Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Fiks Fare denoncoi një skandal në drejtësi, ku Gjykata e Matit liroi nga burgu një person që ishte kapur me 2 ton hashash.
Emisioni investigativ kishte informacione se i pandehuri Eltion Daçi do të lirohej në sallën e gjyqit dhe për këtë arsye, një grup xhirimi shkuan të ndjekin procesin dhe argumentimin e trupit gjykues. Por, në mënyrë paradoksale, grupi i xhirimit nuk u lejua të merrte pjesë në seancë, pasi një nga policët e burgut mbylli derën dhe nuk lejoi askënd të futej brenda.
Dhe, ashtu siç pritej, personi i arrestuar me 2 ton hashash, Eltion Daçi, u lirua në atë seancë. Për gjykatën, fajtor ishte një person tjetër, Andreja Gjinaj, që kishte vetëm një provë: kishte marrë me qira tokën që u gjet lënda narkotike. Ndërkohë, dëshmitë e tjera në dosje, por edhe përgjimet, tregonin se ?pronari? i lëndës narkotike ishte personi që u lirua, Eltion Daçi.
Fiks Fare siguroi dosjen gjyqësore në ngarkim të Eltion Daçit dhe Andreja Gjinaj. Në dosje thuhet se në datën 2 prill të vitit 2017, në një konstruksion metalik si dhe një tunel të ndodhur në fshatin Rrethe-Baz, Bashkia Mat, janë gjetur 194 thasë me një peshë totale prej 2069.2 kilogramë hashash si dhe një kallashnikov. Prokuroria ka pyetur disa dëshmitarë, ku njëri prej tyre, Halit Daçi, ka shpjeguar se kontenierin i cili ndodhet në tokën e z.Safer Daci e hapte dhe e mbyllte djali i Seferit, i quajtur Eltion Daci sëbashku me punëtorët që merrte. Përsa i përket tunelit ku është gjendur lënda narkotike, ai ka deklaruar se këtë tunel e ka pastruar Eltioni.
Pas aksionit policor, Prokuroria ka vënë në përgjim numrin e telefonit të z.Eltion Daçi, i cili ka komunikuar me bashkëshorten e tij. ?Çfarë dokumentesh ke pasur ti atje që ka dalë emri im, Shpresa Daçi atje? i thotë bashkëshortja në telefon, duke pranuar se kontenieri ku u gjet lënda narkotike ka qenë i Eltionit. Ndërkohë, e motra i thotë se ?krejt gjërat që ke pasur atje i kanë sjellë këtu me maune?. Më vonë, bashkëshortja e pyet në telefon ?atë kontenierin e dinë që është i joti ata??, ndërsa ai i përgjigjet se jo.
Të dy, bisedojnë si duhet të dëshmojë bashkëshortja e Oltionit në polici, nëse oficerët e thërrasin. Në dosje, prokuroria e Metit argumentoi se vepra penale është konsumuar nga i pandehuri Eltion Daçi në bashkëpunim me të pandehurin Andreja Gjinaj. Sipas saj, kjo lëndë narkotike ka qenë e destinuar për shitje. Gjatë deklarimeve, i pandehuri Eltion Daçi tha se ?nuk ka lidhje me veprën penale të ngritur nga prokuroria?.
Pasi siguroi dosjen e plotë, emisioni investigativ ?Fiks Fare? kishte informacione se i arrestuari kryesor, Eltion Daçi, do të lirohej nga salla e gjyqit. Një grup xhirimi shkoi në Gjykatën e Matit për të ndjekur seancën gjyqësore. Fillimisht, gazetarët kontaktuan me kancelaren e gjykatës, e cila komunikoi me kryetarin e trupës gjykuese dhe vendosëm që të merrnim pjesë në këtë seancë. Por, e çuditshmja ka ndodhur gjatë zhvillimit të kësaj seance. Në momentin që kanë ardhur të pandehurit, disa punonjës policie iu afruan dhe i thanë se duhet të largohen nga salla për arsye sigurie. Ata u thanë gazetarëve se duhet të prisnin jashtë dhe sapo të marrë një vendim kryetari i seancës, do i thërrasin. Por, kur kaluan disa minuta, një punonjës policie u stacionua te dera e sallës së gjyqit dhe nuk lejoi gazetarët të futeshin brënda seancës. Pasi tentuan disa herë dhe morën konfirmimin nga punonjësi i policisë së gjykatës që kishin marrë leje, gazetarët komunikojnë me kancelaren. Ajo thotë se ?sigurinë e gjykatës e ka gjykata, jo punonjësit e policisë së burgjeve?.
Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura dhe dera hapet vetëm kur është dhënë vendimi. Punonjësit e policisë nxitojnë të marrin të pandehurit dhe t?i çojnë në Burgun e Burrelit. Në gjithë këtë situatë, Gjykata e Matit shpalli fajtor për 2 ton hashash Andrea Gjinajn, i cili u dënua me 5 vite e gjysmë burg. Ai mori përsipër të gjithë akuzën, madje edhe mbajtjen e një kallashnikovi. Prova e vetme e fajësisë së z.Gjinaj ishte një kontratë qiraje, ku ai kishte marrë me qira tokën ku u gjet lënda narkotike. Prokuroria thotë se për z.Gjinaj, nuk kishte asnjë provë tjetër; dëshmi, përgjim, vëzhgim.
