SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
83 vite më parë, më 28 janar të vitit 1936, lindi poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.
Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.
Në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.
Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).
Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani ?Qyteti pa reklama?, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.
Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj.
Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.
Në vjeshtën e vitit 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me ?mungesën e ndryshimeve demokratike?. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.
Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).Në vitin 2005 fitoi çmimin ?The Booker Prize Man?.Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin ?Nderi i Kombit? dhe nga shteti francez me urdhrat ?Kryqi i Legjionit të Nderit? e ?Oficer i Legjionit të Nderit?.
Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” 2013.
Koha e Revolucionit Kulturor dhe më pas (1966-1969)
Më 1966, Enver Hoxha filloi revolucionin kulturor shqiptar dhe si rrjedhojë artistët u dërguan nëpër qytete provinciale për të qenë “gju më gju me popullin”. Shkrimtarët dhe artistët u përballën edhe me indiferencë nga bota e jashtme demokratike, e cila nuk reagoi për persekutimin e tyre. Ata kuptuan se ishin të vetmuar përballë shtetit i cili mund të bënte me ta çfarë të donte pa u bezdisur prej askujt.
Kadare u dërgua në qytetin e Beratit ku qëndroi dy vjet si korrespodent i gazetës “Drita”, e ku u njoh me punëtorët e kombinatit të tekstilit. Në vitin 1967, Kadare u caktua në delegacionin e Lidhjes së Shkrimtarëve që u dërgua në Kinë, bashkë me disa delegacione tjera.
Në atë kohë Revolucioni Kulturor në Kinë ishte në kulm, ndërsa letërsia ndodhej në agoni. Shkrimtarë si Servantes dhe Shekspiri ishin të ndaluar. Përvojat e tij në Kinën komuniste do t’i trajtonte më vonë në veprën e tij.
Pas Kinës, delegacioni i Kadaresë qëndroi dy javë në Vietnam ku lufta ishte përshkallëzuar dhe bombardimet amerikane ishin në kulm. Ditën e fundit kur po kalonin lumin Mekong me një trap të madh i zë bombardimi midis lumit.
Duke marrë parasysh që dy nga veprat e tij tashmë ishin të ndaluara kurse Gjenerali i ushtrisë së vdekur u prit ftohtë dhe nuk mundi ta ribotonte, ai kuptoi se në këtë situatë nuk guxonte të bënte më gabime. Për t’ua mbyllur gojën kritikëve të shumtë që e sulmonin për shmangien nga “temat aktuale” dhe mostrajtimin në veprat e tij të temës së “ndërtimit të socializmit”, Kadare vendosi ta shkruajë një roman me temë aktuale dhe që nuk binte ndesh me rregullat e realizmit socialist. Kështu shkroi pa dëshirën e tij romanin Lëkura e daulles, i cili u botua në vitin 1967 në revistën “Nëntori“, në kulmin e revolucionit kulturor. Kritika zyrtare e priti me entuziazëm dhe e cilësoi si një sukses në “riedukimin” e shkrimtarëve.
Po të njëjtin vit u ribotua Gjenerali i ushtrisë së vdekur pas ca kompromisve të vogla të cilat nuk e kënaqën kritikën zyrtare. Në atë kohë ai u përkthye dhe u botua në Bullgari dhe Jugosllavi, dy vende armike që konsideroheshin si “revizioniste”.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme ka vendo...
Mëngjesin e sotëm, Partia Demokratike ka mbledhur grupin par...
Deputetja demokrate, njëkohësosht nënkryetare e Komisionit t...
Sipas një studimi shtatë vjeçar me 21,000 fëmijë, foshnjat e...
Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluk...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, a...
Avoktati Altin Goxhaj ka hedhur akuza të forta sot në drejti...
Pastrimi i parave paraqet kërcënime kombëtare e ndërkombëtar...
Studentët e universiteteve publike në vend vijojnë qëndresën...
Largimi i Parit i lë të mërzitur vëllezërit Oberoi. Texh ven...
Xhenet dhe Melisa kapin Arzun dhe Kajan duke darkuar së bash...
13 persona, të cilët akuzohen si anëtare të një bande shqipt...
Nisur nga situata e motit në vend, Autoriteti Rrugor Shqipta...
Kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale,...
Pas fitores së saj ndaj Trumpit në grindjen për murin, Nancy...
Bashkimi Evropian prej dy muajsh është duke bërë presion nda...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Do ketë përmirësime këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do i zg...
Depresioni është një gjendje komplekse mendore dhe emocional...
Paraditja paraqitet në kushtet e motit kryesisht të vranët n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...