web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Banorët e Astirit drejt parlamentit/ Iu prin çuni i Fahriut

21 Shkurt 2019, 09:39, Aktualitet CNA

Banorët e Unazës së Re, me pankarta në duar thirrjet ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama janë nisur në këmbë drejt Parlamentit, për t?ju bashkuar protestës së opozitës.

Prej mëse tre muajsh ata janë ngritur në protestë pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre të cilat preken nga projekti i unazës së madhe.

Por, ashtu sikurse ka ndodhur gjatë këtyre muajve, në krye të tyre qëndron çuni i Fahri Balliut, deputeti Klevis Balliu.

Siç dhe shikohet në videon e mëposhtme, Klevis Balliu po iu prin protestuesve, që marshojnë drejt parlamentit./CNA.al

Çuni i Fahriut, simboli i pazarit të Lulit për protestën e “Astirit”





Lajmet e fundit nga