web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Studentët nuk dorëzohen/ Sfidojnë dekanin  

30 Janar 2019, 14:16, Aktualitet CNA

Dy ditë më parë, dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha kërkoi nga Ministria e Arsimit ambiente të reja për zhvillimin e mësimit. Kështu, që në përgjigje të kërkesës, nga dita e sotme studentët  janë mbledhur para gjimnazit të Tiranës ?Petro Nini Luarasi? për të zhvilluar mësim në këto ambiente, por janë përballur me mbylljen e derës me zinxhirë nga studentët bojkotues.

Të ndodhur në këto kushte, studentët që kërkojnë të zhvillohet mësim për të mos humbur vitin akademik janë futur përmes një dere tjetër të gjimnazit.

Kërkesa e Dekanit erdhi pasi një pjesë e studentëve vijojnë ngujimin në ambientet e këtij fakulteti në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre dhe nuk lejojnë pjesën tjetër të zhvillojë procesin mësimor ne auditore.





Lajmet e fundit nga