkurencë, por duke qenë të ndërgjegjshëm për të gjitha këto, sërish mendojmë se për shqiptarët, është më e mirë rruga që ofron BE, ajo e përmirsimit të ngadaltë, hap pas hapi, nën monitorimin sa më prezent të Brukselit.
Më këtë ofertë sa miqësore dhe po aq kërcënuese ata po vendosin në cep të ringut të gjithëkënd që mbron obsionin e daljes nga parlamenti, duke i akuzuar se janë përgjegjës për arratisjen e Shqipërisë në drejtim të paditur, jashtë mbikqyrjes europiane që siguron hapja e negociatave në qershorin e ardhshëm.
Pa i hyrë anekdodës nëse janë hapur apo jo realisht negociatat, se ne këtu në Tiranë e kemi festuar njëherë caktimin e datës dhe startin e tyre, ka një problem edhe më serioz: A duhet të kompleksohen opozitarët dhe mbështetësit e aksionit të tyre nga tregimi me gisht si delja e zëzë që ka bllokuar rrugën e vendit drejt BE-së?
Përgjigjja është e thjeshtë dhe e prerë: aspak.
Sepse oferta, mbyllni sytë për një çast, kaloni njëherë qershorin dhe pastaj do të keni më tepër garanci se edhe një pushtet autoritar si ai i Ramës kufizohet më shumë, nuk përbën një alternativë.
Europa, sa do më përpara nesh që të jetë, ka treguar edhe brenda saj se nuk i ka instrumentat për të kontrolluar rrëshqitjet antidemokratike edhe të shteteve të saj anëtarë, jo më të atyre që aspirojnë të bëhen një ditë.
Shembujt flagrantë të Viktor Orbanit të Hungari, apo ato të partisë të vëllait të mbetur Kazhinski ne Poloni, dhe ajo e Dragneas në Rumani, janë sinjale të forta që tregojnë se beteja kundër demokracisë iliberale zhvillohet më së pari në terrenin që e ka pjellë. Se për të kuruar simptomat e saj nuk është gjetur ilaçi as brenda 27-shes.
Pra mjafton të përmendim shembujt e mësipërm për të mbërritur në përfundimin e thjeshtë se nuk ka asnjë garanci, që afrimi pas qeshorit me BE, përbën edhe një zgjidhje për krizën aktuale.
Prandaj, friksimi dhe kompleksimi me etiketimin ?antieuropian? i të gjithë atyre që po bëjnë betejë me regjimin në Shqipëri, është qesharak. Aq më shumë i tillë ngjan propozimi, për një pakt qetësie deri në verë, pa dhënë garanci se çdo të ndodhë më pas.
Pikërisht për këtë me regjimin e Ramës duhet vazhduar beteja edhe me çmimin e shtrenjtë të pritjes në stacionin e trenit të BE. Sepse duke luftuar me të në Tiranë gjendesh shumë më pranë profilit të europianit ideal, sesa duke iu përshtatur atij që ofrojnë burokratët e Brukselit./Lapsi
Kreu i PD-së Lulzim Basha është fotografuar mesditën e sotme...
Ditën e sotme fermerët e Devollit janë mbledhur për të prote...
Ish nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, ka komentuar daljen ...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Në pikën kufitare të Sarandës, në prangat e Policisë ka rën...
Qendra për të Drejtat në Punë (CLR), në bashkëpunim me Qendr...
Mijëra gra dhe vajza ende po luftojnë për të drejtat themelo...
Luigi Soreca, Ambasadori i BE në Shqipëri ka komentuar situa...
Një grup intelektualësh në qytetin e Korçës I kanë nisur një...
“O ethet e luftës për karrige, njërit si iket dhe tjetrit s’...
Blerja e pajisjeve elektro-shtëpiake është një investim i r...
Mamatë e dinë se sa e vështirë mund të jetë jeta kur ke 3, 4...
Ka njerëz që mburren me kujtesën e tyre të fortë, kjo mund t...
Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar mëngjesin ...
Dashi Edhe pse janë persona objektivë, ekstrovertë dhe të dr...
Personat e kësaj shenje thjesht frikësojnë çdokënd. Kur ndje...
Mesditën e sotme një mjek u dhunua për shkak të detyrës në p...
Kejvina Kthella, vajza që u shfaq në ekran krah Ermal Mama...
Prej më shumë se dy javësh, opozita ka deklaruar djegien e m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...