web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet lokale/ Zbulohet kandidati i PS, për Bashkinë e Lezhës

21 Shkurt 2019, 16:13, Aktualitet CNA

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, i ftuar në rubrikën ?45 Minuta?, në Report TV, ndër të tjera u pyet edhe për një kandidim të mundshëm të tij për Bashkinë e Lezhës.

Ndreu e ka konfirmuar kandidaturënn e tij për këtë Bashki duke u shprehur se ka dhe mbështetjen e Partisë Socialiste.

?Do të kandidoj, por nuk jam delirant që të mendoj se e kam në çante, por atë bashki duhet ta marr unë dhe të bëj një revolucion. Ajo është kthyer në godinë punësimi dhe jo shërbimi. Punojnë 1200 vetë. Kam mbështetjen e plotë të PS-së, po sot do takoj të gjithë anëtarët e PS-së në të gjitha njësitë. Do u tregoj se çfarë ka ndodhur këto vite dhe si është keqmenaxhuar ajo bashki?,-deklaroi Ndreu./CNA.al





Lajmet e fundit nga