Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar edhe sot për anulimin e projektit të ?Unazës së Madhe? dhe mbrojtjen e shtëpive të tyre.
Këta banorë kanë mbi tre muaj që protestojnë për të mbrojtur banesat.
Mbrëmjen e sotme, protestës së Unazës së Re i është bashkuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha tha se ky projekt tashmë është i vdekur dhe se kryeministri Edi Rama dhe bandat dinë vetëm të vjedhin.
?Enden si korb si laraska që vijnë rreth e qark sepse ky projekt ka vdekur. Vijnë rreth e qark si hiena, pasi kanë marrë kaparin miliona euro. Shefi i madh ka marrë kaparin e madh sepse vetëm ai mund të bënte të mundur shkeljen e ligjit kudo. Vjedhja janë e vetmja gjë që kanë bërë banda e kusarëve të Edi Ramës. E njëjta situatë është edhe në Shkozë ku i kanë prishur disa shtëpi. Ky është kryeministri i kriminelëve.?-u shpreh ai.
Me tej, kryedemokrati shtoi se me 16 shkurt nuk ka më kohë për fjalë, por për vepra.
?Më 16 shkurt nuk ka më kohë për fjalë, Rama ka kohë deri më 15 shkurt t?i japë zgjidhje situatës, pasi më 16 do vendoset vullneti juaja.
Qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme, pasi pas 16 shkurtit e tutje ka vetëm një forcë që vendos ajo forcë që vendosi këtu.?-deklaroi Lulzim Basha./CNA.al
Fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës të protesta e Unazës së Re:
Dua t?ju falenderoj nga zemra për këtë shembull të jashtëzakonshëm kombëtar të kurajos dhe qendrësës që u tregoi shqiptarëve rrugën për t?u përballur me padrejtësitë.
Nëse ju do të kishit ulur kokën, nëse ju nuk do të kishit qendruar, edhe përballë terrorit që ushtruan mbi ju, mbi gratë, mbi nënat, mbi fëmijët, nëse ju do të kishit rënë pre e propagandës dhe mashtrimeve të Edi Ramës, sot jo vetëm shtëpitë tuaja do të ishin rrafshuar, por afera e tmerrshme korruptive e kriminale nuk do ishte zbuluar, nuk do ishte zbuluar as skema e pastrimit të parave, as kush qendron pas saj, që është vetë Edi Rama dhe, akoma më keq për të gjithë, shpresa dhe besimi që keni ndezur në zemrat e shqiptarëve se me qendresë dhe bashkim, fitohet çdo e drejtë, nuk do të ishte ndezur pa qendresën e banorëve të Unazës.
Respekt dhe mirënjohje për ju vëllezër e motra dhe për gjithë qytetarët që ju kanë mbështetur në këto ditë e netë të vështira të qendresës tuaj.
Nuk kanë hequr dorë, e patë dje që vinin si korba e laraska rretheqark, sepse ky projekt ka vdekur, ka vdekur para syve të gjithë botës, por nuk duan ta kallin dhe vijnë rreth e qark si hije e çakej, sepse kanë marrë kaparin, miliona euro.
Nuk ka shpjegim tjetër për këtë aferë korruptive për kontot sekrete bankare, përveç kaparit të madh që ka marrë shefi i madh. Veç ai mund të vinte në lëvizje të gjithë shtetin e korruptuar për t?ju goditur ju, për të shkelur kushtetutën, për të shkelur ligjin, për të shkelur ligjin për prokurimet, për të shkelur Planin Urbanistik, vetëm e vetëm që për 1 kilemetër me 20 milionë euro të shënonte një rekord tjetër të zi mes rekordeve të shumta të vjedhjes dhe hajdutërisë, që janë e vetmja që Edi Rama dhe banda e tij e kusarëve kanë bërë për ju dhe shqiptarët.
