Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Sot në parlament, kryeministri Edi Rama, megjithëse u akuzua ashpër nga Lulzim Basha, nuk u drejtua nga ai, por antenat i ktheu tek Sali Berisha, ish-lideri i opozitës.
Rama injoroi Lulzim Bashën, megjithëse ky i fundit e akuzoi për korrupsionin, për vjedhjen e votave, për bandat. Ndërhyri disa herë dhe në fund mbajti një fjalim të gjatë, derisa iku nga salla.
Por, Edi Rama në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk u mor me Lulzim Bashën, as me Partinë Demokratike. Ai akuzoi ish-kryeministrin e vendit se nuk do ta kalonte dot oqeanin, sepse kishte marrë një mesazh nga Ambasada Amerikane, të cilin e kishte përmendur edhe rreth dy javë më parë, ku sipas kryeministrit, SHBA i ka revokuar vizën Sali Berishës dhe familjarëve të tij.
Në fakt më shumë se një akuzë e Ramës ndaj Berishës, është një lojë që kryeministri bën për të mbajtur fort Lulzim Bashën dhe për të dalë në mbrojtje të tij.
Ai përpiqet të akuzojë Berishën, përpiqet të krijojë ilaritet në opinion me figurën e Sali Berishës dhe të lërë të qetë Lulzim Bashën. Kjo për një mijë e një arsye.
Së pari, është marrëveshja Rama-Basha.
Së dyti, Edi Ramës më shumë se kushdo tjetër i duhet Lulzim Basha në krye të Partisë Demokratike dhe nuk ka asnjë arsye ta sulmojë apo akuzojë.
Ashtu sikundër edhe për foton e Lulit me presidentin e SHBA, Donald Trump, të financuar nga offshore dhe me para të pista nga Rusia, sërish sot Edi Rama nuk e drejton gishtin nga Luli, por e drejton tek Sali Berisha.
Është i disata herë që në parlament kur ka situata të nxehta dhe tensione, Edi Rama e nxjerr nga skema Lulzim Bashën. E mbron atë, e mban nën sqetull, nuk e akuzon sepse Edi Ramës i duhet Lulzim Basha.
E në qoftë se ish-kryeministrit i është revokuar viza e këtë argument e përdor sot në parlament Edi Rama, për shumë e shumë çështje të tjera të Lulzim Bashës, kryeminsitri ynë nuk flet.
Rama, sot shkarazi kaloi hetimet në SHBA për foton e Bashës me Trump dhe financimin, por nuk e vazhdoi atë akuzë e cila, është shumë herë më e rëndë dhe është kryesorja në realitetin politik, ku lideri i opozitës së një vendi ndoshta më pro amerikane në botë, akuzohet për financime ruse, për një foto me presidentin e SHBA, nga firma offshore.
Dhe këtë Edi Rama nuk e përdor në parlament. Nuk e sulmon dhe as nuk e akuzon Lulzim Bashën. Kjo vetëm e vetëm për ta mbrojtur. Dikush mund të pretendojë se këtë e bën për të mos e vlerësuar, për të mos e faktorizuar, për ta mënjanuar. Por, në fakt e vërteta është krejt ndryshe.
Lulzim Basha është shpëtimi për Edi Ramën. Është ai që i duhet në krye të PD-së, kryeministrit sot. Prandaj, Edi Rama sulmon dhe akuzon Sali Berishën. Kjo është arsyeja e vetme pse sot, kryeministri akuzoi ish-kreun e PD-së dhe thjeshtë e përkëdheli kryetarin e opozitës, Lulzimin e Republikës së Re./CNA.al
VirgjëreshaAta janë shumë të pavarur nga natyra, kështu që ...
Një 27 vjeçar, i cili rezulton i dënuar me 7 vite burg është...
Spar Albania ka dy vite tashmë që është bërë pjesë e program...
Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për anëtarin e Komis...
Alesia Bami,velina e emisionit “Stop” në TV Klan,është largu...
Prokuroria pranë Krimeve të Rënda ka kërkuar sot zgjatjen e ...
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç paralajmëroi në Kuvend, ka...
Një ditë, më parë ish-polici, Arben Bilali u ekzekutua me br...
Pas largimit të opozitës nga Kuvendi, seancën parlamentare e...
Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzoh...
Gjatë seancës së sotme parlamentare opozita ka braktisur Kuv...
Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me d...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se opozita u rikthy...
Pranë Vithkuqit të Korçës, është një liqen i vogël i quajtur...
Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se të gj...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat ja...
Prokuroria e Krimeve të rënda ka reaguar në lidhje me dosje...
Gjatë replikave midis kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryemin...
Ka degjeneruar në fyerje situata sot në parlament. Ish-kryem...
Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas akuzave të kry...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...