web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i kërkon ndjesë Xhaferrit/ Fëmija nuk di se çfarë flet

14 Shkurt 2019, 09:56, Aktualitet CNA

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenare, ku pritet të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. I pranishëm në këtë seancë është edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, pasi shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave, u është rikthyer akuzave ndaj qeverisë, e cila sipas tij është e lidhur me krimin e organizuar.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka reaguar pas fjalës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë.

?I dashur miku ynë, kryetari i Kuvend të Maqedonisë, ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të etikës. Ju siguroj që fëmija që sapo foli jo vetëm nuk i mendon ato që thotë por as nuk di se çfarë thotë?-tha Rama.





Lajmet e fundit nga