web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pedagogu paralajmëron Ramën/ Zbulon si do përshkallëzojë protesta

25 Janar 2019, 17:12, Aktualitet CNA

Pedagogu i Shkencave të Natyrës, Jani Marka ka thënë sot se nëse qeveria nuk do t?i përgjigjet kërkesave të hartuara në Asamblenë e pedagogëve e gjithë trupa akademike universitare do futet në grevë.

Nga studio e lajmeve në faxneës Marka u shpreh se qeveria i ka dhënë studentëve përgjigje jo serioze.

?Studentët kanë paraqitur 8 kërkesa dhe qeveria u ka dhënë një përgjigje jo serioze. Studentët kanë bërë disa kërkesa që janë afatshkurtra dhe që mund të realizoheshin menjëherë. Për shembull ulja e tarifave, janë ulur vetëm për nivelin Bachelor dhe jo për nivelin Master ku tarifat janë edhe më të larta. Një tjetër pikë është rritja e peshës së votës së studentëve. Nëse ne nuk marrim një përgjigje nga qeveria mund të shkojmë drejt grevës, mund të jetë një ditore, 3 ditore, kjo do të shihet. Ne do ta ndjekim në proces, pasi ngjarjet kanë rrjedhur në mënyrë dinamike?-tha pedagogu./CNA.al





Lajmet e fundit nga