E njëjta situatë është edhe në Shkozë. Dhe atje kanë prishur tashmë disa shtëpi por banorët janë ngritur. Është ekzaktësisht e njëjta situatë. Një projekt korruptiv dhe dy kompani kliente oligarkësh, njëra që ka marrë koncesionin e rrugës në jug dhe tjetra ka marrë stadiumin, të përfshira në një megavjedhje tjetër.
Kjo është e vërteta e bëmave të kryehajdutit të Shqipërisë, që Zëri i Amerikës e ka nxjerrë para gjithë shqiptarëve që është siç e kemi denoncuar që prej ditës që parë, siç e ka zbuluar edhe Prokuroria ndonëse presioni politik ia ka mbyllur dhe kyçur sqepin, që ky nuk është kryeministri i shqiptarëve, por i hajdutëve, i oligarkëve, i kriminelëve, peng i tyre, shërbëtor i tyre, ortaku i tyre.
Kam ardhur këtu shpeshherë dhe shpesh kemi pasur diçka të re për të ndarë me njerëzit në veçanti përsa i përket skemës korruptive, por edhe përsa i përket masave mafioze që mori kundër jush dhe familjeve tuaja.
Sot e mora këtë mikrofon për t?ju thënë se me 16 shkurt vendi juaj nuk do të jetë këtu, por do të jetë atje, në shesh, në ballë të protestës qytetare dhe se me 16 shkurt nuk është koha më për fjalë, sepse fjalët janë thënë, të vërtetat kanë dalë. Deri me 15 shkurt , Edi Rama ka kohë t?i japë zgjidhje politike krizës, duke u larguar vetë. Me 16 shkurt , koha për fjalë ka mbaruar, do të dëgjohet vetëm zëri juaj, do të veprojë vetëm vullneti juaj, vullneti i qytetarëve dhe asgjë tjetër përveç zërit dhe vullnetit tuaj nuk do të kumbojë e nuk do të veprojë prej 16 shkurtit.
Deri më 15 shkurt të largohet nga karrigia që i kanë falur kriminelët, t?i hapë rrugë zgjidhjes politike, qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme, parlament të qytetarëve, qeveri të qytetarëve, përndryshe, prej 16 shkurtit e tutje ka vetëm një forcë që vendos, ajo forcë që vendosi këtu, forca e qytetarëve të bashkuar, forca e sovranit të bashkuar. Me 16 shkurt mbarojnë fjalët, mbaron koha për fjalët e politikës dhe është koha e zërit të qytetarëve të bashkuar.
Edhe njëherë mirënjohje për kurajon, qëndresën dhe bashkimin tuaj. Ky është shembulli se si mund të ndalet e keqja, kjo është rruga se si do ta ndalim të keqen. Një ditë e re do të vijë, me vullnetin tuaj, me qëndresën tuaj, me shpresën dhe besimin, që këta fëmijë dhe rinia shqiptare të kenë të ardhmen që meriton.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Të gjithë bashkë me 16 shkurt, para kryeministrisë!
Faleminderit!
Tre shqiptarë janë arrestuar në kufirin greko-shqiptar, pasi...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parla...
Vettingu, procesi pas përfundimit të të cilit pritet të kem...
Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme, teksa ishte duke...
Presidenti i Kosovës Thaçi ka thënë sot se kufirit të vendit...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka...
Në burgun e Peqinit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e...
Tre persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen për dhun...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim m...
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në Forumin “Transatl...
Bëj pyetje të hapuraKjo është e rëndësishme për dy arsye. E ...
Një prej vrasjeve më të bujshme të ish-drejtuesve të Policis...
Gjithçka mirëNë të vërtetë kjo frazë do të thotë “ kjo që j...
Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka ma...
Njeri duke qarëNëse gjëja e parë që sheh është një njeri që ...
Në aksin rrugor Lushnjë-Kavajë, pranë rreth-rrotullimit të R...
Sipas psikologut, Satoshi Kanazawa, personat që kanë vështir...
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka thënë se nëse do bëhen zgj...
Dashuria e parëEksperienca e parë është si të ngasësh biçikl...
Asambleja e Pedagogëve në Fakultetin e Historisë dhe Filolog...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...