Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Lulzim Basha dhe çeta e kuçedrave të tij në zyrën e shtypit, por edhe në disa media të financuara nga kunati, dje shfaqën për të disatën herë mllefin që ka kreu i Republikës së Re ndaj Majlinda Bregut, ish-deputetes së PD-së, ish-ministres së Sali Berishës për Integrimin dhe ish-zëdhënëse e Qeverisë së tij.
Dje në Tiranë zbarkuan ndërkombëtarët, me një axhendë të paracaktuar, dhanë edhe mesazhe të qarta kundër Lulzim Bashës dhe akteve të tij politike.
Por, çfarë ndodhi?
Menjëherë u shpërnda një video. Një video e vitit 2015, nga një takim po me ndërkombëtarët, po me Raportuesin për Shqipërinë, Knut Flackenstein, ku duket qartë takimi i zonjës Bregu, por në sfond duket edhe zonja Arta Dade dhe ish-ministri i Jashtëm, zoti Ditmir Bushati.
Është momenti i lobimit të fortë të zonjës Bregu në atë kohë me ndërkombëtarët, që të pranohej ligji i Dekriminalizimit. Meritat e të cilit në fakt i mori Lulzim Basha, por betejën me ndërkombëtarët në fakt e bëri zonja Bregu.
Gjithësesi dje, Luli nuk u ngop dot me urrejtjen e tij ndaj atyre që mbajnë qëndrim kundër. Si një enverist i vogël, edhe se i ngjet shumë ish-diktatorit, filloi sulmet ndaj atyre që ai i quan ?armiq të brendshëm e të jashtëm?.
Mesa duket makthi për Zonjën Bregu ende nuk i ka dalë, megjithëse ajo ka dy vite që nuk është më deputete e PD-së dhe prej fillimit të këtij viti punon në një nga organizmat e rëndësishme të Bashkimit Europian, për Rajonin dhe Ballkanin.
Makthi i Lulit nuk ka dalë dhe u mor një video, e cila u montua nga imoraliteti i oborrit të kunatit.
U shpërnda sikur ishte e djeshmja, për të justifikuar qëndrimin e ndërkombëtarëve kundër djegies së mandateve dhe akteve e veprimeve politike të Lulzim Bashës.
Në fakt, qëndrimi i tyre ishte i pritshëm dhe frika e makthi që ka Luli se Majlinda kontrolloka ndërkombëtarët, apo se mund të ketë influencë, duket e pavlerë.
Është një qëndrim me video apo mesazhe të ripërsëritura që përcillen në mënyrë të turpshme sa herë Luli ka probleme. Apo sa herë i del Majlinda në ëndërr, apo sa herë i dalin kritikët në ëndërr, apo sa herë shikon Jozefinën, apo sa herë dëgjon Astritin.
Këto janë makthet e sulmeve të tij, por mesa duket me Majlindën e paska edhe më të madh problemin.
Ajo që bëri dje me ushtarët e tij, pasi përhapi një video të gënjeshtërt të kohëve më parë dhe montoi gjithcka në zyrën e shtypit të PD-së, Lulzim Basha fluturoi drejt Hollandës për të vaditur tulipanët e tij.
Por, Lulzim Basha nuk tregon gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm dobësinë që ka, paaftësinë e paepur, dhe pamundësinë për të dalë mbi sherrnajat e grindavecjet e vogla, por vazhdon të sillet si një enverist i vogël që shpall armiq të jashtëm dhe të brendshëm, ashtu sikundër fliste dje ish-diktatori, turpësisht flet sot Lulzim Basha dhe këtë më shumë se kurrë ai e provoi dhe e tregoi dje./ CNA.al
Rihanna prej disa kohësh tashmë është bërë një sipërmarrëse ...
I shumtë është përdorimi i limonit ne jetën tonë të përditsh...
Në një prononcim për mediat, ministri për Diasporën Pandeli ...
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Dytë të D...
Pavarësisht vendimit për të djegur mandatet e deputetëve, du...
Pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve të deputetë...
Kryetares së Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryema...
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Dytë të D...
Mjekët kanë dokumentuar rastin e dytë të njohur në botë të b...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë ku ka...
Jori Delli është emri i shqiptares, e cila është cilësuar si...
Trendet mund të ndryshojnë çdo ditë, por janë disa elementë ...
Sa për të krijuar një ide, statistikat tregojnë se gjysma e ...
Nuk është shumë e shëndetshme kur gratë bëjnë pastrimin çdo ...
Astrologia Meri ka dhënë një surprizë të bukur për një nga s...
Rutina jonë e përditshme nuk është shumë e mërzitshme apo jo...
Nëse jeni të dashuruar me ngjyrën e bardhë dhe me atletet po...
Një 35-vjeçar, i cili ishte arratisur pasi u largua nga burg...
Nga Kreshnik Spahiu* Dje Sali Berisha sulmoi barabarisht dy ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dy ditë më parë njoftoi me p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...