web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha pa mbrojtje ligjore/ Reagon Garda e Republikës

21 Shkurt 2019, 13:36, Aktualitet CNA

Garda e Republikës ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e cilësoi heqjen e mbrojtjes ligjore nga Garda, si një gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës.

Në një njoftim për mediat, Garda e Republikës sqaron se  Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhë 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës.

?Sqarim i Gardës së Republikës për heqjen e ruajtjes së zotit S.Berisha

Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 ?Për Gardën e Republikës së Shqipërisë? i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi.?-thuhet në mesazhin e Gardës./CNA.al

Heqja e mbrojtjes ligjore nga Garda/ Berisha: Gjest hakmarrës i Ramës





Lajmet e fundit nga