web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koalicioni për shaktërrimin e ISIS/ Cakaj shpreh gatishmërinë e Shqipërisë

6 Shkurt 2019, 18:38, Aktualitet CNA

Minstri i deleguar për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për Shkatërrimin e ISIS, organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në Uashington.

Në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm, takim i cili zhvillohet prej disa vitesh, shërben si një forum i rëndësishëm në orientimin dhe bashkimin e përpjekjeve globale në luftën për shkatërrimin e plotë të ISIS, si dhe për shpalosjen e nismave, angazhimeve dhe projekteve të reja të Administratës Trump dhe partnerëve në Koalicion, për ndërtimin e paqes dhe të ardhmes post konflikt në Siri dhe Irak.

Administrata amerikane i kushtoi sesionit të këtij viti një vëmendje të veçantë ku pas çeljes së takimit nga Sekretari i Shtetit Pompeo, mori pjesë dhe mbajti një fjalë edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Ministri i deleguar, Cakaj, në ndërhyrjen e tij theksoi gatishmërinë e Shqipërisë, për të qenë përkrah aleatëve, në përpjekjet e përbashkëta për të shkatërruar përfundimisht ISIS. /CNA.al





Lajmet e fundit nga