web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Pse Basha nuk e djeg mandatin e tij

18 Shkurt 2019, 13:32, Aktualitet CNA

Sot është mbledhur Grupi Parlamentar i PD, ku u diskutua për djegien e mandateve.

Kreu i PD Lulzim Basha në një konferencë shtypi, tha se u votua në unanimet që të digjeshin mandatet. Sipas tij në këtë pikë u arrit pas protestës së madhe të ditës së shtunë, ndaj dhe Grupi Parlamentar i PD hodhi këtë hap.

Më pas Basha, tha se kishte krijuar një komision për teknikalitete, por  tha se do të thërriste edhe Këshillin Kombëtar.

Këto janë lëvizjet e tij për të fituar sa më shumë kohë apo për të pritur pazarin e radhës me Edi Ramën.

Në rast se Lulzim Basha vërtet ka djegur mandatet mjafton të djegë mandatin e tij. Dhe këtë Luli mund ta bëjë për 48 orë, duke shkruar dy gisht letër se dorëzon mandatin.

Kjo letër shkon në Kuvend, e më pas në KQZ dhe menjëherë ai zëvendësohet nga personi i listës që është në radhë, sipas renditjes që ka pasur PD e që është Gert Bogdani.

Duke dhënë shembullin e tij personal dhe duke parë të gjithë se si digjet dhe sa shpejt digjet mandati, kështu  mund të  shikojmë se si do ta ndjekin nga pas Lulzim Bashën.

Është një lider i vërtetë, janë të gjithë unanim apo  është thjesht një lojë për të bërë pazar dhe marrëveshje të reja me Edi Ramën.

Sepse mjafton 48 orë, për të dorëzuar mandatin dhe jo vetëm për ta djegur, por edhe për ta përvëluar mandatin e deputetit. Kështu që Luli mund të ulet e të shkruajë dy gishta letër nga  dorëheqja e mandatit të tij si deputet. Kjo letër të shkojë në Kuvend, mblidhet Këshilli i Mandateve, njoftohet  KQZ dhe ai zëvendësohet. Kështu do të shihet se si do të ecet. Me teknikalite, me komisione, me mbledhje këshilli kombëtar e me formula, këto nuk janë zgjidhje.

Prandaj dhe Lulzim Basha nuk e ka djegur mandatin, nuk po e djeg dhe nuk ka për ti djegur mandatet, thjesht po e përdor këtë  procedurë si pazar me Edi Ramën./CNA.al

Kush janë deputetët e PD kundër djegies së mandateve

Ekskluzive- Berisha në grupin parlamentar/ Rama meriton plumbin ballit

Mbledhja e grupit të PD/ Zbardhen vendimet

Ekskluzive-Salianji kundër djegies së mandateve/ Si gënjen publikisht deputeti i Bashës

Shënim/ Djegia e mandateve si mashtrim i Bashës për pazar me Ramën





Lajmet e fundit nga