Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein në intervistë për Deutsche Ëelle?, ka folur për dorëzimin e mandateve nga Opozita.
?Kjo është një lloj prishjeje kontrate. Nuk mund të them, nëse kjo është e drejtë apo e gabuar, por di që parlamentarët duhet ta kryejnë punën e tyre në parlament. Nuk di pse duhet të ndodhte kjo, por unë nuk jam qytetar shqiptar. Këtë duhet ta sqarojnë mes tyre partitë shqiptare?, ka thënë Fleckenstein.
Ndërsa në lidhje me akuzat e Opozitës se Qeveria Rama është Qeveri e Krimit, Fleckenstein, ka refuzuar t’i komentojë.
“Këtë nuk e komentoj aspak. Qeveria e krimit, si thuhet, është zgjedhur nga populli. E nëse është një qeveri e krimit, këtë e vendos një prokuror, një gjykatë, dhe jo një raportues nga Brukseli”, ka thënë Fleckenstein.
Intervista e plotë
Deutsche Welle: Zoti Fleckenstein, Tirana po zien sërish nga protestat. Si i shikoni këto zhvillime?
Knut Fleckenstein: Protestat paqësore në një demokraci janë të zakonshme dhe të mundura. Edhe në Tiranë duhet të jenë të mundura, por e rëndësishme është që të mbeten paqësore, dhe që të mos e zëvendësojnë punën parlamentare.
Dje ju u takuat me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn, çfarë ishte në qendër të bisedimeve?
Folëm se si ta bëjmë të mundur që të arrihet deri tek hapja e bisedimeve të anëtarësimit pa probleme, për procesin e reformave, por sigurisht edhe për efektin që mund të ketë situata e vështirë tani në Tiranë ndaj një procesi të tillë.
A kishit një këshillë për t?i dhënë me vete?
Po? është e vështirë për momentin, një këshillë mund t?ia japësh partive në opozitë, ndërsa këshilla për qeverinë është natyrisht, vazhdoni reformat, vazhdoni me procesin e vetingut.
Opozita ndërmori një hap të pashembullt, i pandërmarrë kurrë më parë, djegien e mandateve të deputetëve. Cili është vlerësimi juaj?
Kjo është një lloj prishjeje kontrate. Nuk mund të them, nëse kjo është e drejtë apo e gabuar, por di që parlamentarët duhet ta kryejnë punën e tyre në parlament. Jam i zhgënjyer që papushim na duhet të flasim për atë që deputetët t?i ushtrojnë apo jo mandatet e tyre. Por është e vështirë për mua të jap një përgjigje për atë, nëse opozita ia kthen vendet e deputetëve popullit apo nëse i ushtron detyrat e saj, këtë duhet ta vendosin vetë ata, nuk mund të jap një këshillë.
Opozita thotë, se ky nuk ishte një qëllim në vetvete, por ?rekursi i fundit? për të arritur një qëlim të madh, rrëzimin e një qeverie të krimit. Kështu u shpreh kreu i saj, Lulzim Basha. Si e komentoni ju këtë?
Këtë nuk e komentoj aspak. Qeveria e krimit, si thuhet, është zgjedhur nga populli. E nëse është një qeveri e krimit, këtë e vendos një prokuror, një gjykatë, dhe jo një raportues nga Brukseli.
E pikërisht kur vjen fjala tek drejtësia, opozita nuk ka aspak besim tek vetingu, dhe e akuzon qeverinë Rama, se po e përdor atë për ta vënë drejtësinë nën kontroll?
Nga ato që dëgjoj nga amerikanët që e shoqërojnë këtë proces, nga ato që dëgjoj nga misioni i BE-së, ky proces po ecën i pastër dhe i rregullt dhe nuk mund ta konfirmoj këtë.
A i shikoni protestat si lajmëtare të këqija për proceset që priten në verë, zgjedhjet lokale dhe më e rëndësishmja hapja e negociatave të anëtarësimit me BE?
Le ta themi kështu?nuk i vlen hapjes së negociatave dhe është dëmtuese, sigurisht demonstratat janë tërësisht në rregull, sa kohë zhvillohen pa dhunë, e ata që e thërrasin një demonstratë janë edhe përgjegjëse që ato të zhvillohen në mënyrë paqësore.
Do ta ndikojnë ato procesin e hapjes së negociatave?
Po. Jo edhe aq protestat në rrugë për sa kohë ato janë paqësore, nëse janë të dhunshme është diçka tjetër pastaj, por një vend, ku opozita i dorëzon mandatet e saj, do të ketë më të vështirë ?të shesë? reformat e veta pozitive, se sa kur parlamenti do të vazhdonte me punën e tij.
Opozita kërkon tani qeveri tranzitore dhe zgjedhje të reja. Si e shihni këtë?
Nuk di pse duhet të ndodhte kjo, por unë nuk jam qytetar shqiptar. Këtë duhet ta sqarojnë mes tyre partitë shqiptare.
Duket se opozita është e zhgënjyer edhe nga BE. Po ju përmend një reagim të kreut të opozitës, Lulzim Basha, kur i pyetur nga mediat në Tiranë pas deklaratave të zëdhënëses së KE, se djegia e mandateve është penguese për integrimin, tha se ?pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë është qeveria e lidhur me bandat? e duket se Basha lëshoi një mesazh në drejtim të BE, kur tha se ?kushdo tjetër që pretendon të kundërtën, ose nuk e njeh gjendjen, ose bën sikur nuk e njeh?. Nuk e njeh BE gjendjen vërtet në Shqipëri?
Po nuk e di se në cilën prokurori të Shqipërisë është deponuar kërkesa për këto akuza. Nëse zoti Basha është i mendimit, se kjo qeveri ka kyer veprime kriminale, atëherë për këtë është një gjykatë përgjegjëse.
Çfarë këshille do të kishit në këtë moment të ri të vështirë për politikën shqiptare?
Do të thoja të ketë maturi, e të mos komplikohet me ekzagjerime më shumë se sa është i nevojshëm procesi i vështirë i reformave dhe perspektiva e anëtarësimit.
Ka muaj që në vend ekziston një atmosferë proteste, studentët, banorët për problemet e tyre?duket se edhe në një vend si Shqipëria që ishte kaq entuziaste po humb forca e rrezatimit të BE me procesin kaq të tejzgjatur të integrimit, njerëzit janë të lodhur dhe duan të largohen?
Sipas mendimit tim, Këshilli i BE duhet të kishte vendosur që në verë për të filluar hapjen e negociatave të anëtarësimit, për fat të keq kjo nuk ndodhi, e ka ardhur koha që kjo të bëhet tani, por BE edhe në të ardhmen nuk do t?i zgjidhë problemet që ekzistojnë brenda Shqipërisë, këtë duhet ta bëjnë vetë politikanët shqiptarë.
Do të ketë ndërmjetësim nga BE në këtë situatë, kur dihet se gjithmonë ndërkombëtarët e kanë zgjidhur situatën në raste krize?
Mos prisni që gjithmonë të vijnë arbitër nga Brukseli e të sheshojnë çdo sherr. Për këtë është edhe parlamenti, ku mund të grindesh, por me një shumicë pastaj gjen një zgjidhje se si do të vazhdohet. Ka ardhur koha që edhe shqiptarët ta bëjnë këtë vetë. Prandaj tani askush në Bruksel nuk po nxiton për të ndërmjetësuar, por nëse ndihma jonë është e nevojshme dhe të gjitha palët do pyesin për këtë, mund të flasim se ç?mund të bëjmë ne, por nuk mund të jetë gjithmonë kështu, që nga Brukseli të vijnë mediatorë, megjithatë, nëse qeveria dhe opozita e duan këtë, do të gjendet një rrugë. /DW
Ish-kryeministri Sali Berisha në pothuajse çdo dalje të tij ...
Struktura e Posaçme Antikorrupsion është kryefjalë, sa herë ...
BinjakëtBinjakët urrejnë planifikimin e gjërave paraprakisht...
Koliti psikosomatik ose koliti nervor është një nga sëmundje...
Ndërkombëtarët kanë reaguar kundër aktit të ndërmarrë nga op...
Nevojë e shpeshtë për të urinuarNëse ke filluar të shkosh në...
Ka përfunduar pa incidente dhe pa akte dhune protesta e sotm...
Opozita është zyrtarisht pa deputetë. Pas dorëzimit të manda...
Protesta e opozitës para parlamentit të Shqipërisë, e nisur ...
2- Përdorimi i papërshtatshëm i antibiotikëve do të thotë që...
Jemi në mes të dimrit dhe shpesh kjo kohë është sinonim i g...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar në orën 10:00 të ditës së ...
Për ish-kryeministrin, Sali Berisha, është marrë një vendim ...
Në protestën e mbajtur para Parlamentit, janë mbajtur fjalim...
Jepini shkëlqim fytyrës dhe trupit me skrab.Hidratojeni me m...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka udhëzua...
I telefononi shpesh njëri- tjetritNëse partneri yt në aventu...
Pasi ka mbaruar fjalën para protestuesve, kryetari i Partisë...
Ka përfunduar takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama...
Opozita e bashkuar ka vendosur të djegë mandatet e deputetëv...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...