VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Më 20 Janar Donald Trump mbush dy vite në postin e presidentit – Në dy vitet e mandatit ai ka bërë realitet disa nga premtimet e tij, e me këtë ka shokuar miqtë e SHBA.
Presidenti amerikan, Donald Trump është tanimë prej dy vitesh në këtë post. Në këtë kohë ai ka ndërmarrë disa vendime të kontestuara që kanë shkaktuar mjaft reagime. Ai e nxorri SHBA nga marrëveshja atomike me Iranin, tërhoqi vendin nga Marrëveshja Globale për Klimën, po ashtu ai hodhi poshtë paktin tregtar të SHBA me Azinë, i njohur si Partneriteti i Transpaqësorit (TPP). Trump provokoi një luftë tregtare me Kinën, ngriti doganat kundrejt aleatëve europianëve dhe dha urdhrin për tërheqjen pa vonesë të trupave amerikane nga Siria.
Në politikën e brendshme, ai mori një nga vendimet më të rëndësishme për reformën e tatimeve në historinë më të re amerikane dhe veproi fort kundër imgracionit ilegal. Me debatin për ngritjen e murit me Meksikën ai shkaktoi një nga krizat më të forta të administratës amerikane në histori. Një rekord tjetër ka gjasë të pasojë: Asnjëherë më parë ndonjë president amerikan nuk ka emëruar kaq shumë gjykatës federalë.
Vendime jo të papritura
Kjo listë është vetëm një renditje e vendimeve më të njohura të presidentit amerikan. Me siguri mund të thuhet se presidenca e tij ka lënë gjurmë të ndjeshme deri më tani, e megjithëse vendimet e tij mund të duken si paparashikueshme, ato nuk duhet të habisin askënd. Sepse Donald Trump thjesht zbaton premtimet e tij elektorale, siç bën të ditur presidenti amerikan përmes twitterit.
Në dy vitet e mandatit të tij, Donald Trump ka ndryshuar imazhin e Amerikës. “Trump ka një ndikim negativ në politikën e jashtme amerikane, dhe sigurisht në ?pushtetin e butë” (soft-power) amerikan në botë”, thotë Joseph Nye, politolog dhe ish-profesor në Universitetin e Harvardit. Ky profesor futi në ligjërimin politik konceptin e “pushtetit të butë” ? atë pushtet që bind me kulturën, vlerat argumentat dhe jo me fuqi ushtarake.
Për Joseph Nye tërheqja e SHBA nga Marrëveshja e Klimës së Parisit është një nga vendimet më të rrezikshme politike të Donald Trump. Arsyeja qëndron në pasojat afatgjata negative në luftën botërore kundër ngrohjes globale. Ndërsa tërheqja nga marrëveshja me Iranin është vendimi më i keq në plan afatshkurtër, një vendim që jo vetëm i ka keqësuar marrëdhënien me Teheranin, por ka helmuar edhe marrëdhëniet me shumë partnerë ndërkombëtarë.
Tendencë për të pavërtetat
Por nuk polarizojnë vetëm vendimet politike të Donald Trumpit. Edhe stili i tij politik është mjaft i kontestuar. Ai ka tendencë të rrëfejë të pavërteta, sipas politologut, Nye. Ai është një president që e konstrukton vetë imazhin për botën. ?Ne kemi pasur presidentë të vështirë dhe të rrezikshëm, si për shembull Richard Nixon dhe Lyndon Johnson. Por askush nuk ka qenë kaq i paparashikueshëm si Donald Trump”, analizon Nye. Ai është një ekzemplar më vete mes presidentëve amerikanë, këtë e kanë treguar dy vitet e para të mandatit të tij. Për këtë është e bindur Barbara Perry, politologe në Universitetin e Virginias. “Do të thoja që ai është një president i pashembullt. Ai nuk i përshtatet asnjë modeli, ndryshe nga kushdo para tij.”
Sistemi zgjedhor në SHBA nuk e ndali Trumpin
Sipas Perry, SHBA ka parë shumë demagogë, por askush nuk ia ka dalë të ngjitet deri në Shtëpinë e Bardhë, sistemi zgjedhor mund t’i ndalte ata deri më tani. Por ky sistem e ka një problem: Amerikanët nuk e zgjedhin drejtpërdrejt presidentin e tyre, por ia japin votën e tyre përfaqësuesve zgjedhorë në shtetin e tyre federal. Se sa anëtarë përfaqësues zgjedhorë ka një shtet federal, kjo varet nga madhësia e tij. Janë ata që votojnë më vonë presidentin.
Trump u zgjodh, sepse ai arriti të bindë shumicën e të ashtuquajturve përfaqësues zgjedhorë, ndërsa në numrin e përgjithshëm të votave qytetare ai ishte pas konkurrentes së tij demokrate, Hillary Clinton. Për analisten Barbara Perry është e qartë: Fitorja e Donald Trump është një sinjal se ky sistem ka gabime. ?Baballarët e kushtetutës sonë donin që sistemi me përfaqësuesit zgjedhorë të na mbronte pikërisht nga persona të tillë: nga demagogët në Shtëpinë e Bardhë, në postin e presidentit.”
E çfarë mund të presim nga pjesa e mbetur e mandatit të Donald Trump? Ndoshta një mandat të dytë? Për politologun Joseph Nye është e qartë: Duhet të përgatitemi për më shumë paparashikueshmëri dhe habi të pakëndshme. Kurse Barbara Perry shprehet më qartë. ?Kam frikë, katër vite ne i mbijetojmë, por nuk jam e bindur, nëse do t’i duronim dot tetë vite.”/DW
Më 12 dhjetor të 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ven...
Është vjedhur një argjendari në qendër të qytetit të Lushnjë...
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Raguza të Italisë....
Një mësuese ka bërë publike përgjigjen që ka marrë nga porta...
Sektorë të ndryshëm presin që 2019 të mos jetë një vit pozit...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me in...
20 janari mund të jetë një ditë trishtuese për të lindurit e...
Tomor Alizoti është një prej emrave më të votuar në kryesinë...
Dy aktorët shumë të dashur për publikun shqiptar, Agron Llak...
Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e sotme hi...
Edhe pse në Shqipëri është ndër aktorët më të njohur, Xhevah...
Historia e dytë që u trajtua natën e sotme në programin “Dua...
Këshilli Kombëtar i PD, ka hedhur në kosh listën e deputetëv...
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është aktori i...
Shtetasi shqiptar me iniciale A. Rr, 23 vjeç, i kërkuar ndë...
Këshilli Kombëtar i PD votoi sot kryesinë e re të PD e cila ...
Një ditë pas Draft-Paktit të prezantuar nga Ministria e Arsi...
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka bërë p...
Energjiku dhe denoncuesi i Lulzim Bashës, deputeti i video s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...