web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi për djegien e mandateve/ Fleckenstein "dush të ftohtë" Opozitës

18 Shkurt 2019, 16:51, Aktualitet CNA

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Flackenstein, ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve.

Eurodeputeti është shprehur kundër qëndrimit të Opozitës,  duke argumentuar se sjellja e saj vijon të jetë e njëjta prej pesë vitesh.

?Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë, ku opozita shqiptare braktis punën në parlament.  Për mendimin tim, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim.  Është puna e opozitës në parlament, dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë parlamentit, të ofrojnë një alternativë ndaj politikës aktuale. Në fund të ditës, është në dorë të çdo anëtari të parlamentit të vendosë nëse ai ose ajo dëshiron të heqë dorë nga mandati i dhënë nga populli?, nënvizon eurodeputeti.

Në një prononcim për gazetën “Tema”, Flackenstein, ka thënë se vendimi për djegien e mandateve do të ndikojë në vendimin e Brukselit për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit 2019.

“Për një vend pa funksionimin e parlamentit dhe pa opozitë, është më e vështirë të arrihet marrëveshja e nevojshme e Shteteve Anëtare?, ka thënë Fleckenstein./CNA.al





Lajmet e fundit nga