web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen Myslym Murrizi/ Më vjen turp që kam qenë në tufën e Lulit

3 Mars 2019, 17:37, Aktualitet CNA

Deputeti Myslym Murrizi, i cili nuk iu bashkua vendimit të opozitës për djegien e mandateve në një postim  në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj atyre që i bëjnë moral për vendimin e tij.

Murrizi shkruan se kur sheh që ankohen për vjedhjen e votës ata që e kanë futur blerjen në sistem i vjen për të qeshur.

Më tej Murrizi shkruan se kur dëgjon të flasin për revolucion persona që ishin pjesë e turmës së 21 Janarit të 2011 i vjen turp që ka qenë pjesë e një tufe të tillë për 1 vit e gjysëm.

Murrizi ka bërë thirrje për debat në radhët e demokratëve dhe të gjithë të marrin përgjegjësine e tyre mbi supe.

Postimi i plotë:

EPO KUR TE BEJNE MORAL ?KURVAT ? POLITIKE, ME VJEN PER TE VJELL

Kur shoh ish komunist me shkolle partie, ish spiune te sigurimit te shtetit me zanat ?gjeometer?,dhe bij ish spiunesh qe bejne si te indijuar nga mandatet ,me vjen sa per te Q… aq edhe per te vjelle????

4 vjet me Nanon, 4 me Berishen, 4 vjet me Ramen dhe 5 vjet me Bashen e te besh si ? virgjereshë? kesaj i thone te DH …. moralin e politikes se HAJDUTEVE qe nuk ju durohet dot pa vjedhur.

Kur shoh qe ? qajne? per fukarenjt kryehajdutet e ketij vendi dhe ankohen se jane vjedhur votat atyre qe futen ne sistem blerjen e votes, me vjen te DH….jaksem nga te qeshurat.

Kur shoh qe jane bere bashke ALEANCA E QELBESIRAVE por kete here ne emer te popullit nuk di si mund te shprehem.

Kur degjoj per revolucion plehrat qe ishin ne turme me 21 janar 2011, me vjen turp qe kam qene prej nje vit e gjysem ne kete ? TUFE?

Po mir o mjerane dhe te pa fytyre, trapa i dini SHQIPTARET JU???

Kur shoh si mender udheheqesa te PD ish hajdutet qe pasi rrezuan PD nga pushteti ne vitin 2013, u strehuan ne bashkine e Tiranes , ne çdo cep te administrates se saj si vemje ,me vjen peshtire

Ikni o felliqesira dhe lereni DEMOKRATET qe nuk kane fituar nje kokerr kripe gjate 13 viteve te pushtetit te PD, ne te drejten e TYRE qe te rrezojne Ramen e te fitojne ATA, se ju nuk ju hedh asnje SHQIPTARE qurret , jo tu jape pushtetin.

Ju ftoj te debatojme hapur me njeri tjetrin dhe te matemi gjithesejcili me meritat dhe mekatet qe ka mbi supe.

BUJRUM SE PO JU PRES./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga