Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Brenda këtij shkrimi, do të gjeni fytyrën e vërtetë të një vrasësi, përdhunuesi dhe shpifësi.
Edhe pse kanë kaluar 27 vite nga ringritja dhe rithemelimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, fatkeqësisht sulmet barbare kundër saj nuk kanë marrë ende fund.
Nuk di ta shpjegoj pse kjo e keqe sillet si re e zezë mbi Kishën tonë të Shenjtë, por besoj se aty ku ndodhet Hiri i Perëndisë, aty edhe e keqja e sulmon më shumë.
Prej ardhjes në Shqipëri, Kryepiskopi Anastas, është përballur me lloj-lloj akuzash dhe lloj-lloj njerëzish. Përgjigjia e Tij e vetme ishte ndërtimi i Kishave, rindërtimi i Manastireve, hapja e shkollave, kopshteve, spitaleve, azileve dhe qëndrave rinore.
Por i ligu, nuk mjaftohet me vepra të mira, ai kërkon përçarje.
Shakespeare, ka thënë që ?për interesat e tij, edhe djalli e citon Biblën?. Shakespeare, nuk e ka parë asnjëherë me sytë e tij djallin, por ka parë mishërimin e të keqes në tokë (pra tek njerëzit e lig).
Vijmë në ditët e sotme! Lind pyetja se kush është djalli? Përgjigjia është: Fatmir allias Fotios Cici!
Fatmiri, është një njëri që maskohet si prift. Fatmiri vesh rason e shenjtë të klerikut dhe me Bibël në dorë, del çdo ditë dhe mallkon, shpif dhe shantazhon kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Kush është Fatmir Cici?
Fatmir Cici, ishte një djalë i ri nga Nivica e Sarandës, ku sëbashku me vëllanë e tij, iu afruan Kryepiskopit Anastas dhe i kërkuar ndihmë, lëmoshë.
Ishin vitet 1993, vite shumë të vështira për Shqipërinë.
Kryepiskopi u kërkoi Foti Cicit dhe të vëllait, që të kthehen në Shqipëri dhe të punojnë me komunitetin orthodhoks në Shqipëri, në vendin e tyre. I vëllai, nuk pranoi, por sot e kësaj dite shërben si prift në Selanik të Greqisë.
Një njëri si Foti Cici, nuk mund të braktiste luksin që të ofronte Athina, për të ardhur në Shqipërinë e rrënuar.
Duke kundërshtuar për tu rikthyer në Shqipëri, Foti Cici. Në atë kohë, duke parë që KOASH nuk po i ofronte asgjë për shpenzimet dhe hordhiqet e tij të shfrenuara në Greqi, vendosi të dalë kundër Kishës dhe Kryepiskopit.
Foti Cici, u anëtarësua në Shoqata anti-othodhokse dhe anti-shqiptare. Pasi u pajis me pasaportë greke, ai filloi një propagandë anti-orthodhokse.
Por loja e tij e ndyrë u kuptua. Ai e pa se nuk kishte më vend në Greqi, të cilin e përzunë me shkelma.
Ky mbrojtës i “shqiptarizmës”, u pagëzua nga ish-Mitropoliti i Konicës Sevastianos dhe u dërgua me bursë po nga ai të studiojë në Athinë. Atje iu dërgua me një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Greqisë ku mohonte identitetin e tij si shqiptar dhe kërkonte të njihej si grek (për këtë mund të japim edhe kopjen e kërkesës së tij).
Më pas, Foti Cici merr arratinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Greqi paraqitej “i persekutuar” nga shqiptarët dhe në Amerikë “i persekutuar” nga grekët.
Thelbi i këtij reagimi nuk është të shajmë Foti Cicin, por të kuptojmë maskën e tij të vërtetë që mos të biem pre e mashtrimeve të tij. Foti Cici kërkon vetëm një gjë: të përçajë orthodhoksinë në Shqipëri në mënyrë që të sigurojë jetën e tij si pseudoprift.
Cici mund të krahasohet pa frikë si një Jude e shekullit XXI, që si në karnavale ai maskohet si klerik. Por Cici, nuk maskohet vetëm për karnavale, por gjatë gjithë vitit.
Është një i pasktrupullt, mashtrues ordiner që jeton me shpifje.
Më gjeni një klerik në botë, që përdor gjuhën e urrejtjes, mallkimit dhe të shpifjes!
Nuk ka asnjë prift në botë, që del e shan një klerik tjetër. Një orthodhoks i mirë, aq më tepër klerik, lutet për shpëtimin e tjetrit, por nuk e shan dhe nuk e mallkon atë.
Foti Cici, nuk është klerik dhe nuk kryen shërbesë. Nuk kungohet dot, sepse nuk e lejon gjuha dhe mendja e tij e errët.
Foti Cici, shan dhe akuzon Kryepiskopin Anastas.
Sepse Foti Cici, nuk merr dot fonde dhe miliona nga Kisha, ashtu siç pretendonte.
Foti Cici shan dhe akuzon Mitropolitin e Korçës, Imzot Joanin. Ndryshim shumë i madh. Imzot Joani, është arsimuar me rezultate të shkëlqyera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse u pajis me pasaportë amerikane, është kthyer në Shqipëri ku i shërben popullit të Tij.
Hirësi Joani, vendosi që të braktiste Amerikën, për t?i shërbyer Shqipërisë. Nuk u kthyer sot, por është kthyer në vitet më të errëta të vendit.
Hirësi Joani, nuk u pagëzua për të përfituar bursë studimi si Foti Cici. Hirësi Joani, është pagëzuar në vitet 1970 në Shqipëri, në atë kohë, kur komunizmi i egër e kishte shpallur vendin ateist. Nëse Hirësi Joani do zbulohej si besimtar i pagëzuar orthodhoks, mund edhe të ishte vrarë nga diktatura.
Hirësi Joani, është pagëzuar në kohën kur Foti Cici me shokët e tij, morën kazmat dhe shemben kishat dhe xhamitë në Shqipëri.
Foti Cici shan dhe akuzon Mitropolitin e Elbasanit, Imzot Andonin. Ashtu si Foti Cici, edhe Hirësi Andoni, u afrua në moshë të re me besimin orthodhoks. Por ndryshmi ishte se Hirësi Andoni, nuk u afrua në Kishë për prona, apo për fonde. Ai i kushtoi jetën Kishës dhe besimtarëve të saj, duke u shërbyer atyre.
Ndryshe nga Foti Cici, i cili shijon jetën luksoze të Amerikës dhe të Kanadasë, Imzot Andoni është në shërbim të të sëmurëve, të të varfërve dhe njerëzve në nevojë.
Le të kthehemi tek CV e Foti Cicit:
Cici pasi u përzu edhe nga Amerika, u largua në Kanada. Aty, ende si endacak rrugëve të Kishës, sa në Kishën ukrainase, sa në Kishën e Sirisë, ku pret të marrë ndonjë fond duke i mashtruar si klerik. E përsëris, Foti Cici, nuk është prift, ai është i zhveshur, pra i shkarkuar nga kjo detyrë.
Më e rëndë, më e rëndësishmja, që enkas e lashë për në fund është aktiviteti kriminal i Foti Cicit.
Foti Cici është akuzuar për dhunë dhe për përdhunim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë viktima që e ka denoncuar në instancat e drejtësisë. Ja pra kush është prifti Cici nga Nivica, që po i digjet xhani për Shqipërinë. Një përdhunues ordiner, i veshur si prift.
Ajo që më habit më tepër, por që të paktën më bëri më shumë të kuptoj se kush është Foti Cici, është fakti se është dënuar për plagosje me dashje ku sipas vendimit të Gjykatës u dënua me 5 muaj burg.
Një dhunes, përdhunues dhe vrasës që nuk ka as të drejtën morale për t?i dhënë mësime patriotike asnjëriu në rrjete sociale, sepse ai përfaqëson llumin e shoqërisë shqiptare.
Siç thoshte edhe Imzot Noli:
?Këtu brenda një dite si për magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhenj ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar të shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si me thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtar e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh?./E.B
GaforrjaËshtë një ndër shenjat që bie më shpejt pre e ndjesi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një banesë ësht...
Të pish ujë me shisheUji që pihet direkt nga shishja është ...
BuzëqeshjaGratë mund të jenë joshëse sa herë që buzëqeshin, ...
Gratë stresohen më shumë se burratBurrat dhe gratë nuk jan...
Kreu i Grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla gjatë fjalës...
Në protestën e Opozitës përpara Kuvendit kanë vazhduar thirr...
Ish deputetja e PD-së Grida Duma gjatë fjalës së saj para pr...
Ndërsa sheshi i Kuvendit është ndezur nga flakët séanca Pa...
Pas përshkallëzimit të protestës nga ana e pjesëmarrësve të ...
Gjatë kohës që po zhvillohet seanca parlamentare brenda godi...
Sipas një studimi të kryer së fundmi,pastrimi i shtëpisë mun...
Para se të fillojmë me pyetjet e testit, të këshillojmë që t...
Gjatë protestës së opozitës përpara parlamentit Kryetarja e ...
Pas fjalimit të kryeopozitarit Lulzim Basha, protestuesit ka...
Të lindurit nën shenjën e Ujorit janë mbrojtës të vlerave n...
Opozita e bashkuar ka nisën me tensione protestën përballë g...
Siç u paralajmërua më herët në të njëjtën kohë që do të nisë...
Karnavalet e kanë origjinës në vendet e besimit katolik. Zak...
Zv.kryeministri, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij përpara ba...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...