Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Policia e shtetit ka njoftuar sot se duke filluar nga 1 shkurti do hapet aplikimi, për tu bërë pjesë e policisë, për studentët që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme ka përcaktuar kriteret për rekrutimin e 150 studentëve që do bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.
Çdo kandidat që do dojë të bëhet pjesë Akademisë së Sigurisë së pari duhet të plotësojë këto kërkesa:
– të jenë shtetas shqiptarë;
– të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;
– të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
– të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht, për të kryer detyrën;
– të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundravajtjeje penale me dashje;
– të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;
– të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit ?B?.
Ndërsa më tej, në njoftimin për mediat të Policisë së Shtetit shtohet se kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë për t’u pranuar në këtë cikël janë:
– të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë):
– të jenë në moshë jo më shumë se 29 vjeç;
– të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi ?8?;
– të jenë me gjatësi jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 cm për femrat;
– të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standardit ALCPT.
Aplikimet duhet të bëhen nëpërmjet portalit të Akademisë së Sigurisë, nga data 1 Shkurt 2019 deri në datë 15 Shkurt 2019, ndërsa dosja fizike e aplikimit duhet të dorëzohet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t’u nënshtrohen fazave të vlerësimit:
-Vlerësimi sipas notës mesatare, e cila përfitohet nga mesatarja e mesatares së ciklit të parë dhe të dytë të studimeve në të njëjtin profil arsimor, si dhe ata me mesatare të njëjtë sipas institucionit ku aplikanti ka përfunduar shkollimin;
– vlerësimi i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;
– intervistimi i aplikantëve;
– kontrolli shëndetësor;
– marrjes së shenjave të gishtave;
– verifikimi përfundimtar i aplikantit.
Ndër të tjera, në reagimin e policisë shtohet se ky rekrutim bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik, me gradën “nënkomisar”./CNA.al
Dieta e keqeNëse nuk ushqehesh shëndetshëm, kjo mund të bëjë...
Kryetarja e Gjykatës së Krujës Alma Kolgjoka u konfirmua në...
Birra rregullon nivelin e kolesterolitShkencëtarët kanë zbul...
Seanca e sotme parlamentare është zhvilluar me tone të larta...
Respektojnë vetëm personat e fuqishëmNjerëzit hipokritë dua...
Sot në seancën parlamentare ndodhi një përplasje e lehtë, po...
Sot në parlament, kryeministri Edi Rama, megjithëse u akuzua...
VirgjëreshaAta janë shumë të pavarur nga natyra, kështu që ...
Një 27 vjeçar, i cili rezulton i dënuar me 7 vite burg është...
Spar Albania ka dy vite tashmë që është bërë pjesë e program...
Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për anëtarin e Komis...
Alesia Bami,velina e emisionit “Stop” në TV Klan,është largu...
Prokuroria pranë Krimeve të Rënda ka kërkuar sot zgjatjen e ...
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç paralajmëroi në Kuvend, ka...
Një ditë, më parë ish-polici, Arben Bilali u ekzekutua me br...
Pas largimit të opozitës nga Kuvendi, seancën parlamentare e...
Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzoh...
Gjatë seancës së sotme parlamentare opozita ka braktisur Kuv...
Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me d...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se opozita u rikthy...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...