Gazetarët kontaktojnë me avokatin e të pandehurve, duke e pyetur nëse gjyqtari mori ndonjë vendim për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura. ?Jo, fare. Ata nuk dinin gjë fare. Ai mendonte mos keni ikur? thotë avokati. Pas kësaj situate, gazetarët kontaktojnë me kryetarin e Gjykatës së Matit. ?Para se të bëhet seanca, më vjen kancelarja dhe më thotë se është një gazetar i Top Channel. Merre shoqëroje të ndjekë procesin. Më mbrapa merr vendim kryetari. Mesa di unë, ju jeni futur brenda? thotë ai, ndërsa shton se ?polici është thjesht ekzekutor i një urdhri që jepet nga kryetari i seancës gjyqësore?. Gazetarët kërkojnë të takojnë kryetarin e seancës gjyqësore. Por, ai nuk pranon të japë shpjegime, ndërsa thotë se ?nuk ka urdhëruar ai që gazetarët të dalin jashtë?.
Gazetarët shkojnë të pyesin në Burgun e Burrelit, se i kujt ka qenë urdhri për mos lejimin e gazetarëve në seancë. Burgu i Burrelit tha se ka marrë kontakt vetëm me kryetarin e Gjykatës së Matit, i cili u ka thënë se e ka lejuar grupin e Fiks Fare për të ndjekur seancën. Sipas saj, Burgu i Burrelit ende nuk ka kontaktuar me kryetarin e trupës gjyqësore. Gjithsesi, Drejtoria e Burgut të Burrelit thotë se ka marrë masë vetëm vërejtje për punonjësit e policisë.
PËRGJIMI I DATËS 3 PRILL 2017:
Shpresa Daçi: Çfarë dokumenti kanë gjetur thotë Ana me emrin tim. Çfarë dokumentesh ke pasur ti atje që ka dalë emri im, Shpresa Daçi atje.
Eltion Daçi: Jo moj, do jetë ndonjë libër ndonjë gjë.
Shpresa Daçi: Po ndonjë libër, po atëherë ti kanë futur me qëllim.
Komunikon me të motrën
Ana: Krejt gjërat që ke pasur atje i kanë sjellë këtu me maune. Ça ke pasur ti atje, me gjëna krejt ti kanë sjellë këtu.
Eltion Daçi: Po, mirë po atëherë?
Ana: A s?ke pas dokumente shpie gjë?
Eltion Daçi: Jo, jo.
Ana: A mban mend mirë?
Eltion Daçi: Po, po or pra.
Shpresa Daçi: O Ton, a thua ke pasur letra tek shtëpia?
Eltion Daçi: Eha.
PËRGJIM I DATËS 3 PRILL 2017, ORA 06.57.
Shpresa Daçi: për çfarë dokumenti bëhet fjalë, di gjë ti?
Eltion Daçi: Janë teste o teste. Teste që ia kam pas dhënë atij për të djegë ferra e gjëra.
Shpresa Daçi: Po tani?
Eltion Daçi: Teste kalamajsh. Kurrgjë.
Shpresa Daçi: Atë kontenierin e dinë që është i joti ata?
Eltion Daçi: Jo or ti.
Shpresa Daçi: Jo ëëë?
Eltion Daçi: Jo.
Shpresa Daçi: A thua më marrin dhe mu, më thirrin dhe mu. Çfarë tu them unë të paktën?
Eltion Daçi: S?di gjë fare thuaj. Janë teste fëmijësh, sdi gjë fare thuaj. S?kam qenë asnjëherë, s?di gjë.
Shpresa Daçi: I kam korrigjuar do them. S?di gjë, mund të jetë dhe ndonjë fëmijë që?
PËRGJIM I DATËS 3 PRILL 2017, ORA 09.08
Shpresa Daçi: ka ndonjë të re më?
Eltion Daçi: Jo, jo s?ka të reja më. Janë ato letrat e tuaja, që ke pas testet e kalamajve, gjëra kështu. Se letrat i ka marrë tjetri në kosh të plehrave. I ka dash për vete me djeg na një ferr na një gjë.
Shpresa Daçi: Po mirë. A ke folur me ndonjë njëri tjetër?
Eltion Daçi: Jo, s?kam fol. Po kam fol po s?ka asnji gjë.
Pak minuta më parë në Spitallë të Durrësit një çift të moshu...
Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji i qenë prezent në stud...
Ambasadori Philip Reeker, nga Shkupi, ku po zhvillohet Konfe...
Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi i qenë prezent në em...
Deputeti Lefter Maliqi, i cili pranoi mandatin, në një lidhj...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një post...
Policia e Shtetit ka bërë me dije se në rrugën nacionale Bil...
Kreu i PD-së Lulzim Basha në prononcimin e tij për mediat pa...
Ndryshe nga Edi Rama që kritikët e tij i heq qafe, duke i he...
Disa orë më përpara ish-kryeministri Sali Berisha, në një po...
Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka, në një postim në rrjetet...
I ftuar në emisionin e FaxNews, Muslim Murrizi u shpreh se ë...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri, Sali Ber...
Flet në emër të shqiptarizmës, e ka shpalluar veten klerik, ...
I ftuar në studion e lajmeve në News 24 për të dhënë oponion...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ...
Mbrëmja e djeshme në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit në stadiu...
Pas djegies së mandateve nga ana e përfaqsuesve të opozitës ...
Kreu i grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla i ka bërë th...
Ish-Presidenti Nishani, ka paralajmëruar se me protestën e n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...