web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bëni kujdes, thinjat nuk janë vetëm shenjë e plakjes

15 Shkurt 2019, 19:30, Aktualitet CNA

Thinja e parë është ?e dhimbshme? kur evidentohet. Në moment fillojmë të mendojmë se koha po kalon shpejt dhe një ditë të afërt nuk do të jemi më të rinj e të shëndetshëm. Kur flokët e thinjur shfaqen në një moshë të re, është akoma më e dhimbshme.

Megjithatë, flokët e bardhë nuk janë vetëm shenjë e plakjes. Ato mund të dalin edhe në moshën 20 vjeçare, dhe 20 vjeç mund të jeni shumë gjëra, por jo pleq. Sidoqoftë, nëse evidentoni thinja, duhet të shqetësoheni.

Ekspozimi i tepërt në rrezet ultraviolet, si solar apo dielli, por edhe ajri tepër i ndotur shkaktojnë thinja. Në dis raste, thinjat mund të jenë shenjë e sindromës vitiligo. Anemia, problemet me hipofizën dhe gjendrat tiroide gjithashtu sjellin thinja të parakohshme.

Nëse vuani nga vesi i keq i konsumit të duhanit, duhet të dini që tymosja lidhet ngushtë me thinjat. Ndaj nëse doni të dukeni të rinj për një kohë sa më të gjatë, lini duhanin.





Lajmet e fundit nga