Naomi Campblle sfiloi gjysmë nudo dhe na kujtoi pse mban ende titullin “panterë”
Naomi Campblle, nuk e ka kot titullin e supermodeles. Në sfi...
Është gjetur i vdekur shtetasi turk, Nejdet Cesuroglu, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për laboratorin e heroinës në Has.
Sipas News 24, Cesuroglu u gjet i pa jetë në një banesë në Prishtinë, ku dyshohet se fshihej që më datë 2 dhjetor të vitit 2018, por vetëm tani është marrë njoftimi nga autoritetet kosovare.
Mësohet gjithashtu se në banesën fshihej Cesuroglu, është gjetur edhe një sasi heroine.
Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka nën hetim çështjen, i ka dërguar një letër-porosi autoriteteve ligjzbatiese të Kosovës, lidhur me ngjarjen.
49 vjeçari Nejdet Cesuroglu ishte shpallur në kërkim bashkë me shtetasin tjetër turk Iskënder Sale, 35 vjeç. Këta shtetas janë të akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, trafikim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë, ata janë pritur nga Admir Hoxha (biznesmeni që akuzohet se ngriti laboratorin( në hotelin e tij pranë Rinasit, së bashku me shtetasin kosovar, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas Prokurorisë kishin sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë.
HETIMET
Në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda renditen të gjitha veprimet hetimore, përgjime telefonike e ambientale, gjatë të cilave dalin në skenë emrat e të gjithë personave të përfshirë në organizimin e laboratorit të drogës. Sipas veprimeve hetimore, ideatori i ndërtimit të një objekti të tillë për përpunimin, jo vetëm të heroinës, por edhe të kokainës, është një biznesmen nga Tirana, pronar i një hotelit, në afërsi të Aeroportit të Rinasit. Nga të dhënat e siguruara nga dosja e Prokurorisë, biznesmeni Admir Hoxha është njeriu që ka udhëhequr ngritjen e këtij laboratori në bashkëpunim me disa anëtarë të arrestuar të grupit kriminal nga Shijaku.
Sipas Prokurorisë, Admir Hoxha ka mbajtur kontakte me shtetasit Hekuran Hoxha, i arrestuar disa ditë më parë dhe Saimir Gjepali nga Shijaku, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Policia ka arrestuar 6 persona për laboratorin e heroinës në Has, dy prej të cilëve u liruan nga Gjykata, që dyshohet se ishin punonjës. Ndërkohë, në kërkim u shpallën dy shtetas turq. Bëhet fjalë për Iskënder Sale, 35 vjeç, dhe Nejdet Cesuroglu, 49 vjeç, i cili u gjet i pajetë muajin e shkuar. Këta shtetas janë të akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, trafikim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë, ata janë pritur nga Admir Hoxha në hotelin e tij pranë Rinasit, së bashku me shtetasin kosovar, Xhemal Shala.
Sipas dosjes së Prokurorisë, dy nga anëtarët e grupit të Shijakut, Sajmir Gjepali dhe shtetasi Hekuran Hoxha, i cili ka qenë i dënuar më parë në Turqi si i akuzuar për trafik heroine, ka pasur komunikime me biznesmenin nga Tirana për laboratorin e drogës në Has.
Prokuroria ka dokumentuar një takim mes Admir Hoxhës me dy shtetasit turq Nedjet Cesuroglu allias Lavdërim Limani dhe Iskender Sale në hotelin e tij në Rinas, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas Prokurorisë kanë sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë. Admir Hoxha, nga vëzhgimet në terren rezulton se është personi që kishte përgatitur ambientin e kthyer në laborator për prodhimin e lëndës narkotike në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar.
Nga provat e mbledhura në laborator, krahas lëndës së parë ka rezultuar se ishte prodhuar 182.5 kg drogë. Prokuroria mbërrin në përfundim se, të dhënat e përftuara deri më tani tregojnë se lëndët dhe sendet materiale të sekuestruara shërbenin për prodhimin e lëndëve narkotike si ajo e heroinës.
Sipas Prokurorisë, Xhemal Shala, Admir Hoxha dhe dy shtetasit turq, në bashkëpunim mes tyre në formën e një grupi të strukturuar kriminal janë përfshirë në prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Admir Hoxha dhe bashkëpunëtorët e me shtetësi jo shqiptare vijojnë te jenë në kërkim nga Policia.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Admir Hoxha rezulton të jetë pronar i një hoteli në Rinas. Ky biznes rezulton të jetë regjistruar në vitin 2011, por më 2 tetor të këtij viti mban statusin ?i pezulluar?. Sipas dosjes së Prokurorisë, këta persona janë mbajtur nën vëzhgim nga oficerët e Policisë Gjyqësore, që po merreshin me hetimin e çështjes.
Naomi Campblle, nuk e ka kot titullin e supermodeles. Në sfi...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në muajin shtator të vit...
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një deklaratë për medi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar ashp...
Pas nisjes së vitit të ri, klinikat dentare në vend janë të ...
Katër llogari bankare të Tina Deng, shtetase kineze nga Guan...
Avionët e NATO-s kanë vizituar sot qiellin e Tiranës, në she...
Në një intervistë të dhënë për prestigjozen gjermane “Die We...
Ripërdorimi i peshqirëve të kuzhinësJu duhet t’i lani më shp...
Lani duart: Nëse po filloni të ndiheni sikur të keni një të...
Me ngritjen dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Prokuro...
Vetting-u është një proces përmes të cilit hetohet për një i...
Vjollca Hoxha, një nga aksioneret kryesore të Digitalb ka sh...
Hakmarrje, urrejtje ndaj shokëve apo ndaj vetë ish-bashkësho...
Paraditen e sotme, kryeministri Rama nën shoqërinë e ministr...
1. Ndihmon të humbni peshë: Siç dihet gjatë gjumit realizohe...
Avokati Spartak Ngjela deklaron se politika në Shqipëri dhe ...
Lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipër...
Presidenti Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje të gjithë ske...
Në kuadër të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qema...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...